POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Hetimet për Adriatik Llallën, Prokuroria-gjermanëve: Duam informacion për pasuritë e lëvizjet

Adriatik Llalla, ish-Kryeprokuror i Përgjithshëm

Prokuroria shqiptare kërkon informacione nga drejtësia gjermane për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Gati 1 vit pasi Llalla ka dorëzuar detyrën e kryeprokurorit, Prokuroria i ka dërguar një letër-porosi autoriteteve gjermane.

Shqiptarja.com ka mësuar se prokuroria kërkon informacion lidhur me hyrje-daljet e Llallës në Gjermani, dhe nëse Llalla ka pasuri në shtetin gjerman. Ish-kryeprokurori sipas burimeve të Report Tv, jeton në qytetin Bremen të Gjermanisë bashkë me familjen e tij.

Informacionet për Llallën kërkohen nga prokuroria e Krimeve të Rënda, në kuadër të hetimeve për “pastrim parash”, “refuzim të deklarimit të pasurisë”, “mosdeklarim”, “fshehje ose deklarimi i rremë i pasurisë”, “Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale“ dhe “Shpërdorimit të detyrës”. 

Ndërkohë që në 23 korrik të këtij viti, Krimet e Rënda sekuestruan 1 miliard lekë pasuri të ish-kryeprokurorit, masë kjo që është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, pas kontestimit të Llallës.

Llalla i shpëtoi procesit të Vettingut, pasi paraqiti dorëheqjen nga sistemi para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ndërkohë që  Departamenti i Shtetit ndaloi publikisht hyrjen e Adriatik Llallës dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara, me argumentin se “ka informacione për përfshirje të tij në raste domethënëse korrupsioni”. 

Komento