Hipotekimi i apartamenteve/ Si legalizohen pallatet pa leje dhe katet shtesë

Hipotekimi i apartamenteve/ Si legalizohen pallatet pa leje dhe katet shtesë

Pas shumë vështirësish dhe vite pritje në zonën e “Astirit” pranë Kasharit janë legalizuar mbi 300 apartamente dhe mbi 60 dyqane. Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t Artan Lame ka qenë dje prezent në ceremoninë e dorëzimit të lejes së legalizimit për tre kulla banimi.Me këtë rast, drejtori Artan Lame u bëri thirrje gjithë qytetarëve për të bashkëpunuar me ALUIZNI-n, nëse investitori nuk përgjigjet për të vazhduar procedurën e hipotekimit të banesave të tyre.

Ky bashkëpunim mes qytetarëve dhe institucionit do e bëjë më të thjeshtë dhe më të shpejtë procesin e legalizmit dhe më pas hipotekimi të apartamenteve, në rastet kur investitori i ka braktisur apo nuk jeton më. "Është arritur në rreth 140 pallate të tjera, të cilat janë legalizuar gjatë 2018.

Të mblidhen banorët dhe të bëhen bashkë dhe të vazhdohen procedurat për legalizim, duhet të vazhdojnë dhe të tjerët", u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t. Artan Lame i dorëzoi lejen e legalizimit përfaqësuesit të firmës së ndërtimit dhe qartësoi qyetarët se do të jetë vetë ALUIZNI ai që do e dërgojë aplikimin në Hipotekë për të marrë gjithë banorët certifikatën e pronësisë sipas kontartës së nënshkruar me investitorin e tre kullave.

Si legalizohen pallatet pa leje dhe katet shtesë
Thirrja e djeshme e drejtorit të Përgjithshëm tëALUIZNI-t, Artan Lame ndaj banorëve të pallateve pa hipotekë për të vazhduar procedurat e legalizimit, tregon se ka ende shumë qytetarë që po e ushtrojnë këtë të drejtë që qeveria ka gati 2 vite që ua ka dhënë. Me anë të VKM 19/2017 qeveria ka rregulluar ligjërisht procedurat për ato pallate që kanë mbetur pa hipotekë për shkak se ndërtuesi ka detyrime ndaj shtetit. Por cilat janë hapatë që duhet të ndjekin qytetarët e interesuar për të përfituar nga ky vendim në mënyrë që të marrin hipotekën e apartamenteve të tyre.

I.   LEGALIZIMI NË FAVOR TË POSEDUESVE TË OBJEKTEVE ME SHKELJE  TË LEJES SË NDËRTIMIT

1.Procedurat e legalizimit të objektit me shkelje të lejes së ndërtimit kryhen në favor të poseduesve (si porositës, apo pronarë trualli, sipas kontratave të porosisë/ sipërmarrjes, ose aktmarrëveshjes) në rastet e mëposhtme:

a)Subjekti ndërtues/investitori është në kushtet e nenit 99 (ose 187) të ligjit nr.9901 datë 14.04.2008 "Për shoqëritë tregtare" të ndryshuar; ose

b)Subjekti ndërtues/investitori nuk dorëzon brenda 30 ditësh nga data e njoftimit, dokumentacionin e kërkuar zyrtarisht nga ALUIZNI sipas ligjit nr.9482 date 03.04.2006. Këtu përfshihet dhe rasti kur subjekti rezulton me  veprimtari  të pezulluar prej të paktën 1 viti, sipas informacionit të administruar nga Qendra  Kombëtare  e Biznesit.

2.Kur plotësohen kushtet e pikës 1 të këtij vendimi, drejtoritë e ALUIZNI-t vijojnë legaliziminnë favortë    poseduesvetë apartamenteve, oseambienteve me funksion social-ekonomik, në vijim të quajtura "njësi individuale", sipas rregullave dhe procedurave të parashikuara në këtë vendim.

3.Drejtoritë e varësisë të ALUIZNI-t, paskryerjessë  procedurave  të evidentimit në terren, hartojnë  listat  e  ndërtimeve  të  ngritura  nga  subjektet  që  gjenden  në  kushtet  e  pikës  1 të  këtij  vendimi,  si dhe  listën  e  poseduesve të njësive individuale dhe i afishojnë ato në faqen zyrtare të ALUIZNI-t, në ambientet  e  drejtorive  dhe  të objekteve që do t'i  nënshtrohen procesit të legalizimit, si dhe pranë njësive të qeverisjes  vendore.

4.Legalizimi dhe regjistrimi për objektet që trajtohen sipas këtij kreu, në varësi të gjendjesligjore, kryhet në dy faza:

a)Miratimi i lejes së legalizimit për objektin kryesor (sipas projektit të  miratuar nga  organi  kompetent)  së  bashku  me  shtesat anësore dhe/osenë lartësi të realizuara dhe të deklaruara nga subjekti ndërtues dhe regjistrimi i tyre në ZVRPP në emër të  ALUIZNI-t, duke u përjashtuar nga taksat  dhe  tarifat e shërbimit.

b)   Miratimi i lejes së legalizimit për shtesat anësore dhe/ose në lartësi të realizuara dhe tëdeklaruara  nga vetë subjektet poseduese.

5.U nënshtrohen kritereve kualifikuese të parashikuara në VKM nr.280, date 01.04.2015 "Për përcaktimin e kritereve, procedurave e dokumentacionit të zbatueshëm për të kualifikuar ndërtimet pa leje, shtesat anësore dhe/ose në lartësi, në ndërtime me leje", vetëm shtesat në tejkalim të lejes së ndërtimit. Nëse shtesa gjendet në kushtet e përjashtimit nga legalizimi, legalizohet dhe regjistrohet vetëm objekti  kryesor.

6.   Poseduesit e njësive individuale duhet të dorëzojnë dokumentacionin që provon marrëdhënien juridiko-civile me subjektin ndërtues/investitor. Pas procedurave sipas pikës 4, germa a), e këtij vendimi, drejtoria e ALUIZNI-t miraton lejet e legalizimit për njësitë individuale, në favor të poseduesve, sipas dokumentacionit të sipërpërmendur.

7.   Kur për të njëjtën njësi individuale ka pretendime  nga  dy  apo  më  shumë persona, mosmarrëveshja zgjidhet nga gjykata. Procedurat  e  legalizimit  në këtë  rast  pezullohen, me paraqitjen e vërtetimit gjyqësor nga pala e interesuar, apo me vendim gjyqësor për vendosjen e masës së sigurimit  të  padisë. Këto procedura rinisin  në  përputhje  me  dispozitivin  e  vendimit gjyqësor të  formës së  prerë,  të dorëzuar  nga  subjekti  i interesuar.

****

11. Penalitetet  sipas  nenit  43  të  ligjit  nr.9482, datë  3.4.2006"Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje" i ndryshuar, mbarten nga subjekti  ndërtues/investitor  dhe   nuk   pengojnë  legalizimin në favor të poseduesve, sipas këtij kreu. Ato llogariten nga drejtoria e ALUIZNI-t dhe i njoftohen Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Nëse subjekti është duke iu  nënshtruar  procedurave  të  falimentit,  ato  i njoftohen edhe personit të ngarkuar me likuidimin e shoqërisë tregtare dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes së Falimentit.

II.  LEGALIZIMI NË EMËR TË SUBJEKTIT NDËRTUES/INVESTITOR

13.  Për objektet me shkelje të lejes së ndërtimit, që nuk trajtohen sipas kreut i të këtij vendimi, leja e  legalizimit  miratohet  për  subjektin ndërtues/investitor që rezulton  i tillë nga leja e ndërtimit, apo për subjektin  të cilit i janë njohur të drejta mbi  ndërtimin, nëpërmjet:

a)   veprimeve juridiko-civile (kontrata, akte noteriale) për kalimin e të drejtave mbi investimin/ndërtesën, nga investitori/ndërtuesi tek një subjekt tjetër;

b)   vendimit gjyqësor të formës së prerë.

14.  Legalizimi nuk pengohet nga detyrimet tatimore që kanë palët si rezultat i veprimeve të kryera më parë për kalimin e të drejtave mbi  objektin,  dhe as nuk i shuan  këto detyrime. Në zbatim të kësaj pike ALUIZNI, në momentin e dërgimit të lejes së legalizimit për regjistrim  pranë ZVRPP, përcjell kopjetë dokumentacionit të praktikës, pranë drejtorisë rajonale tatimore, për vlerësimin e detyrimeve përkatëse.

15.  Rregullat e përcaktuara në pikat 4 dhe 5 të këtij vendimi, zbatohen edhe për objektet që legalizohen sipas këtij kreu.

Ill. LEGALIZIMI I OBJEKTEVE SHUMËKATËSHE PA LEJE NDËRTIMI, TË DESTINUARA PËR KALIM PRONËSIE APO QERADHËNIE

16.  Evidentimi i objekteve shumëkatëshe (mbi 5 kate), të ngritura pa leje ndërtimi të organeve kompetente, për qëllim shitblerje apo qiradhënie të njësive individuale të banimit apo shërbimit, kryhet nga drejtoritë e ALUIZNI-t, nëpërmjet bashkërendimit dhe shkëmbimit të informacionit me njësitë e qeverisjes vendore si dhe nëpërmjet procedurave të evidentimit në terren.

17.  Subjekti ndërtues/investitori që ka ngritur objektin shumëkatësh pa leje të organeve kompetente, me qëllim shitblerjen dhe/ose qiradhënien, paguan pranë njësisë së qeverisjes vendore, taksën e ndikimit në infrastrukturë sipas pikës 2 të nenit 27 të ligjit nr.9632, datë 30.10.2006 "Për sistemin e taksave vendore" i ndryshuar.

18.  Kur aplikues për legalizim janë banorët/poseduesit e njësive individuale të ndërtimit shumëkatësh, procedurat administrative ndiqen nga ALUIZNI në favor të tyre. Në këtë rast, taksa e ndikimit në infrastrukturë paguhet sipas pikës 2/1 të nenit 27 të ligjit nr.9632, datë 30.10.2006 "Për sistemin e taksave vendore" i ndryshuar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

‘Faqe e zezë’, Basha: Të protestosh para Bashkisë me Ilir  Metën, solli Ramën në pushtet e tani del aty si ‘supermen’

‘Faqe e zezë’, Basha: Të protestosh para Bashkisë me Ilir  Metën, solli Ramën në pushtet e tani del aty si ‘supermen’