Ekzekutimi i ish-të dënuarit politik në Tiranë, arrestohet shoku i vrasësit

Një ditë pas vrasjes tek Kodrat e Liqenit, policia ka arrestuar një person, i cili akuzohet se ka qenë me autorin në momentin e ekzekutimit, dhe nuk e ka kallëzuar krimin. Myftar Pasha, 56 vjeç ka pasur dijeni për vrasjen e Haxhi Baçinozit, 62-vjeçar, pasi është shok me autorin, ka qenë me të kur është kryer vrasja, dhe dyshohet ta ketë ndihmuar për t'iu fshehur drejtësisë. 

Baçinozi ishte duke shëtitur me djalin e tij kur u qëllua me armë nga një person, i cili pavarësisht errësirës, u arrit të identifikohej nga djali i viktimës, pasi njihej me babain e tij të ndjerë.

Autori i identifikuar si Islam Myrtaj, është shpallur në kërkim nga policia. Ai u largua nga vendi i ngjarjes me një motor, në drejtim të zonës së Saukut, dhe ende nuk ka rënë në pranga.

Nga hetimet e kryera deri më tani, policia dyshon që vrasja e Baçinozit, të jetë kryer për konflikte të vjetra mes tij dhe autorit. Ky i fundit dyshohet se i kishte marrë borxh një vlerë të konsiderueshme 62-vjeçarit, dhe konfliktet kanë nisur pikërisht për faktin se autori, Islam Myrtaj, nuk po i kthente lekët 62-vjeçarit, tashmë të vrarë prej tij.

Baçinozi është me origjinë nga fshati Radostinë i Fierit. Ai ka qenë i dënuar politik, nga Gjykata Ushtarake e Tiranës më 30 janar 1982, për agjitacion dhe propagandë, me 10 vjet heqje lirie dhe humbje të së drejtës elektorale për 5 vjet. Sipas informacioneve të mëparshme që ka pasur për të në media, thuhet se ai u dënua sërish më 3 qershor 1984, kësaj radhe me 21 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për "veprën e terrorit në bashkë-punim" (dënim i kombinuar).

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Geke: 17/03/2019 18:21

    Po ca kafshesh qe jane keta qelbesirat... tjetri i ben nder duke i dhene para hua ai e vret.... hajde bej ndere pastaj....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skandal bastesh në NBA, basketbollisti përjashtohet përjetë

Skandal bastesh në NBA, basketbollisti përjashtohet përjetë