Hetimet për krime zgjedhore, Çela në prokurorinë e Fierit dhe të Vlorës: Shumë shpejt do kemi rezultate, edhe krimi i organizuar në fokus

Këtë të hënë Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, ka zhvilluar takime në Prokurorinë e Fierit dhe të Vlorës lidhur me hetimet për krime zgjedhore. Ndërsa deklaroi se ka pasur një numër të konsiderueshëm të çështjeve për krime zgjedhore, Çela theksoi se se këto denoncime po ndiqen me shumë vëmendje dhe shumë shpejt do të kemi rezultate të cilat do të bëhen publike. Kryeprokurori tha se prokurorët duhet të hetojnë shpejt dhe në mënyrë të plotë të gjitha krimet zgjedhore.

“Ka pasur numër të konsiderueshëm të çështjeve për hetime për krime zgjedhore. Shumë shpejt do kemi rezultate të cilat do ti tregohen publikut”, shtoi ai.

Një tjetër çështje që është diskutuar gjatë takimeve ka qenë për hetimet pasurore.

“Qëllimi i vizitës lidhet me situatën e hetimit të krimeve zgjedhore nga Prokuroria e Fierit. Janë disa takime që po bëhen në lidhje me krimet zgjedhore. Është e rëndësishme që të tregohet kujdes maksimal nga prokurorët për hetimin e plotë e të shpejtë, si dhe për të treguar transparencë.

Arsyeja e dytë ka të bëjë më hetimet pasurore dhe evazionin fiskal, funksionimi i një seksioni të posaçëm që Prokuroria e Fierit ka për pastrimin e produkteve të veprës penale dhe evazionit fiskal, për rritje të efikasitetit për evazionin dhe ligjin anti-mafia. Janë të rëndësishme rezultatet në këtë drejtim, pasi ka shumë kërkesa nga ndërkombëtarët për luftën ndaj pastrimit të parave, korrupsionin dhe krimin e organizuar”, tha kryeprokurori.

I pyetur për ngjarjet kriminale ai tha se krimi i organizuar është në qendër të vëmendjes, si në Prokurorinë e Elbasanit po ashtu edhe në atë të Vlorës. Ndërkohë disa qytetarë e kanë ndaluar kryeprokurorin, dhe i kanë shprehur problemet me të cilat janë përballur në Prokurorinë e Fierit, për të cilët kërkojnë zgjidhje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:13
Pas Fierit, Çela takime me prokurorët në Vlorë: Pastrimi i parave mbetet shqetësim real, krimi i organizuar në fokus (VIDEO)

Pas takimeve me drejtuesit në Prokurorinë e Fierit, kryeprokurori Olsian Çela është ndalur në Vlorë ku edhe ka zhvilluar takime me prokurorët. Sërish nënvizoi se fokusi i takimeve janë krimi zgjedhor dhe pastrimi i produkteve të veprës penale. Ai gjithashtu theksoi se Prokurorive i është kërkuar hetim i shpejtë dhe i plotë i këtyre veprave.

“Sot isha edhe në Fier ku pata një takim me drejtuesit e Prokurorisë të Rrethin gjyqësor atje, i njëjti objekt takimi ka qenë edhe në Vlorë me tema që janë krimi zgjedhor dhe efektiviteti i luftës ndaj pastrimit të produkteve të veprës penale. Sa i përket krimit zgjedhor që mund të them është prioritet i ditës,  iu është kërkuar Prokurorive në rang vendi që hetimi i shpejtë dhe i plotë i tyre të jetë prioritet. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka një ngarkesë në raport me të tjerët më të ulët sa i përket këtyre veprave, por për nga rëndësia kanë të njëjtat vlera.

Ndaj u është kërkuar që në kohë optimale këto hetime t’i përfundojnë sa më shpejt. Dhe prioritet mbetet sigurimi i transparencës, komunikimi i rezultateve të hetimit. Sa i përket pastrimit të parave mbetet shqetësim real dhe konstant dhe ka qenë në qendër të vëmendjes të Prokurorisë së Përgjithshme. Dita e sotme shërbeu për të nxjerrë në pah disa nga problemet që do të ndiqen në vijim.

Ende ka probleme në komunik institucional me agjenci ligjzbatuese, ka nevojë për përmirësim. Prokuroria duhet të marrë një rol aktiv, për të bërë më shumë. Dita e sotme shërbeu për të nxjerrë në pah problemet. Sa i përket krimit Duhet të jemi të qartë me ndarjen e përgjegjësive. Mes prokurorive të përgjithshme dhe të posaçme. U është kërkuar prokurorive që të koordinojnë punën".'

I pyetur për ngjarjet e fundit kriminale ai tha se krimi i organizuar është në qendër të vëmendjes, si në Prokurorinë e Elbasanit po ashtu edhe në atë të Vlorës.

 Fenomenet e krimit të organizuar janë në qendër të vëmendjes si në Prokurorinë e Elbasanit po ashtu edhe në atë të Vlorës, dhe iu është kërkuar të gjitha prokurorive që të koordinojnë Punën me Prokurorinë e Posaçme. Patjetër që është e vështirë të hetohet plotësisht pastrimi i parave, por me rëndësi është që Prokuroritë të kenë fokusin e hetimit të këtyre rasteve. Besoj që aktualitet i ditës është krimi zgjedhor dhe pastrimi i produkteve të veprës penale”, tha ai.

Ora 12:14
Humbi jetën gjatë lindjes në maternitet, burri i 30-vjeçares i del para Çelës: E kanë neglizhuar çështjen, kërkoj ndihmën tuaj

Familjarët e të ndjerës Elisabeta Lamaj, 30 vjeçares nga Ballshi, e cila ndërroi jetë me 10 prill pas anestezisë lokale gjatë lindjes, ka protestuar ditën e sotme para prokurorisë së Fierit, nuk kanë ndalur përpjekjet për ti shkuar deri në fund çështjes duke pretenduar drejtësi.
Pas  protestave para prokurorisë Fier Leonard Lamaj, bashkëshorti i të ndjerës ka takuar sot Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela të cilit i kërkon ndihmë.

“Kam bërë kërkesë për takim me prokurorin. Të gjithë e kanë neglizhuar këtë çështje, askush se ka ndjekur, kërkoj ndihmën tuaj”, tha ai.

Çela i premtoi se do t’i kërkojë drejtueses së prokurorisë që ta presë në takim.

“Do ti kërkoj vetë drejtueses të prokurorisë të bëjë takim me juve personalisht”, shtoi Çela.

Edhe qytetarja Dallëndysha Meta ka ngritur shqetësimin e saj para kamerave. Ajo kërkoi drejtësi për djalin e saj Qani Metaj, i cili u përplas me makinë dhe u la në rrugë i vdekur, pasi siç tregon nëna e viktimës, autori u largua nga vendi i  ngjarjes.

“Unë quhem Dallëndyshe Meta, jam nëna e Qani Metaj i cili para 8 muajsh u shtyp brutalisht me makinë dhe u la në rrugë i vdekur pa asnjë ndihmë nga autori, i cili u kap po atë ditë. Po bëj 8 muaj që nuk është bërë pothuajse asgjë. Sepse më është dërguar nga prokuroria gjithmonë më është thënë nga Prokuroria dhe avokatët se janë në procedurë e sipër.

Ndërsa i jemi drejtuar Institutit të Lartë të Drejtësisë më është thënë se për 15 ditë do marr përgjigje, por ende sot nuk më është dhënë përgjigje.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Fier-Seman, para 8 muajsh në datën 17 shtator. Ne nuk kemi mbaruar ende procedurat, sepse në këtë rast kemi një autor ë gjitha mjetet që mund ta ekzaminosh duket të paktën brenda 1 muaji 2 të ishin mbyllur.

 Unë kërkoj që të mbyllet si procedurë, zotëria që më ka bërë dëmin të marrë dënimin që Meriton, ëhstë pak të thuahs se e Meriton sepse pasi e vrau e la. Kërkoj vetëm drejtësi, asgjë tjetër. Kjo ngjarje po lihet pas dore sepse besoj që këtu ka korrupsion”, u shpreh ajo.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë