Hipoteza e një studimi/ Kush mban syze është më pak i ekspozuar ndaj rrezikut të kontraktimit të Covid-19

Hipoteza e një studimi/  Kush mban syze është më pak i ekspozuar ndaj rrezikut të kontraktimit të Covid-19

Ata që mbajnë syze miopi janë më pak të ekspozuar ndaj rrezikut të kontraktimit të Covid-19. Kjo është hipoteza e një studimi të botuar në ‘Journal of the American Medical Association (JAMA) Ophthalmology’ dhe kryer nga ekspertët e Spitalit ‘Suizhou Zengdu’. Studimi përfshiu 276 pacientë të pranuar në Spitalin Suizhou Zengdu në Suizhou, Provinca e Hubei të Kinës dhe zbuloi se vetëm 6 përqind e pjesëmarrësve mbanin syze miopi për më shumë se tetë orë në ditë.

"Kjo është një mundësi interesante - tha Lisa Maragakis, e Shkollës së Mjekësisë të Universitetit Johns Hopkins, e cila nuk ishte e përfshirë në studim - dhe në të njëjtën kohë provokuese, pasi ngre mundësinë që përdorimi syve mund të ofrojë një shkallë rë caktuar  mbrojtje nga Covid-19, por kjo nuk mjafton për të rekomanduar mbajtjen e syzeve".

"Profesionistët e shëndetësisë këshillohen të mbajnë mburoja ose syze mbrojtëse të fytyrës, së bashku me maska ​​- vazhdoi Maragakis - por udhëzimet për shëndetin publik nuk promovojnë përdorimin e syzeve, por insistojnë në rëndësinë e maskave, larjen e shpeshtë të duarve dhe distancën ".

Ekipi hulumtues në studim përfshiu 276 pacientë të pranuar në spital midis 27 janarit dhe 13 marsit 2020.

"30 pjesëmarrës, që korrespondojnë me 11 përqind, mbanin syze - tha Xiaolin Ëang, nga Spitali Suizhou Zengdu dhe autor i studimit - por vetëm 16, ose 5.8 përqind, mbanin syze për më shumë se tetë orë në ditë”

"Ne nuk e kemi shqyrtuar arsyen e kësaj lidhje mes syzeve dhe Covid - thotë Ëang - por hipoteza jonë është që përdorimi i syzeve parandalon njerëzit të prekin sytë, gjë që zvogëlon shanset e ngjitjes së infeksionit".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë