Meta takon opozitën e ambasadorët dhe u tregon planin me 11 pika për daljen nga kriza: PD të rikthehet te 'Zgjedhorja'

TIRANË- Asnjë fjalë për protesta nuk u fol në një orë takim të presidentit Ilir Meta me opozitën e Bashkuar në Pallatin e Brigadave. Zgjedhje të lira dhe të ndershme ishte kryefjala që bëri njësh kreun e shtetit dhe opozitën joparlamentare. Ajo që në dukje e ndan nga opozita, është koha se kur do të mbahen këto zgjedhje!

Me kërkesë të tij, presidenti priti mëngjesin e të enjtes në pallatin e Brigadave, kryetarët e partive të Opozitës së Bashkuar. Të pranishëm ishin Lulzim Basha, Fatmir Mediu i republikanes, Dashamir Shehi i LZHK-së dhe Nard Ndoka i Partisë Demokristiane. Nga Lëvizja Socialiste për Integrim, vendin e kryetares, Monika Kryemadhi, bashkëshortes së Presidentit, e zuri Petrit Vasili.

Gjithçka me dyer të mbyllura. U mësuan detaje vetëm nga dy komunikime zyrtare të zyrës së shtypit të Presidencës dhe një Twitteri të liderit demokrat Lulzim Basha.

Për Metën është e rëndësishmë që opozita të kthehet në Këshillin Politike për reformën zgjedhore “për të treguar vullnetin për rikthimin e legjitimitetit të të gjithë institucioneve përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme”.

Shqetësimin e shprehur vetëm me postime në rrjetet sociale për shembjen e Teatrit Kombëtar, presidenti ua tha edhe në sy krerëve të opozitës jashtë parlamentit. Shembje e paligjshme që Meta, siç thuhet në njoftim e cilëson “si provokim për demokracinë, shtetin ligjor, por edhe për Opozitën e Bashkuar dhe natyrisht ndaj vlerave europiane”.

Ndryshe e pati reagimin opozita pa shembjes, që menjëherë iu bashkua 3 protestave të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, madje dhe duke organizuar strukturat nëpër rrethe për të sjellë militantë. Por teksa Aleanca tashmë po ia lë gjithçka në dorë drejtësisë për të nxjerrë në pah paligjshmërinë sipas tyre të shembjes së Teatrit, Basha i ka kthyer sytë nga kërkesa e tij e kahershme: Zgjedhjet e parakohshme. Basha tha se në takim të koalicionit opozitar me Presidentin është diskutuar se rrugëdalja është vetëm përmes drejtimit të shqiptarëve në kutitë e votimit.

“Shembja e Teatrit është prova e fundit e një hajduti ordiner që i vjedh, i varfëron, dhe i dhunon shqiptarët. Me çdo ditë që kalon, RAMAVIRUSI i bën dhe më keq njerëzve dhe vendit. Ai është sot armiku i mirëqenies së shqiptarëve. Gjatë takimit të koalicionit opozitar me Presidentin Meta diskutuam për krizën dhe rrugëdaljen prej saj: shqiptarët do të shpëtojnë kur, të bashkuar kundër së keqes, do t’u drejtohen kutive të votimit me te gjitha garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, shkruan Basha.

Shembja pa paralajmërim e godinës së Teatrit Kombëtar nxiti thelloi edhe më shumë krizën politike në vend që goditjen më të madhe ia dha reformës zgjedhore për të cilën dakordësia është thyer. Meta ka kërkuar një hetim ndërkombëtar për shembjen e Teatrit, për të cilin ka marrë mbështetje nga Basha, edhe pse ky i fundit është shprehur skeptik se sa mund të arrihet. Takimi vjen vetëm pak orë pas protestës së Aleancës ku morën pjesë edhe përfaqësues të opozitës me në krye kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:50
Mbledhja me ambasadorët e BE-së/ Meta: Shembja e Teatrit, dëm i pamerituar ndaj procesit të integrimit europian të vendit

Presidenti Ilir Meta ka zbardhur takimin që pati me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian si dhe të Delegacionit të BE-së, Luigi Soreca. Siç njofton zyra e shtypit të Presidencës, në fokus të bisedimeve ka qenë platforma me 11 pika që Meta ka propzuar për integrimin e vendit në BE, shembja e Teatrit dhe Reforma Zgjedhore.

"Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta organizoi sot një takim pune me Ambasadorët e të gjithave vendeve të Bashkimit Europian, të akredituar në Tiranë, si dhe me Ambasadorin e Delegacionit të BE-së, z.Luigi Soreca. Presidenti Meta falenderoi për asistencën që BE dhe vendet anëtare kanë dhënë për Shqipërinë për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia COVID-19. Kreu i Shtetit ripërsëriti mirënjohjen për vendimin e Këshillit Europian të 25 marsit për çeljen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Presidenti Meta i njohu Ambasadorët me platformën e tij të datës 8 prill 2020, të propozuar të dyja palëve, me qëllim arritjen e një emëruesi të përbashkët në dobi të përshpejtimit të nisjes së negociatave të anëtarësimit me BE-në. Presidenti Meta shprehu keqardhjen për reagimin destruktiv të qeverisë me provokimin e panevojshëme të tensionit shoqëror dhe politik në vend.

Kreu i Shtetit shprehu gjithashtu shqetësimin se shkatërrimi i dhunshëm dhe i paligjshëm i ndërtesës së Teatrit Kombëtar dhe sjellja shproporcionale e policisë ndaj qytetarëve, që tronditën jo vetëm opinionin publik vendas por nxitën dhe një zinxhir reagimesh të miqve ndërkombëtarë të Shqipërisë, kanë shkaktuar një dëm të pamerituar ndaj procesit të integrimit europian të vendit. Presidenti Meta vuri në dukje rëndësinë që ka përfundimi sa më parë i reformës zgjedhore në Këshillin Politik dhe miratimi i saj në Parlament, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR, edhe pse në kushtet e thyerjes së mëtejshme të besimit ndërmjet palëve. Kreu i Shtetit përsëriti thirrjen për çdo aktor institucional për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive në detyrimet që ka për zbatimin e secilit prej 15 prioriteteve të BE që kushtëzojnë procesin e negociatave të anëtarësimit", njofton presidenca.

Ora 12:27
Bojkoti dhe protestat! Meta i tregon opozitës dhe ambasadorëve planin me 11 pika (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta i tha sot opozitës se ka bërë gati një platformë për daljen nga kriza politike, por që palët duhet të bien dakord dhe kjo duket ende larg për momentin. Report Tv mëson se kjo platformë përmban 11 pika për kapërcimin e krizës dhe vijimin e rrugës europiane. Kreu i shtetit nuk i ka bërë ende publike 11 pikat e planit. "Presidenti Meta i informoi për përpjekjet dhe propozimin prej Tij të një platforme konkrete gjithëpërfshirëse për integrimin europian. Presidenti Meta theksoi rëndësinë që Opozita e Bashkuar të japë kontributin e saj në Këshillin Politik për të treguar vullnetin për rikthimin e legjitimitetit të të gjithë institucioneve përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme" thuhet në njoftimin e Presidencës. Padyshim në që këtë platformë një nga pikat kryesore është reforma zgjedhore.

Meta me ambasadorët
Ora 10:53
Plani me 11 pika! Ambasadorët e SHBA-së e Gjermanisë takojnë këshilltarët, Meta pret Sorecën

Ambasadorët e SHBA-së dhe Gjermanisë në Shqipëri Yuri Kim dhe Peter Zingraf vijojnë që të jenë mjaft aktive në ditët e fundit për të bërë të mundur gjetjen e konsensusit politik dhe rikthimin e palëve në tryezën e Reformës Zgjedhore.

Paraditen e sotme, teksa kreu i shtetit ishte në takim me opozitën te Pallati i Brigadave, dy ambasadorët kanë zbarkuar në Presidencë duke zhvilluar një takim me këshilltarët e Ilir Metës. Pasditen e djeshme Kim dhe Zingraf ishin në Kryeministri ku diskutuan rreth krizës politike. 

Ndërkohë që pasi kreu i shtetit u rikthye në Presidencë pas takimit me opozitën, në zyrë i shkuan ambasadori i BE-së Soreca dhe të disa prej vendeve të tjera të unionit, mes tyre i Italisë. 

Presidenti u ka treguar ambasadorëve planin e tij me 11 pika për daljen nga kriza.

 

Ora 10:40
Meta- opozitës: Rikthehuni në tryezën e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje opozitës jashtëparlamentare për t'u rikthyer në tryezën eKëshillit Politik.

"Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta priti sot me kërkesën e Tij në Pallatin e Brigadave, kryetarët e partive të Opozitës së Bashkuar. Presidenti Meta i falenderoi për angazhimin dhe propozimet e tyre për tejkalimin sa më parë të situatës së vështirë të krijuar nga COVID-19. Kreu i Shtetit shprehu shqetësimin e thellë për ngjarjen e fundit të shembjes së paligjshme të Teatrit Kombëtar dhe e cilësoi atë si provokim për demokracinë, shtetin ligjor, por edhe për Opozitën e Bashkuar dhe natyrisht ndaj vlerave europiane.

