Hetimet për banesat e shembura nga tërmeti/ 4 'përgjegjës' të shpallur në kërkim të arratisur në Itali, 3 të tjerët kërkohen në Tiranë

TIRANË- Dosja 'Tërmeti', një hetim që kryhet për herë të parë në Shqipëri ka angazhuar autoritet shqiptare për të çuar para drejtësisë personat përgjegjës për shembjen e banesave nga tërmeti i 26 Nëntorit që shkaktoi 51 viktima. Report Tv mëson se 4 nga 9 personat e shpallur në kërkim të cilët akuzohen si përgjegjës humbjen e jetëve nga ndërtesat e shembura nga tërmeti i 26 Nëntorit janë larguar drejt Italisë.

Policia i ka bërë kërkesë autoriteteve italiane për të bërë të mundur lokalizimin e tyre. Ndërkohë që prej mbrëmjes së djeshme në Tiranë po kryhen operacione për kapjen e tre të tjerëve të cilët dyshohet se fshihen në kryeqytet. Gazetari Arsen Rusta se janë lokalizuar në Tiranë 2 ndërtues dhe 1 inxhinier të shpallur në kërkim.

Personat e shpallur në kërkim

1. Arben Qato pronar i Vila Palma
2. Dëshira Qato-shefe e urbanistikës në Kavajë (Gruaja e Arben Qatos)
3. Aldo Dakovelli, shef sektori në Kadastrën e Durrësit
4. Artemis Malko punonjës terreni në Kadastrën e Durrësit
5. Artur Cela, ish-drejtori i INUV
6. Flamur Gjuzi, ish-drejtori i ALUIZNIT Durrës, dhe ish-kandidat i LSI për deputet
7. Artur Terziu, pronari i 'Bar Barons'
8-9. Dy ndërtuesit e banesës së familjes Lala në Kënetë

Hetimet pas tërmetit pritet të sjellin të arrestuar edhe për viktimat e Thumanës. Burime nga Prokuroria e Krujës bëjnë me dije se janë shënjestruar disa persona si përgjegjës, mes tyre edhe funksionarë publikë.

Prokuroria e Durrësit lëshoi mbrëmjen e së premtes 18 urdhër arreste për zyrtarë, ndërtues, inxhinierë dhe specialistë. Nga veprimet e hetimore ka rezultuar se dëmtimet, shembjet e këtyre godinave dhe pasojat në jetët e njerëzve kanë ardhur dhe si shkak i kryerjes së ndërtimeve pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimit. Nga aksioni i policisë u vunë në pranga 9 persona ndërsa 9 të tjerë vijojnë të jenë në kërkim. Ndaj tyre rëndon edhe akuza e vrasjes me dashje në mënyrë indirekte.

Në shënjestër të hetimeve janë ndërtesat, shembja e të cilave la pas viktima, si Konvaleshenca, hotel Mira Mare, hotel Tropikal, Vila Palma, pallati 6-katësh, por edhe ndërtesat e tjera të dëmtuara që janë shpallur pabanueshme.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:18
Voda për Report Tv: Tek pallati 'Dy Gjelat' ka pasur 6 kallëzime penale, por çështjet janë pushuar!

 Zv.ministres e Brendshme Rovena Voda, ka reaguar në lidhje me hetimet e hapura për sa u përket ndërtimeve në zonën e Durrësit që u shembën nga tërmeti dhe lanë pas shumë viktima. Sipas zv.ministres Voda, për pallatin në zonën e quajtur 'Dy gjelat' ka patur 6 kallëzime të mëparshme penale por disa janë pezulluar ndërsa të tjerët nuk kanë shkuar deri në fund.

Voda në një intervistë të dhënë për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta ka deklaruar se të gjithë përgjegjësit për atë që ajo e ka quajtur katrahurë, do të ndëshkohen.

"Nuk mund të bëjë koment tjetër që veç se përgjegjësit e kësaj situate që u pagua me viktima do të jenë para drejtësisë. Tek 'Dy gjelat' kam qenë dhe m kanë thënë se ka patur 6 kallëzime penale. Këto fatkeqësisht ka pasur të pushuara dhe pezullim. Është moment i mirë për të reflektuar për përgjegjësit para ligjit. Të gjithë ata që kanë legalizuar atë godinë në kundërshtim me ligjin, prokuroria do të vej para ligjit. Do të ketë një zinxhir të gjatë të përgjegjësve. Nuk justifikohet kjo lloj katrahure që është bërë me procesin e legalizimit, veç se abuzim." tha Voda.

Voda gjithashtu bëri dhe një pasqyrim të punës që po bëhet në terren nga Shtabi i Emergjencave Durrës dhe nga ekspertët e verifikimit të banesave.

Voda tha se, “Shtabi i Emergjencës së Durrësit është çdo ditë në punë dhe verifikimet në terren vazhdojnë. Jemi në ndjekje në radhë të parë të plotësimit të nevojave në zonat rurale në të cilat ka banesa të dëmtuara dhe njerëzit kanë nevojë për çadra dimërore sepse ndryshe nga pjesa urbane e qytetit, kanë preferuar të qëndrojnë pranë banesave”.

