‘Heronjtë’ e ajrit, pilotët e Forcës Ajrore tregojnë ndjesitë e operacioneve të vështira: Na emocionon fakti që do shpëtojmë jetë (VD)

‘Heronjtë’ e ajrit, pilotët e Forcës Ajrore tregojnë ndjesitë e operacioneve të vështira: Na emocionon fakti që do shpëtojmë jetë (VD)

Klajdi Tushe, pilot

‘Heronjtë e Ajrit’, stafi i pilotëve dhe teknikëve të Forcave Ajrore tregojnë ndjesitë e tyre gjatë operacioneve të vështira për shpëtimin e banorëve që kanë qenë në vështirësi me motin gjatë javëve të fundit.

Njëri prej tyre tregon emocionet që ndjen kur shkëputet nga toka për të shkuar në një nga zonat ku nevojitet ndërhyrja. “Duhet vigjilesë, realizohet misioni nëse i përmbush të gjitha, siç ishte misioni i shpëtimit të alpinistes tek Mali i Çikës. Ka më shumë ndjenjë kur përfshihet shpëtimi i një jete. Kur bëhet fjalë për shpëtim jete jemi më të përfshirë emocionalisht. Qëkur ngrihemi tokë dhe jemi sipër një mjeti flutures, shpëtimi i jetës është primare. Më e rëndësishmja dhe ajo që na emocionon është mundësia për të shpëtuar jetë”-shprehen pilotët.

Video është publikuar në rrjetet sociale nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila shkruan:

Qytetarët i kanë pagëzuar si "heronjtë e ajrit". Dhe të tillë janë të gjithë pilotët e teknikët e Forcës sonë Ajrore. Vetëm gjatë këtyre ditëve të motit të keq, mbi 100 banorë në vështirësi janë ndihmuar përmes ndërhyrjes nga ajri. Të thuash "krenari" për këta djem në uniformë është pak.
Faleminderit për shërbimin çdo efektivi në FA!

Postimi i Olta Xhaçkës në Facebook

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ggg: 19/01/2019 12:27

    Bravo djema....

    Përgjigju
  • Arbër: 19/01/2019 11:47

    Ju lumtë!

    Përgjigju
  • Arbër: 19/01/2019 11:47

    Ju lumtë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit