'Dosja' e tërmetit/ Çela mbledh prokurorët e Tiranës: Hetim të shpejtë dhe gjithëpërfshirës për të shkuar tek fajtorët

'Dosja' e tërmetit/  Çela mbledh prokurorët e Tiranës: Hetim të shpejtë dhe gjithëpërfshirës për të shkuar tek fajtorët

TIRANË- Me ardhjen në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, kryeprokurori Olsian Çela ka mbledhur në zyrë prokurorët e Tiranës, ku fokusi kanë qenë hetimet për dosjen e tërmetit. Referuar buzimeve zyrtare, në këtë mbledhje të zhvilluara në Prokurorisë së Përgjithshme, Çela u ka kërkuar prokurorëve hetime gjithëpërfshirëse për të vënë përpara drejtësisë përgjegjësit e dhjetëra pallateve të shembura nga tërmeti, ku një disa prej tyre janë regjistruar edhe viktima.

"Në fokus  të veçantë të takimit ishte mbështetja që Prokurori i Përgjithshëm  Olsian Çela  i ofroi drejtuesve dhe prokurorëve të kësaj prokurorie  për procedimet që lidhen me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i datës 26  Nëntor, përmes sigurimit të asistencës teknike dhe ekspertizës që do të ndihmojnë  në  hetimin e shpejtë dhe të plotë të rasteve. Ai inkurajoi prokurorët të kryejnë hetime gjithëpërfshirëse, për të individualizuar autorët e veprave penale dhe për t’i vënë ata para përgjegjësisë penale", thuhet në njoftimin zyrtar", njofton zyra e shtypit të Prokurorisë.

Ndër mos të tjerave mësohet se është diskutuar edhe për çështje të brenda të funskionimit të këtij institucioni.

"Në takim u diskutuan probleme që lidhen me funksionimin e policisë gjyqësore, vlerësimin e performancës së saj, organizimin e punës pas rritjes së numrit të prokurorëve në këtë prokurori, çështje që lidhen me zbatimin e ligjit për prokurorinë, pavarësinë dhe përgjegjshmërinë e prokurorëve, ndërtimin e një sistemi efikas të monitorimit të zbatimit të ligjit në këto aspekte, si dhe u trajtuan  çështje  që lidhen me zbatimin e ligjit, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar”, thuhet ndër të tjera.

Një ditë më parë, Çela ka pritur në zyrë ambasadorin e BE, Luigi Soreca, të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Tiranë, Leyla Moses-Ones dhe ambasadorin gjerman, Peter Zingraf nga ku ka marrë mbështetjen për për hetimet financiare dhe dosjen 'tërmeti'.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mike: 12/12/2019 18:41

    E them me dindje te plot qeJO luhet nje loje me teper per te vjedhur p sh pallati lagja 17 I NSHN istituti E rumbullakoje me jeshile pastaj u vulos me te kuqe si E rrezikshme breda nje. Ore u plackiten apartamentet e emigranteve duke shkulur dyer E penxhere pa diskutuar cfare kishte brenda avulluan kjo tregon see nuk kemi policies ose cfare I kushtonte punetorevete institutit ata qe vulosen me te kuqe te bllokonin hyrjen kryesore2 te baneses keto vjedhje jane termet i dyte per ne emigrant Turp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë