Hidhet shorti i Europa League, 3 ekipet shqiptare mësojnë rivalët

Hidhet shorti i Europa League, 3 ekipet shqiptare mësojnë rivalët

Foto ilustruese

Kukësi, Teuta dhe Laci tre ekipet shqiptare që do të luajnë kanë mësuar rivalët e tyre europian. Shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës për turin e parë eliminator ka përcaktuar që Kukësi do të përballet me bullgarët e Slavias së Sofies. Ndeshja do të luhet në "Air Albania" më 27 gusht dhe verilindorët kanë një mundësi të mirë për të kaluar me tej pasi luajnë në shtëpi.

Teutën shorti e vuri përballë ekipit Izraelit të Beitar Jerusalem me ndeshjen që do luhet në Durrës.

Ndërsa Laci ishte me më pak fat pasi do të luajë në transfertë në Azerbajxhan me ekipin e Kesla. Ky raund do të luhet me një ndeshje të vetme dhe jo me sistemin vajtje ardhje sipas rregullave të përcaktuara nga UEFA të imponuara edhe nga pandemia. Skuadrat shqiptare do ti luajnë ndeshjet në datën 27 gusht.

Dje mësoi rivalin edhe Tirana kampionia e Shqipërisë. Në turin e parë të Champions League Tirana do luajë në Gjeorgji ndaj Dinamo Tbilisi./ Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

I dënuar me burgim të përjetshëm, pendohet pas 26 vitesh anëtari i Camorra-s i njohur si 'Sandokan'

I dënuar me burgim të përjetshëm, pendohet pas 26 vitesh anëtari i Camorra-s i njohur si 'Sandokan'