'Heroi i Parisit' ngjitet në katër kate për të shpëtuar fëmijën që po binte nga ballkoni/VIDEO

Një djalë i ri po konsiderohet si një hero pasi është ngjitur një ndërtese për të shpëtuar një fëmijë katërvjeçar të varur nga një ballkon i katit të katërt.

Pa menduar për sigurinë e tij, Mamoudou Gassama mori pak sekonda për të arritur fëmijën në një shpëtim spektakolar të kapur nga kamerat e dëshmitarëve, pamje që janë parë me miliona herë, pasi janë shpërndarë në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për një incident të ndodhur rreth orës 20:00 të shtunën, në veri të Parisit.

Pamjet e shpëtimit tregojnë Gassama, 22 vjeç, emigrant nga Mali, duke u ngjitur nga ballkoni në ballkon, ndërsa një njeri në katin e katërt përpiqet të mbajë fëmijën duke u mbështetur nga një ballkon fqinj.

Kur arrin në katin e katërt, Gassama vendos një këmbë mbi ballkon përpara se të arrijë me krahun e djathtë dhe ta rrëmbejë fëmijën.

Zjarrfikësit arritën në vendin e ngjarjes por fëmija ishte shpëtuar.

Anne Hidalgo, kryebashkiake e Parisit, e lavdëroi atë në Twitter për “aktin e trimërisë” së tij, si dhe e telefonoi personalisht për ta falenderuar.

Ajo i referohej atij si “Spider-Man”.

Gjithashtu, siç raportojnë mediat, i riu do të nderohet më pas për shpëtimin e tij të guximshëm nga presidenti francez Emmanuel Macron i cili e ka ftuar atë në Pallatin Elysee, njoftim të cilin e bëri zyra e tij.

Sipas hetimeve fillestare, prindërit e fëmijës nuk ishin në shtëpi në atë kohë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Le figaro: 28/05/2018 12:31

    U gjet ne vendin e duhur ne kohen e duhur dhe u shperbly , shtetas Francez , medalje trimerie dhe pune si zjarrfikes jo keq per mengjes . Viva la France

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Kemi forcën për të dyja frontet', Qatip Osmani: Reflektuam pas humbjes në Kukës, jemi gati për Erzenin

'Kemi forcën për të dyja frontet', Qatip Osmani: Reflektuam pas humbjes në Kukës, jemi gati për Erzenin