Ilir Yzeiri: Hijenat e demokracisë dhe tragjedia jonë antropologjike

Ilir Yzeiri: Hijenat e demokracisë dhe tragjedia jonë antropologjike

Berisha dhe Meta

Vdekja e 7-vjeçares Jonida Avdia është nga ato lloj fatkeqësish që nuk ka asnjë fjalë që mund ta tregojë, është aq tragjike dhe e dhimbshme sa kur e mendon të duket se aty mbaron jeta dhe pas asaj, prindërit e vogëlushes dhe të afërmit e saj janë njerëzit më ftakeqë në këtë botë. Nëse dhimbja do të tregohej me një portret ajo sot do të na shfaqej me sytë e qeshur të Jonidës si për të na kujtuar që ne të gjallët jemi të dënuar me tragjeditë më të pashpirta.

Vdekja e Jonadës është tragjike sepse nuk ishte e natyrshme, pra nuk ndodhi për shkaqe natyrale, por ndodhi për faje njerëzore, ndodhi sepse një person, një tjetër qytetar fatkeq, sepse edhe ai që ka kryer atë krim makabër tani është një i mjerë, një njeri që ka shkatërruar jetën e tij dhe të familjes, pra ky fatkeq duke kryer një manovër fatale me një motoskaf goditi vogëlushen e pafaj.

Prindërit e Jonidës, ata që u vranë dhe u masakruan në shpirt si asnjëri prej nesh, kanë kërkuar drejtësi, pra kanë gjetur forca që ta përmbajnë dhimbjen e tyre dhe të shfaqen si njerëz dinjitozë, megjithëse të gjithë e dimë që plaga e tyre është e llahtarshme dhe nuk do të mbyllet kurrë.

Fill pas kësaj, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, me dinjitetin e njeriut të ligjit u nis menjëherë në Himarë dhe nga vendi i ngjarjes deklaroi se ne jemi dy herë përgjegjës për këtë tragjedi : e para se nuk arritëm të shmangim vdekjen e Jonidës së vogël dhe e dyta sepse autori ishte një efektiv policie. Kjo shfaqje me kokën ulur dhe me ndjenjën e përgjegjësisë dhe të faljes, natyrisht nuk e kthen në jetë Jonidën, por tregon për një shtetar dhe njeri profesional dinjitoz. Ajo që ndodhi më pas dhe masat që u morën prej tij tashmë dihen.

Ishte e ligjshme dhe krejtësisht e justifikuar protesta qytetare e datës 4 gusht 2022. Mirëpo, ajo protestë, ashtu siç ka ndodhur me të gjitha të tjerat para saj ; si me ato të studentëve apo ato në rastin e vrasjes së Klodian Rashës, të gjitha u ndotën nga prania e hijenave të demokracisë shqiptare. Edhe dje, prania e Sali Berishës dhe e Ilir Metës në atë protestë jo vetëm që i humbën asaj solemnitetitin, por sollën me vete edhe duhmën e rëndë të vdekjes së Jonidave në këtë vend prej makutërisë së tyre. Jonida është ëngjëlli i pafajshëm që sot atje lart në qiell ku është do të na kujtojë ne këtu poshtë se ajo nuk ka nevojë të njollosë imazhin e saj me hijenat e demokracisë. Prania e tyre në këto lloj tubimesh na kujton vdekjen që u mboll në këtë vend, sidomos nga ato dy figura. Të mbytyrit në kanalin e Otrantos, të vrarët dhe të vdekurit e vitit 1997, na kujton Remzi Hoxhën e zhdukur dhe Erisonin që po luante me biçikletë kur shpërthimi makabër në Gërdec vrau atë dhe 25 persona të tjerë dhe plagosi 300 të tjerë. Ilir Meta duhej të kishte marrë me vete dje edhe bllokun e famshëm që u bë shkak për të vrarët në Bulevard.

Protesta për vdekjen tragjike të Jonidës është e ligjshme dhe krejtësisht e justifikuar, por ajo nuk mund të shërbejë si gjah politik për hijenat e demokracisë shqiptare, ajo nuk mund të ndihmojë që në këtë vend të thellohet edhe më tej armiqësia dhe konflikti politik.

Vdekja si institucion në të gjithë botën është një moment reflektimi të thellë dhe i bën njerëzit më të arsyeshëm, më të menduar. Zakonisht, të gjithë duan të mbajnë gjallë shpirtin e atij apo asaj që është ngjtur në qiell dhe të gjithë ndezin qirinj në mënyrë që flaka e tij të ndrijë shpirtin e atij që nuk është më.

Në Shqipëri janë shtuar vdekjet aksidentale në plazh dhe ajo që ndodhi sivjet në Himarë bën përgjegjëse sidomos misnistren e Turizmit Mirela Kumbaron. Në disa vëzhgime që kanë bërë mediet në vend dhe sidomos « Report tv », qysh në fillim të sezonit pati vënë re një rrëmujë totale në bregdet. Si asnjëherë më parë këtë vit, vija bregdetare ka qenë më së shumti në kaos dhe e pambikqyrur nga instancat që ka Ministria e Turizmit. Ne nuk mund t’i kërkiojmë policisë çdo gjë. Unë nuk mund ta kuptoj si si ka mundësi që nuk organizohet puna në mënyrën më të thjeshtë të mundshme. Një vëzhgues dhe mbikqyrës në plazhe me autoritetin për të kontrolluar hapësirën që zihet nga banditët me zinxhira floriri në qafë, për të mbikqyrur dhe kontrolluar mjetet lundruese në det dhe nëse është e mundur edhe vendosja e kamerave të sigurisë për të mbikqyrur hapësirën. Dhe policia mund të ndërhyjë vetëm kur të sinjalitohet nga këto struktura. Sepse nëse Mirela Kumbaro nuk e administron dot vijën bregdetare me agjencitë që ka, do të thotë që ne të nxjerrim edhe ushtrinë në det, jo vetëm policinë.  

Ndërkaq, mbi një popullsi që ka si karakteristikë kryesore antropologjike mendjemadhësinë, mburrjen, arrogancën dhe egoizmin primitiv, masat për të detyruar këta njerëz që të respektojnë hapësirën publike duhet të jenë drastike. Ne kemi një defekt të madh si komb : jemi krenarë, jo të përunjur. Urrejmë hapësirën publike dhe përpiqemi ta zaptojmë atë dhe jo ta ndajmë me të tjerët. Të gjithë e kini venë re se sa e vështirë është te ecësh nëpër rrugët e Tiranës në këmbë. Jo vetëm pse trotuaret janë të ngushte, por sepse shqiptarët meshkuj e femra ecin me krahët hapur, në një vijë edhe sikur të jenë dhjetë vetë, tunden dhe fryjnë krahët dhe e ke të vështirë t’u thuash hapuni pak të kaloj se të shohin shtrembër. Po ashtu edhe në plazhe. Ndarja e territorit bëhet jo sipas mundësisë që kemi të gjithë dhe sipas përunjësisë, por sipas forcës. Shqiptarët, në shumë raste shfaqen si mburravecë të neveritshëm, që hapen bythësh me zor, që ecin sikur kanë brenda njëzetë okllai, që mburren dhe bëhen agresivë me më të dobtin, janë ata që kanë instaluar kulturën e sfidës mbi tjetrin. Për fat të keq edhe nënat, edhe shkolla, edhe shoqëria, edhe institucionet u mësojnë të jenë ballëlartë, krenarë, të fortë mos të ulin kokën. Nuk i mësojnë të jenë të përunjur, të tërhequr të mbyllur dhe të respektojnë tjetrin. Nuk i mësojnë që të kenë të stamposur në fytyrë një buzëqeshje, por i nxisin të shohin me sy të zgurdulluar nga inati edhe atëherë kur janë duke ecur në rrugë si njerëz normalë. Ky kaos psikik dhe kjo edukatë sjell pastaj edhe prirjen kryesore që shfaqet ndër ne : të shkelet me këmbë dhe me forcë gjithçka që është publike dhe të rrëmbehet për interesat egoiste tonat ajo që do të duhet të ndahet me të tjerët. Ndaj në rrugë disa ecin si të çmendur, disa të tjerë nxjerrin psitoletat për një vështrim dhe në det trimat rrëmbejnë hapësirën dhe sillen aty si vrasës. Shtoju këtyre edhe hijenat e demokracisë dhe panorama është e plotë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hani: 06/08/2022 00:10

    Edi Rama dhe hipokrizia e atyre qe e lartesojne jane momstrat tona sot. Sala dhe Meta ishim dje. Kur tipa si keta servilet patologjik do te zhduken mbase do kemi nje shans per media te lire.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 05/08/2022 19:31

    Pra,ti zotni yzeiri po thua se populli ka ate qeveri qe meriton. Jam dakort me kete gjysem te vertete,por morali fabules eshte shtrire për tokë dhe intelektualet e vertete kane nje detyre te larte,te bien theror per drejtesi e barazi sociale dhe jo te lepijne buzet pasi kane shuar urinë me sufllaqen e shijshme te paguar nga politika kriminale ne pushtet e opozite.

    Përgjigju
    • Tir: 06/08/2022 10:34

      Pra zoti Momli si kryeminister do shperdante sufllaqe. Tani jemi te qarte

    • UKU MOMLIT: 05/08/2022 21:05

      O tirona,puna pare qe do beja do ju lija pa sufllaqe ju minimalisht te vetquajtur militante trushplare,patronazhiste dhe mercenare te pabese.

    • Tirana: 05/08/2022 20:52

      Uku eshte tipik KRITIZER dhe propagandon tezen me fryme pesimiste TE GJITHE NJELLOJ , pra gjithcka ne kete vend eshte E ZEZE dhe PA SHPRESE. Pra thjesht kritiizer per te gjithe. Ndoshta zoti Momli duhet t’i thote shqiptareve , se cfare do te bente konkretisht po te zgjidhej KRYEMINISTER ?

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Atentat në Memaliaj, avokati Andrea Zotaj i shpëton breshërisë së kallashnikovit

Atentat në Memaliaj, avokati Andrea Zotaj i shpëton breshërisë së kallashnikovit