Presidenti Meta i informoi për përpjekjet dhe propozimin prej Tij të një platforme konkrete gjithëpërfshirëse për integrimin europian. Presidenti Meta theksoi rëndësinë që Opozita e Bashkuar të japë kontributin e saj në Këshillin Politik për të treguar vullnetin për rikthimin e legjitimitetit të të gjithë institucioneve përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme", njofton presidenca.

Ora 10:32
Basha reagon pas takimit me Metën: Zgjidhja e krizës vetëm nëpërmjet zgjedhjeve

Atë se çfarë është diskutuar në takimin me dyer të mbyllura të Presidentit Ilir Meta me opozitën e bashkuar këtë të enjte në rezidencën e kreut të shtetit, lideri demokrat Lulzim Basha e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale. Shembja pa paralajmërim e godinës së Teatrit Kombëtar nxiti thelloi edhe më shumë krizën politike në vend që goditjen më të madhe ia dha reformës zgjedhore për të cilën dakordësia është thyer. 

Kryedemokrati Lulzim Basha tha se në takim të koalicionit opozitar me Presidentin është diskutuar se rrugëdalja është vetëm përmes drejtimit të shqiptarëve në kutitë e votimit.
"Gjatë takimit të koalicionit opozitar me Presidentin Meta diskutuam për krizën dhe rrugëdaljen prej saj: shqiptarët do shpëtojnë kur të bashkuar kundër së keqes do t'ju drejtohen kutive të votimit me te gjitha garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme", shkruan Basha.

Ora 10:21
Përfundon takimi i Metës me opozitën

Përfundon takimi i presidentit Ilr Meta me opozitën. Takimi ka zgjatur rreth 1 orë!

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • plisi: 21/05/2020 23:51

    KOT E KE o meta bashke me mashen e saliut,,populli ju njeh juve me rrenje e dhemballe,,,ju keni hallin e pronave te vjedhura,,,nuk keni hallin ju te kultures e artit..

    Përgjigju
  • ERP: 21/05/2020 16:59

    Kush eshte ky plehre qe propozon pika pa forcen e pare dhe qeverisese ne vend qe ka mandatin per te drejtuar?!! Ky plehre duhet te jete ne burg

    Përgjigju
  • S.P.A.K: 21/05/2020 13:18

    hajduti i thot policise eejjj kapeni hajdutiiiin . ik o pjelle e keqe , kudo qe te shkosh surrati yt njihet mire nga shqiptaret qe i vodhe e i grabite si mos me keq , fundi yt vetem ne burg . Mos harro shprehja sje presidenti im dhe deri sa te eksitoje fara yte e keqe bashke me bashkpuntoret e tu.

    Përgjigju
  • Populli: 21/05/2020 12:45

    Pse lejohet te perdore institucionet shteterore per te bere "takime" me opoziten qe ka dale nga binaret? Aty gatuhet veten te vjedhim e ndajme pasurite kombetare,popullit i japim nga nje thes miell te mbyllin gojen.Turp per shkeljen e ligjit nga keta gangester (fshatare e pabuksa) qe e pane veten me miliarda dhe tallen me shqiptaret.Spaku keta te hetoj te paret, se na i shpifen,nga nje dere hyjne e tjetra dalin, plehrat.

    Përgjigju
  • SHQIPNI: 21/05/2020 12:34

    O Meta na rrofsh tra*in ti gezoni mullaaaaaret. Pordhitika dhe universi janë te njejta, politikes askush nuk i ka dalë n’krye dhe universi nuk ka kufi.....RROFT DEMOKRACIA .

    Përgjigju
  • safet: 21/05/2020 11:45

    e bot fyellin grope tu i ra me i brime nderroni muzizke noihere

    Përgjigju
  • O MIU MUTIT: 21/05/2020 11:14

    A e shikon o mi muti që s'ke shanc e ti prap o grua qir e motër qir e bir kurve vazhdon po me një brim tyrytyty tyrytyty. Po ti qeke aq IDJOT sa se paske shokun o motër qir. Po ti me programin e internetin e Shqipris do hahesh me internetin e USA NEW YORK KU UN JETOI kur ti çon ato paçavuret e tua mua më ngrifet e jam gati tja fus motrës tate gruas gocës e mamas tate. U KOMENTUA U KOMENTUA U KOMENTUA U KOMENTU. SELOM GRAVE TË FAMILJES.

    Përgjigju
  • KAK META: 21/05/2020 11:09

    O bajga ilir meta çfar do që ti të bësh burgut nuk i shpëton. Ti bën sorrën me duart e tua të pista që i ke të lyera me gjak. Ti je një hajdut dhe një njeri i koruptuar deri në palc. Po ti burgut nuk i shpëton dot o krimb i ndyr. Ti do kthesh gjën e vjedhur mbrapsht. Ti dhe kryekrimineli qeni bastard msloku wc salhe dhe shal ngjit lyl hajdut krimineli do luani tavëll në Reç. Pty rac pise rac krimbash.

