TËRMETI/ Tre hetime mbi qindra godina të dëmtuara! Në shënjestër ndërtuesit, lejet dhe mbikëqyrësit

TIRANË - Prokuroritë e Tiranës, Durrësit dhe e Krujës kanë nisur tre hetime për  dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, ku nga shembja e disa godinave humbën jetën 51 persona.

Hetimi i parë nga Prokuroritë po kryhet për godinat e shembura që nën rrënojat e tyre zunë poshtë njerëz ku shumë prej tyre nuk mundën të dalin të gjallë. Hetimi i dytë po kryhet për dëmtimin e rëndë të godinave në qytetin e Durrësit por edhe në Thumanë, për të cilat do të hetohet e gjitha puna se si janë ndërtuar dhe personat përgjegjës. Ndërsa hetimi i tretë po kryhet për godinat e dëmtuara në Tiranë.

Tragjedia që futi në zi Shqipërinë, dyshohet se shënoi viktima për shkak të ndërtimeve pa leje dhe të mos kryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues dhe të personave përgjegjës e mbikëqyrës për përmbushjen e rregullt të punës.

Në strukturat e rrënuara në Durrës, Thumanë e në Tiranë prokuroria ka marrë në terren mostrat e ndërtimit të godinave, siç janë fijet e hekurit, copat e betonit, rëra etj. Këto mostra do të analizohen në laboratorët përkatës ku do të përcaktohet edhe nëse kanë qenë të rregullta dhe në masën e duhur për të mbajtur peshën e ndërtimeve të kryera.

"Prokuroria i ka marrë të gjitha provat materiale. Mostra betoni, mostra materiale, hekuri, aty ku ka pasur viktima, mbetj gjaku, dhe po kryhet hetim i veçantë. Për ndërtimet pa leje, dhënien e ndihmës për ndërtimet pa leje, kolaudime fiktive. Ka pasur raste si Tropikal për shtesa. Nuk kanë munguar në këto pallate, vendosja e çative etj. Në brendësi tërmeti ka nxjerrë atë që fshihej brenda ndërtesave, vetëm fasada nga jashtë dukej e mrekullueshme. Megjithatë edhe sipas sizmologëve vala mund të zgjasë por nuk ka nevojë për panik. Hetimi do të bëhet për shumëkënd se pse e ka lejuar ndërtimin në atë pjesë pa leje, policia bashkiake, Inspektorati i Ndërtimit e policia e zonës. Pjesa tjetër është për inxhinierët, që nuk mund të kryeëj ndërtime pa leje. Po ashtu zbatuesit, mbikëqyrësit, ata që e marrin në dorëzim dhe ato që e kolaudojnë. 99 % e objekteve nuk i kanë shkallet e emergjencës, shkallët metalike, hetimi do të ketë edhe pjesën e zbatimit të lejeve të dhëna por edhe ata pa leje" raportoi gazetari i Report Tv, Arsen Rusta.

Në vijim të veprimeve të kryera, po u kërkohet informacion Bashkive së Tiranes e të Durrësit por edhe të Krujës për banesat e evidentuara tashmë si të prekura nga tërmeti dhe të klasifikuara jo në kushtet e duhura për banim. I njëjti informacion i është kërkuar dhe strukturave të tjera shtetërore.

Tre prokuroritë kanë përpiluar edhe listat me investitorët, biznesmenë, administratorë, zbatues projekti, inxhinierë, kolauditatorë , zyrtarë shteti, dhe të gjithë personat e tjerë që janë përgjegjës për ndërtimet që kanë pësuar dëme dhe lanë më pas viktima të shumta. Pritet që emrat në këto lista të merren në pyetje brenda javës, ndërsa për të tjerë që rezulton të jenë larguar jashtë Shqipërisë do të merren edhe masa për ndalimin e tyre.

Task-forca e ngritur në Durrës dhe në Tiranë, mendohet të vijojë për disa muaj pasi prokuroritë dyshojnë se vdekjet nuk kanë ardhur vetëm si pasojë e goditjes nga tërmeti por edhe nga dora e njeriut për ndërtimet e bëra.

Konkretisht Prokuroria e Durrësit çështjen e ka regjistruar më 29 nëntor, tre ditë pas tërmetit shkatërrimtarë që mori shumë jetë njerëzish. Në këtë dosje do të hetohen edhe nëpunësit shtetërorë të ngarkuar me mbikëqyrjen e këtyre ndërtimeve. Çështja është regjistruar për veprat penale; "Ndërtim pa leje", dhe "Shpërdorim detyre". Po ashtu, çdo dokumentacion lidhur me këto ndërtime, si projektet, leje ndërtimi, akt kolaudimi etj., do të sekuestrohen në çdo institucion shtetëror ku ato ndodhen.

Po kështu Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin për veprat penale 'Shpërdorim detyre', ku do hetohet për organet që kane miratuar lejet e ndërtimit dhe nëse ato janë dhënë në mbështetje të ligjit, si dhe nëse ndërtuesit kanë respektuar lejen e marrë, 'Ndërtim i paligjshëm,  'Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm.

Ndërsa për sa i përket Prokurorisë së Krujës procedimi penal është regjistruar për akuzën 'Shpërdorimit të detyrës', 'Ndërtimit pa leje' dhe 'Falsifikimit të dokumenteve për ndërtimet' në zonën e Krujës, kryesisht në Thumanë dhe Bubq.

Dhjetëra jetë të humbura u nxorrën nga rrënojat e godinave të shkërmoqura nga tërmeti,  por edhe qindra pallate dhe banesa të tjera që u dëmtuan, por që, duke qenë se nuk u shembën krejtësisht, nuk shkaktuan viktima, mendohet të jenë ndërtuar në mënyrë abuzive.

Kujtojmë se gjendja e mjerueshme e tre pallateve në Thumanë që u shembën pas tërmetit, është denoncuar prej vitit 2010 por nga kjo kohë e deri më 26 nëntor, askush nga zyrtarët nuk kishte marrë masa, për të parandaluar një tragjedi të tillë. Mosveprim ky që në ditët në vijim ka shumë gjasa që të shoqërohet edhe me verifikime hetimore nga prokuroria e Krujës.

Nga ana tjetër objektet e rrëzuara si Bar-Restorant dhe Hotel “MiraMare” në Durrës, janë ndërtime që kanë nisur si godina 2 katëshe dhe që më pas në vitet në vijim, janë rritur me leje ose pa lejë nga bashkia Durrës, me tre apo katër kate të tjera. Kjo ka bërë që pesha mbi kolonat e projektuara për ndërtim dy kate, të rritet mbi kapacitetin e mundshëm.

Ndërkohë, në ambientet e prokurorisë së Tiranës janë paraqitur edhe oficerë të policisë së komisariatit nr.3 ku kanë filluar verifikimin e dëmeve nga tërmeti. Kjo prokurori ka pësuar çarje nga kati i parë deri në të katërt. Nga çarja, dy godinat që përbëjnë prokurorinë e Tiranës janë ndarë nga njëra-tjetra në disa vende me një diametër 10 centimetra. Kështu, organi i akuzës ka nisur hetimet edhe për dëmet e shkaktuara nga tërmeti pikërisht në godinën e prokurorisë.

E.L./d.ba./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A është menaxhuar si duhet situata pas tërmetit të 26 Nëntorit?

Komento

Komente

  • Agim: 02/12/2019 19:11

    JAM DAKORT ME MILIN TE RINGJALLET PASAPORTIZIMI QE TE MOS HYJNE BAJGAT NEPER QYTETE,,,DHE TE HETOHEN TE GJITHE KRYEBASHKIAKET E DURRESIT,GOLEMIT,VLORES,,TIRANES,SHENGJINIT,VELIPOJES,,PREJ 1992 E DERI TANI PO PATI SHKELJE TE DENOHEN ME BURGIM TE PERJETSHEM DHE SEKUESTRO TE PASURISE ,,EDHE KRYEMINISTRAT,,NGJELA THOTE SE PO NUK DESHI KRYEMINISTRI NUK BEHET KORRUPSION...

    Përgjigju
  • Neri: 02/12/2019 19:00

    Te dali e verteta kush jan ndertues serioz te qendrojn ne treg ky termet e ven vulen në ketë pik, të tjerët që besoj jan dhe më të pasurit ti meret pasuria dhe ti jepet si dëmshpërblim .Boll më me firma matrapaze na doli çfar do lloj alabaku ndërtues

    Përgjigju
  • Mili: 02/12/2019 17:10

    1- te ngjallet Enveri 2- te hyjë perseri në fuqi ligji i PASAPORTIZIMIT se 30 vjet fshataret nuk lane siperfaqe toke pa shkaterruar.

    Përgjigju
    • LeGo: 02/12/2019 22:53

      Nuk te ben qytetar emri o è dashur Mili por gjuha se perdor,e si duket ti je me "fshatare" se sta

  • Emini: 02/12/2019 16:07

    Vertet nerase Prokurorija e rrethve gjygjesore,Durres,Tirane,Lezhe Kurbin dote hetojn jo mbi ankimet e qutetareve,por te demtimeve tragjike te Termetit 26.Nendorit 2019,duke hetuar profat dhe faktet qe i ekspozoje termeti ne fjale,Disa drejtues te administates publike,perfeshi ketu dhe Kryetar bashkije,drejtues teknik dhe ndertues,opinjoni publik shqiptar duhet ti shikoj mbas hekurave.Qeverija Rama duhet ta inspiroje gjendjen faktike te kesaj tragjedije dhe nuk duhet te mare askend ne mbrojtje,por te bashkpunoje me organin e Akuzes dhe Gjykaten.Kush ka dhen leje ndertimi e shfrytezimi ne mes kenetes Durres,apo zona te tjera qe perbejn rrezik per ndertim banesash e hotelerise.Shqiptaret dhe nderkombetaret kerkojn trasparece te plote nga Qeverija Rama dhe drejtesis.

    Përgjigju
  • Gazmend S.: 02/12/2019 15:49

    Nuk është e mjaftueshme për të kontrolluar kompaninë e ndërtimit. Hetimi duhet të lëvizë në shufra çeliku dhe betoni brenda kolonave. Ata duhet të provojnë shufrat dhe prodhuesit e çelikut dhe të bëjnë publike!

    Përgjigju
  • Monstra: 02/12/2019 14:01

    Pa meshir per kta tuf funderrinash fshatare qe moren ne qaf njerzit hallexhinj. Bejini ate qe as mund ta ken imagjinuar. Me ndyrsirat nuk duhet te ket meshire vetem tmerr ferrin ne kte bote dhe ate bote ku do shkojn

    Përgjigju
  • Qytetar: 02/12/2019 12:59

    Po pronatet apo si gjithmone s mbajne pergjegjesi ata janee vetem per te marre parat.., ??? Inxinierat kane mare 25-30 mije leke rroge dhe ishin te detyruar te zbatonin cfare thosh pronari edhe ne kundershtim me kushtet teknike, prandaj mendoj eshte e pa drejte nese pergjegjesit kryesor Pronaret e ndertimit nuk meren te paret.

    Përgjigju
  • Kafsha: 02/12/2019 11:24

    Ore mir te tjerat Po kjo puna e mostrave me duket pak qesharake. Prokuroria nuk e di qe në Shqiperi për 30 vjet nuk ka patur materjale cilësorë por vetëm rifuxho mbeturina se ndryshe do te ishim në standartet e BE?! Megjithate te dërrmohen gjith ndyresirat qe shkaterruan vendin për 30 vjet, qe nga bajga fshatarë qe donin shtesa me zaptime e deri tek fshatarët me pushtet, arkitektë e inxhinjerë, avokatë e noterë bajga!

    Përgjigju