Heroina, droga e VIP-ave
Adoleshentët konsumojnë ekstazi

Heroina, droga e VIP-ave <br />Adoleshentët konsumojnë ekstazi
TIRANE - Të përdorësh drogë do të thotë të kesh të ardhura të mjaftueshme që të ndihmojnë për të "vrarë" vetvëveten dalëngadalë. E një pjesë e personave që kanë mirqënie ekonomike e kanë parë të arsyeshme dhe përdorimin e drogës, duke filluar me doza të vogla e duke përfunduar më pas si përdorues të rregullt. Burimet përkatëse të anti-drogës thonë se përdorues të lëndës narkotike janë të moshave të ndryshme. Dallimi bëhet pikërisht në faktin e ndarjes së drogës dhe përdorimit të saj. “Vendin e parë me përdorimin e marjuanës dhe ekstazisë e zënë të rinjë që qenëdrojnë në krye të klasifikimit, ndërsa një pjesë tjetër klasifikohet si të kamurit që përdorin kryesisht heroinën dhe kokainën e pastër. Konsumatorët e drogave të shtrenjta janë deputetë ose artiste”,- thanë personat që merren me këto statistika.

KONSUMATORËT
Statistikat në polici regjistrojnërreth 4 mijë përdorues heroine, pjesë e cila është regjistruar të paktën me një përdorim. Përsa i përket konsumatorëve
të lëndës narkotike të kanabis sativa, e quajtur ndryshe hashash, është e pallogaritëshme, pasi ka një sasi të madhe konsumatori.
Aktualisht ende nuk ka statistika të sakta për hashashin. Sipas burimeve të policisë së kryeqytetit, bëhet më dije se pjesa dërrmuese e përdorimit
të hashashit janë të rinjtë, ndërsa drogat e shtrenjata kanë një tjetër grup konsumatorësh. Po të bëjmë një përllogaritje të thjeshtë sipas specialistëve
të anti-drogës një kilogram heronë kap vlerën prej 18 mijë eurosh.
Pra një gram kushton 18 euro, po të mendosh se do të konsumosh më teper sasia e parave duket të jëtë e lartë. Kokaina është një nga drogat
më të konsumuara kryesisht nga politikanët, artistët dhe një pjesë e biznesmenëve. 1 kg kokainë shitet në treg 35-40 mijë euro. Po të vëmë re shohim se kjo drogë është më e kushtueshme dhe përdoruesit e saj duhet të jenë persona që kanë mundësi ekonomike për ta konsumuar rregullisht. Nëse kërkesat e konsumatorit të zgjardhur janë për një kokainë të pastër, (pa përziers) atëherë çmimi sigurisht që shkon më tepër. Nuk mund të lihet pa permendur dhe kanabis sativa, drogë që në treg kap vlerën 350-500 euro për një kilogram. Pjesa dërrmuese e adoleshentëve janë konsumatorët të kësaj lloj droge, e cila ndahet nga trafikantët në porcione të vogla. Një qese marjuane kushton 5 mijë lekë të vjetra, ndërsa të rinjtë e konsumojnë atë pas pallateve ose pas shkollës ku ata janë nisur për të marrë dijet.
Statistikat përmbledhëse tregojnë se përdorues më të shumtë të lëndës narkotike janë të drogës së kokainës dhe kanabis sativa. Ajo që vihet re kohët e fundit është dhe përfshirja e gjinisë femërore, që mund të jetë pjesë e grupit të shpërndarjes ose të trafikimit.

POLICIA
Masat parandaluese janë marrë dhe nga polica e shtetit. Kohët e fundit janë bërë trajnime nëpër shkolla të ndryshme, kryesisht gjimnaze dhe shkolla fillore për njohjen e nxënëse me pasojat që shkakton përdorimi I drogës. Shumë prej punonjësve të policisë bëjnë takime me studentë për t'i rrëfyer
rrugën e duhur që mund të bëjë një konsumator drogë. Polica e Drejtorisë së Tiranës ka bërë me dije se është aktivizuar me qëllim sensibilizimin e të rinjëve kundër përdorimit të drogave të llojeve të ndryshme.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës