Anija me 816 ton mbetje, prokuroria: Sasitë e mbetjeve nga Kompania Sokolaj shpk drejt Tajlandës janë transportuar nga kompania Kurum në Portin e Durrësit

Anija me 816 ton mbetje, prokuroria: Sasitë e mbetjeve nga Kompania Sokolaj shpk drejt Tajlandës janë transportuar nga kompania Kurum në Portin e Durrësit

Anija në të cilën ishin ngarkuar mbetjet e rrezikshme

Prokuroria pretendon se sasitë e mbetjeve që u eksportuan nga Kompania Sokolaj shpk drejt Tajlandës janë trasportuar nga kompania Kurum nga Elbasani deri në Portin e Durrësit

Burime për Report Tv bëjnë me dije se në bazë të marrëveshjes midis Kurumit dhe shoqërisë Sokolaj, transportin e kishte marrë përsipër Kurumi gjë që del edhe nga procesi hetimor i kryer deri më tani.

Sasia e mbetjeve është transportuar nga Elbasani në drejtim të portit të Durrësit dhe është depozituar në kalatën që menaxhohej nga kompania gjermane EMS. Më pas është ngarkuar në konteinerë me destinacion Tailandën.

Prej javësh autoritetet vendase por edhe të huaja po hetojnë ngarkesat prej 816 tonë të nisura nga Porti i Durrësi, të dyshuara me mbetje toksike.

A.Q/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Makina e vrasjes së 3-fishtë në Shkodër, e vjedhur në Durrës

Makina e vrasjes së 3-fishtë në Shkodër, e vjedhur në Durrës