Hiqen vizat për kinezët, tashmë mund të vijnë në Shqipëri vetëm me një pasaportë

Hiqen vizat për kinezët, tashmë mund të vijnë në Shqipëri vetëm me një pasaportë

TIRANE- Këshilli i Ministrave ka vendosur të heqë vizat për shtetasit kinezë. Vendimi është marrë në mbledhjen e zhvilluar mesditën e djeshme.  Tashmë shtetasi kinezë i shtohen listës së vendeve që mund të lëvizin pa vizë drejt Shqipërisë, vetëm me një pasaportë.

VENDIMI

Vendim për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.513, datë 13.6.2013, të këshillit të ministrave, “për përcaktimin e kritereve, të procedurave e të dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 30, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

Vendosi

1. Në vendimin nr.513, datë 13.6.2019, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

a) Në aneksin nr.3, “Lista e shteteve, shtetasit e të cilëve hyjnë pa vizë në Republikën e Shqipërisë dhe çfarë dokumenti duhet të paraqesin”, që i bashkëlidhet vendimit, shtohet shteti “Kinë, Republika Popullore*”, me dokumentin pasaportë.

b) Në aneksin nr.4, “Lista e shteteve, shtetasit e të cilave hyjnë me vizë në Republikën e Shqipërisë dhe përfaqësitë ku mund të bëhet aplikimi, si dhe tarifa përkatëse e shërbimit me vizë”, që i bashkëlidhet vendimit, të ndryshuar, hiqet shteti “Kinë, Republika Popullore”, për vizat “C”.

2. Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironsi: 19/12/2019 12:01

    DHE JA KU FILLON TRAFIKU I 1MILIARD E CA KINEZ DREJTE EUROPES... JA KU U HAPEN DHE VENDET E PUNES NGA QEVERIA... TRAFIKANT NJERZOR.

    Përgjigju
  • Kafsha: 18/12/2019 23:16

    Politikanët tanë janë antishqiptarë çirakë funderrina të padronëve të tyre. Do e mbushin vendin kinezëri!

    Përgjigju
  • Mahmut Uje-guri: 18/12/2019 20:54

    ja ku erdhi edhe krahu i lire i punes tani biznesmenet edhe oligarket shqipo do kene mundesi te kene punetore qe punojne per nje pjate oriz

    Përgjigju
  • Liu: 18/12/2019 19:32

    Njerezit votuan per kete keshill qe t'ju sjelle ujin 24 ore, jo t'ju heqe ujin. Sa me shpejt te ndodhe kjo , po aq shpejt hiqen depozitat. Uroj qe keshilli dhe Bashkia ta bejne realitet kerkesen e njerezve per uje dhe te shpetojne nga depozitat

    Përgjigju
  • Skafisti: 18/12/2019 19:13

    Shyqyr qe na u hap puna se po falimentonim.

    Përgjigju
    • Karaburuni: 19/12/2019 09:18

      Bestrov te qift vlora dhe gjith kinezt qe do vijn motren .

    • Bestrove: 18/12/2019 23:17

      Vlonjat plere

  • Xhevair muha: 18/12/2019 18:57

    Jo vetem ato ne tarace po ka shume te padukshme qe ndodhen ne katet e fundit te brenda pallatit. Qe Kur prishet gadixhani uji derdhet ne shkalle edhe ne ashensor. Qe e ben ben te rrezikuar jeten edhe pa termet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë