Historia e 40-vjeçares që u shfrytëzua për prostitucion/ Lindi djalin me tutorin, ia birësuan në Itali

Historia e saj është historia e njërës prej atyre. Vajzave shqiptare që kanë rënë pre e prostitucionit, te mashtruara dhe të detyruara të dalin trotuareve të Europës. Për shumë prej tyre fati nuk I dihet ende.  L.T u njoh me djalin nga Patosi Arturin. Ajo ishte ende një e mitur kur mes tyre lindi një dashuri si kristali.

Familja nuk dinte asgjë për këtë marrëdhënie, deri në momentin kur të rinjtë vendosën të jetonin bashkë dhe L.  të largohej nga shtëpia fshehurazi, pa i thonë asgjë familjes. Ditën e tretë të jetës, që nisën bashkë, Arturi i kërkon L. të iknin nga Shqipëria për në Firence të Italisë. Kjo ndodhi në vitin 1994. Të dy u larguan me gomone nga Vlora bashkë dhe me një grup emigrantësh. Mbërritën në Brindizi dhe pasi morën trenin udhëtuan drejt Firences.

Ata u vendosën tek shtëpia e një shoku të Arturit aty ku ndodheshin edhe 5 vajza të tjera. L  ishte ende një vajzë e brishtë dhe e mitur, ajo dashuronte Arturin pa e ditur se mbreti i dashurisë së saj kishte të tjera vizione për të dhe të ardhmen e tyre. Rruga me emrin ’’Via Karshina’’në Firence do të ishte për L. kryqëzimi I fatit të trishtë të saj. Ajo u detyrua të dilte në rrugë dhe të prostituonte. Endrrat u thyen dhe dashuria gjithashtu, L. tashmë ishte shumë larg të afërmëve të saj dhe shumë pranë rreziqeve që e prisnin pas kësaj. Ditën e daljes në rrugë policia arreston 5 vajzat bashkë me L. e vogël. Ajo i rrëfen të vërtetën nga ku policia  e dërgon në një qendër sociale për minorenet.

Policia bënë kontroll në shtëpinë ku Arturi mbante vajzat. L. ndërkohë vijonte të qëndronte në qendër ndërsa nuk e kishte kuptuar se kishte mbetur shtatzënë. Ajo ishte tre muajshe. Një familje italiane , e cila  kishte lidhje me qendrën ku rehabilitohej L.

Sergo D. është personi që strehonte në shtëpinë e tij femrat që ishin shtatzënë. L. lind djalin në korrik të vitit 1995 dhe vendos ta quaj Renato. 2-ditë më pas L. nën prezencën e asistentes sociale firmos një dokument, me pretendimin e daljes nga spitali.

Të nesërmen në mëngjes pyet për djalin, ndërsa i pohojnë se ishte birësuar. 2 javë qëndroi nga lindja dhe nuk mundi të mësojë më asgjë për djalin e saj që sot është 24 vjec. Ajo kthehet në Shqipëri nga autoritetet italiane pranë familjes së saj në Darzez të Fierit.  L. nuk i tregon prindërve pr djalin që lindi. Në vitin 2008 ajo martohet një tjetër Artur bashkëshortin e saj me të cilin kanë djalin me emrin Alfio. Por fati nuk do ta kishte shkruar ndryshe përvecse një tjetër tronditje që L. do të pësonte, bashkëshorti i saj humb jetën në një aksident automobilistik në vitin 2017. E vrarë nga fati e zhytur në pikëllim L. sot kërkon djalin e saj të parë, fatin e të cilit nuk e mësoi kurrë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali