Hidhet nga kati i dytë i 'Shefqet Ndroqit', ndërron jetë një 60-vjeçar! Rasti i 5-të brenda pak muajsh! Spitali: Rasti po hetohet, kemi siguruar shërbimin e psikologut

TIRANË - Një tjetër incident ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në spitalin Shefqet Ndroqi.

Një 60-vjeçar me iniciale L.S. është hedhur nga lartësia e spitalit e për pasojë ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në orën 00:30.

Mësohet se ai kishte 2 ditë që ishte shtruar në spital i infektuar nga koronavirusi.

60-vjeçari është nga Laçi ndërsa spitali bën me dije se gjatë ditëve të fundit nuk janë vërejtur shenja të çrregullimeve psikologjike tek ai.

Ky është rasti i 5-të i vetëvrasjes në spitalet COVID në kryeqytet brenda disa muajsh.

Më herët janë vetëflijuar duke u hedhur nga dritarja e spitaleve COVID Reshat Grembi 69-vjeç në spitalin Infektiv, 29-vjeçari Xhino Koça, Hasan Mira rreth 65 vjeç si dhe 53-vjeçari me iniciale P.Gj. nga Tropoja, të tre këta të fundit tek spitali "Shefqet Ndroqi".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:51
Vetëvrasja te 'Sanatoriumi'/ Reagon partia e Rudina Hajdarit, apelon autoritetet: Kyçni ballkonët

Në lidhje me ngjarjen e rëndë, ndodhur pak pas mesnate të ditës së sotme në spitalin "Shefqet Ndroqi" në Tiranë, ku u hodh nga kati i dytë një 60-vjeçar, ka reaguar edhe partia më e re në skenën politike shqiptare' Thurje'.

Partia në të cilën bën pjesë dhe deputetja Rudina Hajdari, i kërkon autoriteteve që të sigurojë ballkonet e spitaleve kur kurohen pacientët e prekur nga Covid-19.

"5 pacientë të sëmurë me Covid 19 i kanë dhënë fund jetës deri më sot duke u hedhur nga ballkoni i spitaleve ku ishin shtruar me shpresën për tu shëruar. Ngushëllime familjeve!

E kuptojmë që qeveria nuk ka para për të paguar psikologë, ato lekë i ka marrë Vilma për Check up-in që nuk i shërben kujt. E kuptojmë që nuk ka lekë as për më shumë dhoma ku pacienti të ndihet më i qetë e të mos ndajë dhimbjen e tjetrit, ato lekë i ka marrë bojaxhiu nga italia me konçesionin e sterilizimit më të shtrenjtë në botë.

E kuptojmë edhe që qeveria nuk ka lekë për pajisje më cilësore, të cilat të mundësojnë kurim si në Turqi apo Itali, ato lekë i merr Klodian Zoto për incineratorët fantazma që nuk ekzistojnë.

Por ama mundësinë për të kyçur dyert e siguruar ballkonet kjo qeveri e ka. Të paktën kaq ua ka borxh njerëzve që paguajnë taksa me shpresën se ato do tu prodhojnë siguri. A e bëni dot kaq?!", thuhet në reagimin e "Thurje".

Ora 11:38
U hodh nga kati i dytë i 'Shefqet Ndroqit', reagon spitali: Po kryhet hetimi! Kemi siguruar shërbimin e psikologut dhe kemi shtuar masat

1606051236_SpitaliUniversitarShefqetNdroqisenatorium1024x768.jpg

Pas lajmit tronditës ku një pacient u hodh nga kati i dytë i spitalit "Shefqet Ndroqi" orët e para të mëngjesit të sotëm, ka reaguar institucioni shëndetësor.

Përmes një njoftimi në zyrtar ata shprehin ngushëllime familjes teksa thonë se ky rast po hetohet nga organet kompetente.

Ndër të tjera ajo njofton se spitali ka siguruar shërbimin e psikologut në spital si dhe ka rritur masat e sigurisë.

Gjithashtu institucioni shëndetësor, bën me dije se 60-vjeçari me iniciale L.S. është shtruar më 28 nëntor ku iu kryen ekzaminimet imazherike dhe u trajtua me terapinë e plotë të mjekimit në pavionin e urgjencës.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 01/12/2020 01:27

    Ata qe duan te vrasin veten me te vertet,nuk paraqesin asnje crregullim psikologjik te jashtem,si I thone fjales ,jane /vrases te heshtur/,ata qe thone /do vras veten/,nuk e bejne ne te vertet,por indirect kerkojne ndihme ne kete menyre.Kete I kane thene nenes time, profesoret e mjekesise kur studionte per infermiere ,kur studionin raste te tilla.S.d.q.ne varesi te shtreterve,do ishte mire qe ata qe jane ne ditet e para ose pak me rende,por jo te intubuar,te viren ne katet e I e II,qe edhe po te hidhen,te thyejne ndonje kocke,jo te humbin jeten.Psikoanalistet duhet t'i vizitojne perhere,jo te presin qe te lajthisin.Nje tel., nje TV ne dhome, mund te ndihmonte psikologjikisht,po ashtu,perfaqsues fetare te besimeve te ndryshme mund te ndihmonin gjendjen psiko-shpirterore te pacienteve.

    Përgjigju
  • Bert Çamçakizi: 30/11/2020 19:36

    To take with juice because the meet has done ... shtet i ngordh , super hajdute dhe te deshtum nga A te ZH .

    Përgjigju
    • Ton Ton: 01/12/2020 08:01

      Bobby the chewing gum qeke VK

  • shqip: 30/11/2020 16:57

    Po ato politikanet qe shkojne per mjekim ne turqi pse nuk hidhen nga ballkoni se kuptoj se i njejti virus eshte. Merrni 50 mije leksha prap o popull diten e votimit se do i zgjidhni hallet qe keni

    Përgjigju
  • bob: 30/11/2020 12:17

    o nusja re moj nusja e re, ku eshte ansambli te na kercej te ballkoni por me nje kusht: pa u hedhur

    Përgjigju
  • Ema: 30/11/2020 11:48

    Mjer ke ze virusi se nuk e dini cdo te thot panik nga kjo semundje. A lexoni gazetat neper bot apo njerezit meren vetem me thashetheme politike ky esht fenomen qe ndodh ne gjith boten e mjer kujt i prek trurin.

    Përgjigju
    • Lleshi: 30/11/2020 20:49

      Kjo qe shkruan keshtu duhet tr jete ministrja ew shendetesise, nuk lexoka mire anglisht or ndonje gjuhet tjeter se ja ka marre mend paraja dhe posti bashke me bablokun. Nuk hidhen njeri nga ballkon i po tek nee ska sherbim dhe prandaj hidhen njerzit nga ballkoni. Duhet te japi dorheqen menjehere ministrja ee shenedtesie 5 beta te hedhur nga ballkoni, cfare pret ajo. No one born to die

    • Filma: 30/11/2020 12:02

      Bejne dhe filma, shplarje truri kompet, jashte mezi presin te shtrohen ne spital, ketu te ne hidhen, Spiropali ti je???

  • Sadushe: 30/11/2020 09:59

    Edi po ben eksperimente si hitleri po po e degjova un me tha sali krimineli ....o bura yxhym perpara ti hani ...edi rames o te sgerlaqur spurdhjake qe sdini gje po me te par e gjeni fajtorin ....o milet trim trap dhe virus dashes....ne hale gjitholloget

    Përgjigju
  • Vicidoli: 30/11/2020 09:02

    Edvin Mafia po vret shqiptaret te cohemi te shporrim kete monster

    Përgjigju
  • Shqipja në angli: 30/11/2020 08:58

    O njers ju we sekeni kaluar julutemi mos komentoni prralla.. kjo lloj semundje esht e paperballushme psikolligjikisht nuk kan faj doktorret Un ekalova vete dhe Dhe mendova te njejten gje. Te vrisja veten.. eshte njelloj sikur te kap njeri prej Gryke e te mban fort e ti nuk mbushesh me frym. Dhe thuaj me vete me mbyt me mir Spo duroj mo. Prandaj njerzit e bojn kete veprim vet vrasje. Nuk mbushen dot me fryme.Varet sa te kap. Klm e Ishalla mos I kap

    Përgjigju
    • Shqipëria: 30/11/2020 12:02

      Vetem per shqiptaret besoj???

  • Ppsh: 30/11/2020 08:47

    Ka shume qe nuk shkon ne kete histori Per mendimin tim ketyre nuk ju jepet asnjelloj ilaci ne ate spital per te lehtuar dhimbjet thjesht rri aty kot Nuk ja vlen o njerez ti drejtohni spitalit kur ata qe jane atje po hidhen nga dritarja me ik prej aty

    Përgjigju
  • Jona: 30/11/2020 08:45

    Te cojne prape asamblin per feste, qe te mbulojne pislleqet me lule...

    Përgjigju
    • Jona: 01/12/2020 00:41

      @Cabone, ore zoteri me c'te drejte me ofendon? Nese nuk je dakord me mendimin tim mund te kundershtosh me fakte, dhe nuk ta kam per borxh te me ofendosh. Nese shpreh mendimin per asamblin, e bej sepse nuk me duket normale qe te vije puna deri ne 5 raste vetevrasjeje ne kaq pak kohe ne po te njejtin spital. Ne vend qe te hapet nje hetim per kete, organizohen evente te atilla. Shume mire qe organizohen, por te shohin pak c'behet aty brenda njehere se nuk eshte i vetmi spital qe ka te semure nga Covid por vetem aty i degjoj keto raste ne Shqiperi. Edhe sa duhet te fluturojne nga dritarja qe te merren masa? Ky eshte mendimi im, dhe nuk te jep askush te drejten te me ofendosh.

    • CaBone: 30/11/2020 12:39

      Jona e e din pse ishte Ansambli aty e dashur? Kur nuk i din faktet mos ha shum kot se ste ben mir per shendetin. Mesoj pse ishte Ansambli aty pastaj vazhdo haj. Un qe po te them e di shum mir se 1) Jam ne lit per ate arsye qe Ansmabli ishte aty dhe do e kujtoj sa te jem gjall. 2) Jam tip qe nuk haj kot me kot. Ok Jona?

  • Bes: 30/11/2020 08:27

    Aty po bejn eksperiment me njerez ju japin ilace qe ju zjen gjaku i djegin me ilace. Do dalin do thone ne itali kan vrar veten kaq ne greqi aq pa i vertetu njeri thjesht tymnaj me mbulu eksperimentin kriminal qe po zhvillohet brenda spitalit. Ka dale ndonje analize nga cila shtrese jane kto njerez?? Me siguri do jene nga shtresa me e varfer ose pa njerez persona qe nuk kerkon llogari kush me kta po bejn eksperiment

    Përgjigju
    • Bes: 30/11/2020 09:54

      Po ku di gje ti o ryp, qe kompanit qe prodhojn vaksina sjellin mostra ilace per prove dhe i provojn te njerzit pa mbeshtetje njerez qe skan takat me kerku llogari. Si e shpjegon kjo heshtje anje sqarim asnje kartel mjeksore me cfar trajtohen kta qe vrasin veten nuk te lindin dyshime qe dicka nuk shkon?? Jo po te vendosim skuader pishkatimi ne cdo dhome kush cohet nga krevati ta qellojm ne vend.

    • Bes Kirifiu: 30/11/2020 08:54

      Budallenjte si ty dhe i cmenduri Alfred Cako po i shtyjne njerezit drejt vetvrasjes. Eshte e kote te replikosh me torrollake.

    • Tito: 30/11/2020 08:35

      Bjeri se i bie bukur.

  • Mukaçisuntaul: 30/11/2020 08:24

    PO PSE MOR ZOT NUK HIDHET NGA KATI 5 KËRMA SALHE SE DO BËNTE PUNËN MË TË MIR KY KRIMINELI SALHE PO TË HIDHET NGA LARTËSI PO MUNDËSISHT TË MARI DHE MONA BUÇEN ME VETE.

    Përgjigju
    • Saliu: 30/11/2020 12:04

      Jam dakort, fajin e ka Saliu, vazhdojme kështu dhe nja 30 vjet, me 25 Prill te pres per thesin e miellit.

    • Liri: 30/11/2020 09:15

      Po sikur te marrin edhe ty dhe gjithe ju bq qe i shkoni prapa partive dhe Ed Rames ,Ilir Metes , Saliut , Lulit ,Mones etj etj .Jo per gje po do binim rehat nga ca muter te politizuar ne ekstrem si ti o legen qe nuk lini vend pa futur politiken, edhe ne nje shkrim qe nuk flet per politike .Edhe do zoti kur te hidhesh te te hyje edhe ndonje hu i madh ne b... o ordiner partiak.

  • Beni: 30/11/2020 08:23

    Bllokoni dritaret ,,,dhe tarracen...nuk lihen drtaret e haoura dhe vendosni kondicioner qendror.....keshtu i kane ne europe...

    Përgjigju
    • E duam Shqipërinë: 30/11/2020 12:05

      Si ne burg, ose i japim sherbimin e duhur e ta dalin gjallë, jo jo, ke mire dritaret, te rroje partia.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri