POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Hidhet në erë me shpërthim të telekomanduar makina e policit në Tiranë (EMRI+FOTO)

Makina qe u shperthye me eksploziv ne Yrshek

TIRANE-Një makine i është vendosur eksploziv në orët e para të ditës së sotme në Yrshek. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, ndërsa automjeti i shpërthyer me tritol është në pronësi të Luan Çikajt. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka siguruar fotot e automjetit.

Pronari i makinës me targë AA644OC është babai i efektivit të policisë rrugore në Tiranë Julian Çikaj. Makina ka qenë e parkuar në oborrin e banesës në momentin që eksplozivi i telekomanduar ka shpërthyer në pjesën e pasme të mjetit.

Fatmirësisht nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale të makinës dhe të banesës, pasi janë thyer xhamat e dritareve. Pas sinjalizimit forcat e anti-terrorit dhe komisariatit nr. 6 kanë mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Çikaj vetë në kallëzimin e tij depozituar në komisariatin numër 6 pretendon se ngjarja mund të ketë lidhje me detyrën e tij si polic rrugor.

d.ba./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • Fredi: 22/04/2019 17:48

    Afghanistan dhe talebanë!

    Përgjigju