Ditët e fundit kemi patur goxha ndihma të ardhura nga jashtë . Vetëm dje ne kemi shpërndarë 10 çadra në bashkinë Shijak, 200 batanije, 80 dyshek dhe 44 kuverta. Në Sukth 20 shtretër marinar pasi ka nevojë jo vetëm për çadra por dhe mjete të tjera që banorët kanë nevojë dhe 22 dyshek. Në Rrashbull 30 krevat, 30 dyshek dhe 100 batanije.  Për 18 familje tek pallati “2 Gjelat” janë shpërndarë ushqime dhe veshmbathje. Pra nën kujdes kanë qenë dhe ato banorë pallatet e të cilëve kanë qene jashtë funksionit”, u shpreh Voda.

Mbi verifikimet e banesave Voda theksoi se, “strategjia që ne kemi përdorur fillimisht për verifikimit e banesave ka qenë duke fokusuar grupet e verifikimit në terren në zonat me risk më të lartë. Mbasi mbaruam fazën e parë të konstatimeve duke vendosur dhe shenjat përkatëse nëpër pallate kemi filluar fazën e dytë të verifikimeve që do të përfshijë sërish edhe këto godina. Do të kemi një rigrupim të grupeve të verifikimit në terren për zonat rurale dhe qytetin në mënyrë që tashmë të ecim jo vetëm me zonat me risk port ë ecim midis lagjeve që mos të ndihet asnjë banorë i diskriminuar. Ne po përdorim një sistem për verifikimin e dëmit strukturor që përfshin një formular me 3 faqe që nuk tregon vetëm nëse dëmi është i vogël, i madh apo i mesëm por hyn deri në themele nëse struktura është beton, nëse është dëmtuar garazhi poshtë, nëse kemi dëmtim në katet e sipërme pra do jetë një formular ku vlerësohen në detaje dëmet e një godine. Kjo do të shërbej edhe për qeverinë shqiptare në llogaritjen e saktë të një fature dëmi por dhe për ata qytetarë që do duan me dëshirën e tyre të fillojnë rindërtimin sigurisht që shteti do kompensoi dëmet sepse jemi në një gjendje  të jashtëzakonshme. Pasi ka qytetarë dhe biznese që duan të fillojnë vet punën për rindërtim. Por që të fillojnë vet këta qytetarë dhe biznese duhet të kenë në radhë të parë këtë formular ku dëmet janë të plotësuar nga ekspertët dhe inxhinierët dhe mbi bazën e kësaj do kërkohet dhe leja e ndërtimit që duhet të jetë e shoqëruar edhe me një projekt ku kërkohen ndërhyrje të thella në strukturë dhe në godinë”.

Voda në fund duke folur për rindërtimin tha se dhe në Durrës do të ketë një lagje të re.

“Durrësi do ketë një lagje të re ku vet Kryeministri dje ka vizituar një zonë pranë Porto Romanos e cila është një tokë shtet që shkon mbi 100 hektar. Këtu mendohet të krijohet një lagje e re për banorët,  shtëpitë dhe godinat e të cilëve janë shembur nga tërmeti”, përfundoi Voda. 

Ora 11:56
DOKUMENTI/ Pronari i lokalit te 'Dy Gjelat' ku vdiqën dy persona holloi muret e pallatit për të zgjeruar biznesin, ish-kandidati i LSI hodhi firmën

Flamur Gjuzi

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta siguron urdhër ndalimin për personat përgjegjës për shembjen e pallatit tek 2 gjelat në Durrës, Artur Terziu, pronar i Bar Barons dhe Flamur Gjuzi, ish-drejtor i ALUIZNIT Durrës. Pallati është dëmtuar 5 vite më parë dhe është legalizuar dhe certifikuar për punimet paligjshme pikërisht nga Flamur Gjuzi. Ndaj Flamur Gjuzit ish-kandidat i LSI për deputet rëndon akuza e Shpërdorimit të Detyrës.

Në dokument thuhet se pronari i lokalt Bar Barons, Artur Terziu ka holluar muret, bazamentin mbajtës të pallatit, me qëllim përfitimin e hapësirave të mjaftueshme për lokalin e tij si dhe ka shfrytëzuar taracën për të vendosur tre depozita voluminoze në funksion të biznesit të tij, ndërkohë që leja për këtë shtesë është dhënë nga ish-drejtori i ALUIZNIT në Durrës, Flamur Gjuzi. Banorët pretendojnë se pikërisht nga ky lokal erdhi dhe shembja e komplet pallatit, pasi godina kishte humbur ndjeshëm bazamentin e saj në katin e parë. Nga rrënojat e këtij pallati është nxjerrë trupi i Nafije Rexhepit, 74-vjeç dhe të Xhuljeta Gjonajt.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xxx: 16/12/2019 11:21

    Fajtor jane ndertuesit per cilesi te dobet por dhe dhenia e lejeve te ndertimit nuk eshte pa faj

    Përgjigju
  • Dako: 15/12/2019 16:53

    Dako

    Përgjigju
  • Ladi: 15/12/2019 14:48

    3 hajduter me nje vend, si i ka mbledhe Anita ?!

    Përgjigju
  • andi: 15/12/2019 12:32

    pse nuk i hidhen prangat gjushit dhe lefter kokes xhanem?!

    Përgjigju
    • Altini: 15/12/2019 15:34

      Ata jane bijte e Partis, nuk preken. Do kapen peshq te vegjel qe te thojne se denuan pergjegjesit.

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

SHBA, polici në Denver qëlloi me 36 plumba ndaj grabitësit që kishte marrë peng punonjësit e një minimarketi (VIDEO)

SHBA, polici në Denver qëlloi me 36 plumba ndaj grabitësit që kishte marrë peng punonjësit e një minimarketi (VIDEO)