Hipokrizia në zgjedhjen e Presidentit të Republikës

Hipokrizia në zgjedhjen e Presidentit të Republikës

Foto ilustruese

Zhurma që ka përfshire procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës është një blof djallëzor, që sërish nxjerr jashtë procesit të interesuarit kryesor, shqiptarët. Presidenti i Republikës është Kryetar i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit thotë Kushtetuta por askush asnjëherë nuk e ka përfillur atë që thotë ajo dhe interesat e mbarë shqiptarve sidomos.

Një klasë politike e kalbur, quan të mirëqënë që cdo vendim duhet ta marr ajo. Një klasë politike që nuk zgjidhet por vetë zgjidhet me djallëzi dhe me blofe spetakolare kërkon që asnjë institucion kushtetues mos përfaqësoje shqiptarët as Presidenti i Republikës.

Minimalisht as Presidentin e shtetit të tyre shqiptarët kanë të pamundur ta zgjedhin me anë të një referendumi, ku nëpërmjet alternativave mund të zgjdhein atë që cmojnë më shumë.

Por kjo kastë politike ka kalcifikuar muret rrethuese të saj dhe hinka e saj që quhet parlament detyrimisht është në funksion të 3 ose 4 kuajve të politikës, jo të partive politike dhe aq më pak të shqiptarve.

Kanë ditë që shqiptarët i enjtin me gënjeshtra. Vetëm 20 deputetë mund të propozojnë një emër, asnjë më shumë. Partia Demokratike e përcarë dhe e shpërndarë nuk dihet sa ose a mund të propozojë ndokënd.

3 raundet e para me diferencë 1 javore gjoja i janë lënë opozitës, po kujt opozite? Pikërisht këto 3 raunde që duan jo pak po 84 vota për të nxjerrë një President Republike, emrat që dalin orë pas ore, në shumicën e tyre janë qesharakë ose në kundërshtim me ligjin.

Aq shumë është zhbërë kujtesa dhe morali ynë kombëtarë sa si askund tjetër për President Republike propozohet edhe një nip i nje pseudo të vetëshpalluri mbret, dmth të cakitësh fundin e kushtetueshmërisë dhe orientimit perëndimor.

Në vitin 1997 shqiptarët me rreth 70 % të tyre refuzuan monarkinë, biles pararendësi i majtë i kryeministrit Rama dëboi nga Republika e Shqipërisë atin e kandidatit të sotëm. Ndaj cdo futje nga dritarja e atyre që dolën nga dera është një provokim i shëmtuar që vetëm politika në paketë ja u ofron shqiptarve.

Një pjesë e emrave të tjerë janë pa rezidencë në 10 vjecarin e fundit sic e kërkon Kushtetuta, por gjithësesi të merresh me ato emra që propozohen nga një deputet dhe jo nga 20 sic e kerkon ligji është mirefilltazi kaosi dhe blofi që ofroi Rama sërish për të ligjëruar përjashtimin e shqiptarve nga vendimarrja kryesore mbi jetën e tyre në teritorin ku jetojnë.

Zgjedhja dhe pazari për Presidentin e Republikës është i shëmtuar si vetë ata që e kanë pjellë.

Dihet që Rama ka ruajtur për vete dy raundet e fundit të zgjedhjes së Presidentit të Republikës, raundet ku thjesht me 71 vota ai zgjedh përfaqësuesin më elitar dhe përbashkues të shqiptarve medemek.

Por situata në Shqipëri është dramatike për nga shpresa, mafioze për nga zhvillimi.

Reforma në drejtësi është në darën mafioze të politikës, sa më shumë të interesoshesh dhe dish për të aq më shumë hidhërohesh, shantazhe, përgjime ilegale, dosje që zhduken ose harrohen zyrave, presione dhe asgje që nuk ndodh në fund.

Për politikën nuk është nevoja të shkruaj asnjë rrejsht më shumë pasi është aq e kriminalizuar dhe e pandëshkuar sa që ti ndjehesh një qytetar pa atdhe, pa përkatësi vlerash, ku krimi dhe korrupsioni kalojnë 10 vjecarët e parashkrimit pa u ndëshkuar dhe ti mbetesh një mjeran që ndershmërinë e ke njollë turpi dhe dështimi për ata që lë pas, kjo është Shqipëria që Rama po kujdeset të krijojë. Dhe dihet sic shkruanin romakët e lashte, cdo titullar i jep nurin e tij asaj që drejton!

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Balo Bënça: 20/05/2022 01:27

    Qesharak është konstatimi se nuk paskemi Opozitë! Jo Brizidë ,Opozitë Rogneri nuk kemi,budallai Rama duke defaktorizuar opozitarizmin,defaktorizon sistemin dhe natyrisht edhe veten.. Ndërsa Opozitë është çdokush që e do Shqipërinë ! Nuk pyetet kujt Opozitë moj juriste,po Opozitë ndaj kujt!? E të them ndaj gjithë establishmentit,edhe kundër teje me shokë...që flisni kundrejt pagesës! Kjo është Opozita e vërtetë...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin