Hidhen lule nga ura e Bunës për nënën e mbytur me 3 fëmijë, nënkryetarja e Shkodrës, Qyteza: Mos heshtni pas dyerve ku dëgjoni dhunë

Në ditën e luleve në Shkodër, qytetarët janë bashkuar dhe kanë hedhur lule në ujërat e lumit Buna aty ku u ndërpre ne mes jeta e nënës Alma Arrazi dhe 3 fëmijëve të saj. Nënkryetarja e Bashkisë Shkodër Teuta Qyteza tha se sot festa në Shkodër u kthye në dhimbje pasi disa lule të bukura i mungojnë qytetit.

“Në këtë ditë që Shkodrës i fali 6 majin ditën e luleve në kërkim të disa luleve që u shkëputën tragjikisht nga jeta. 6 maji në Shkodër festohet me fëmijë, lule, me këngë, recitime, por sot të gjithëve u mungonte diçka thelbësore shpirtërore. Është ky kërkim që vazhdon ende të bëhet sepse ende nuk janë gjetur tre trupa, për të cilën asgjë s’na ndalon të shpresojmë se mund t'i gjejmë gjallë, por është gjetur Eriselda që sot përcillet në banesën e fundit. Si nanë si grua si përfaqësuese e bashkisë Shkodër ndihem shumë e trishtuar dhe e pikëlluar... Lutemi për Eriseldën dhe që nëna me dy fëmijët e tjerë të gjenden”.

Ajo ftoi gratë të denoncojnë dhunën, fëmijët që shohin nënë të dhunohet, gjyshet që dëgjojnë debate pas dyerve të mbyllura në mënyrë që këto raste të parandalohen dhe të mos jenë vetëm sensibilizim pasi tragjedia ndodh.

“Dhuna kaq shpesh e thënë dhe e dëgjuar që na përsëritet rëndom, duke marrë jetë e duke shkaktuar viktima e duke na plagosur zemrat, sepse siç kuptohet ndjesë ndaj grave dhe vajzave ushtrohet më dendur. U bëj thirrje të gjithë grave dhe vajzave, fëmijëve që shohin dhunë mes prindërve, mos heshtni, denonconi dhunën. Jo kur është vonë, duhet të ndërhyjmë të denoncohet në instanca të caktuara për këtë punë. Bashkia Shkodër ofron shërbime pikërisht për këtë punë. Duhet t'i parandalojmë”, shtoi ajo.

B.K/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • SonilA: 10/05/2024 15:08

    Nje ngjarje e rende nje nene shume e mire qe bente gjithcka per ti rritur u jepte dashuri dhe nuk mendoj se ka bere kete marrezi qe te mbyste veten dhe femijet e saj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Ultimatumi i ministrit të kabinetit të luftës Gantz për Netanyahun: Një plan për qeverisjen e Gazës ose jap dorëheqjen

Ultimatumi i ministrit të kabinetit të luftës Gantz për Netanyahun: Një plan për qeverisjen e Gazës ose jap dorëheqjen