    Përgjigju
  • Mondi: 21/05/2020 11:01

    Ju te dy ju genjen mendja kur mendoni se perfaqesoni ndokend.

    Përgjigju
  • Sefer Daja: 21/05/2020 10:44

    Çeshtja e teatrit eshte nje barre me shume ne problemet qe ka vendi! Dhe ne i krijojme vete problemet! Duke mos qene tolerante zhytemi thelle ne to e nuk dalim dot pa ndihmen e te tjereve! Dhe fatkeqsisht mendojme se nje ze i huaj eshte me i mire se nje ze eksperti! Nuk jom ekspert i fushes por per teatrin jam dhe pro dhe kundra prishjes! PRO se vendit i duhet nje teater i ri! KUNDRA sepse ajo godine eshte nje simbol i kultures sone e shtepi e te gjithe artisteve qe jan rritur me te e na kane emicionuar nder vite! SI ZGJIDHET? Duhet vetem vullnet politik ( sidomos nga qeveria) Te meret vendimi per ndertesen e re te teatrit.Te caktohet nje grup me perfaqesues nga politika,qeveria,komuniteti artisteve dhe eksperte te fushes.Te paraqiten dy ose me shume projekte ku njeri te jete me pamjen e godines se vjeter.çdo projekt te kete dhe faturen financiare .Projektet ti jepen per votim popullit ( qofte dhe me votim elektronik ne rrjetet sociale ) Projekti fitues te zbatohet Ne komisionin e votimit te kete perfaqesues nga qeveria,opozita dhe komuniteti i artisteve. Duket pak e veshtire por nuk eshte e pamundur.Mjafton pak vullnet dhe kosto ekonomike( qe gjithsesi eshte me e vogel se kostot qe i shkaktojme vendit nga perplasjet sociale)

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 21/05/2020 10:43

    Likekembeplehu ska faj e kane zene dhimbjet e lindjes po jo si gratenena disa ore,ky e ka jo me jave po me muaj. Koha kalon,atij i shtohen shterngimet therese deri sa te pjelle ne maternitetin e REÇIT.Me kollajxhe o likekembplehu,ta besojme se binjake i ke,te shendetshem dhe plot jete i ke pjellat!

    Përgjigju
  • Uku Momli: 21/05/2020 10:21

    Hetim ndërkombetar ne Kolumbin e Evropës! Kështu ështe kur mblidhen qelbësirat e vijnë në pushtet. Po hetim ndërkombetar pë kthimin e Shqipërisë në parcel kanabisi në 7 vjet?

    Përgjigju
  • Ha ha ha: 21/05/2020 08:45

    Shko Sander Lleshaj futi te gjitheve nga nje dajak qe tju vine trute ne vend.

    Përgjigju
  • redi: 21/05/2020 08:37

    zoti president Shqiperia eshte vend i NATOS dhe nuk ka nevoje per hetim nderkombetar per teatrin se ka organet e veta ligj zbatuese .Ne rast se eshte shembur ne menyre te psligjeshme ta hetoje prokurorus e Shqiperise

    Përgjigju
    • UKU MOMLIT: 21/05/2020 14:25

      Meqënëse ju ripjellsa e dinit qe Saliu (ai e ka fajin) do e përdorte për ti bërë bisht Zgjedhores atëherë pse u prish Teatri pikërisht tani?! Ndërtesa e teatrit ska lidhje me politikën. Po shkelja e të gjitha ligjeve brënfa një jave me urgjencën që i shkon për shtat vetëm grabitësve?! Po dhuna policore bashkë me ruspat në 4 te mëngjesit? Kunder intelektualëve që kanë bër një okë me shkollë sikur të ishin serb të Vuçiç që kishin pushtuar Teatrin. Maskarenj! Apo motrat tuaja janë ato që marrin rrogën te ujësjellësi dhe ju duhet të lehni nëper portale

    • Like: 21/05/2020 11:11

      Dridhe like drifhe pse zgjedhjd td parakohshme td vjen keq per grusn sd ngrli rugsve po jo i like sd nnk td len kudh md td bedh dic thua ti spp luli shsl ngjituri

    • Luto: 21/05/2020 11:09

      Clidhje ks teatri me politikrn ssli beridhs dhe ilif meta d permbysen dheiperine edhe sof tsllin bythen me popullin di nuk i vjen zor ben edhte fortin molekeria kurse grusn d ks mxjer rugsva duke fshird asfsltin

    • Tosi: 21/05/2020 10:24

      Mirë e ke ti redi po Bajrat dolën

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë