Hidhen themelet e banesave të dy familjeve në Kodër Kashar të prekura nga tërmeti, Ahmetaj: 3400 shtëpi në proces ndërtimi

3400 shtëpi të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit janë në proces ndërtimi dhe punimet vazhdojnë edhe në 10 bashki të tjera. Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe Nënkryetari i Bashkisë Tiranë Arbjan Mazniku, së bashku me deputeten e zonës Blerina Gjylameti ishin sot në Kodër Kashar, një ndër zonat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Ata vizituan anëtarët e dy familjeve, atë të Selman Alukës dhe Myrteza Hykës në Kodër Kashar, ku ka filluar rindërtimi i banesave. Ahmetaj tha se për rreth 4 javë shtëpia do të mbarojë dhe ata do të futen në banesën e re. Pas tërmetit të 26 nëntorit ata qëndruan në qiell të hapur dhe më pas u vendosën në një çadër.

"Janë rreth 53 shtëpi që po ndërtohen ne zonën e Kasharit , Zallherit  dhe Shëngjegjergjit. Zona e Kasharit ka qënë  një nga zonat e prekura nga tërmeti . Janë bërë 530 aplikime për  DS1 DS2 DS3 një pjesw e madhe janë dëmtuar dhe një pjesë e banorëve kanë marrë shpërblimin. Janë 200 aplikime për DS4 dhe DS5", tha nënkryetari i Bashkisë Tiranë,  Arbjan Mazniku.

"Punimet kanë filluar dhe janë në një fazë të avancuar, gjithashtu kanë filluar punimet  për shtëpitë individuale në Tiranë dhe për shtëpitë individuale jashtë Tiranës në 10 bashki të tjera. Rreth 3400 shtëpi janë në proces prokurimi dhe ndërtimi , 140 milionë dollarë në zonën e Tiranës, ne dy poliqendrat  '5 Maj' dhe  Kombinatit. Në  fillim  të shtatorit do  hapen  themelet e pallateve në  të  gjithë zonat e tjera , në  Durrës po shpërndahen nga qeveria 34 milion dollar për grantet.  Gjatë  muajve korrik dhe gusht qeveria po shpërndan  grantet DS1 DS2 DS3 rreth  80 milion dollar. Shkollat janë në një proces të avancuar", tha Ahmetaj.

Siç kanë filluar të ndërtohen në Kodër Kashar, kështu po ndodh edhe në Farkë, Baldushk e Zall Herr.

1597319789_ahmetaj.jpg

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Do të shpërbleheni për këmbënguljen tuaj...çfarë thonë yjet për ju sot

Do të shpërbleheni për këmbënguljen tuaj...çfarë thonë yjet për ju sot