Historia e 70-vjeçarit që kultivon në Llakatund frutin e panjohur për shqiptarët: Është bombë vitaminash

VLORË-Ai është 70 vjeç, por ashtu siç rrëfen, puna në bujqësi e ka mbajtur të fortë. Qazim Muhametaj, një fermer në Llakatund të Vlorës e ka lidhur jetën e tij me bujqësinë dhe kultivimin e frutave të ndryshme.

Por, Muhametaj ndalet tek një risi që ai ka futur në Shqipëri, kultivimin e kivit dhe së fundi edhe të frutit të Goji berrit një frut me jetëgjatësi 100 vjecare. I panjohur ndoshta për shumë prej konsumatorëve, manat goxhi, apo siç gjenden zakonisht me emrin Goji Berry, janë një frut që vjen nga bima botanike Lycium barbarum. Ato janë të kuqe, kokërr vogla në pamje të parë, ngjajnë me frutin e thanës por kur priten në mes ato ngjajnë si domatet, por në përmasa shumë të vogla. Një frut i rrallë për Europën, por shumë popullor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadasë dhe Kinës, së fundmi edhe në Shqipëri.

70 vjeçari thotë se këtë frut të rrallë fillimisht e kanë kultivuar izraelitët, ku përveç se është i shijshëm ka edhe veti mjekësorë. Muhametaj  shpjegon se 10 kokrra në ditë nga ky frut kanë një efekt mrekullibërës për organizmin e njeriut.  

"Fillimisht mbolla kivi. E pashë që kishte rendiment dhe e shtova nga 300 rrënjë në 1000 rrënjë. Pastaj duke parë, mbolla goji berri. Duke parë që kishte interes e shtova edhe këtë. Në Vlorë jam i pari që kultivoj këtë bimë. Fermerët duhet të mbjellin këtë bimë. Njerëzit nuk duhet të hajnë më shumë se 10 kokrra në ditë, pasi është bombë vitaminash", rrëfen 70-vjeçari.

Fermeri kërkon që të mbahet premtimi i bërë për krijimin e ambienteve dhe magazinave frigoriferike për të ruajtur prodhimin e të mos rrezikohen fermerët nga dëmtimi i tij. 

"Shteti shqiptar duhet të krijojë në çdo qendër administrative një magazinë, dhoma frigoriferike. Duke qenë magazina, ne do të funksiononim sipas kërkesave dhe nevojave të tregut. Ne vuajmë. Ka raste që na kthehet malli. Por, ka raste që nuk na kthehet pasi kalbet", shprehet Muhametaj.

Qazim Muhametaj kërkon rikthimin e vëmendjes tek bujqësia në vend, aty ku sipas tij edhe ekonomia merr zhvillim, ndërsa ju bën thirrje të rinjve që të kthejnë sytë nga bujqësia.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bravo: 18/09/2022 08:21

    Bravo ,kto njerez duhen ndihmu.

    Përgjigju
  • Shabani: 13/08/2019 14:03

    I pari ne vlore, mos e ka emrin Flamur Ylli.

    Përgjigju
  • Frroku: 13/08/2019 13:42

    Si ata kush s'e pret mikun. Jane te rralle per ferlikun. Dine te hane e dijne te pine. Si ata,kush e ngre dolline?! Gjithe keto t'mira s'vijne vete. Do te kerkosh per ti gjete. Vlonjatet kane menyren e vet. Jane te rralle kudo ne bote. Si ato,shtire me gjete shoke!

    Përgjigju
  • Fredi: 12/08/2019 19:02

    Më së fundi një vlonjat për së mbari, po mbase nuk eshte vlonjat!

    Përgjigju
    • @kasapi: 14/08/2019 02:50

      Jemi te zotet

    • Hajde prap: 14/08/2019 02:47

      Po ty Fred dymetroshi nga te kemi? Fredi shtatlarti hahahahah Hahahahahaha Hahahahaha Hahahahahahhahahah

    • Kasapi: 13/08/2019 10:17

      E vërtet që u gjet nje vlonjat për së mbari se tër jetën vetëm me skafe.

    • Fredi: 13/08/2019 09:04

      Ju jeni xhuxhë, të hani lesht, nuk t arini dot për atë punë..

    • Hajde prap: 13/08/2019 06:06

      Fole ti ore dobic

    • Fredi Kokë Spina: 13/08/2019 03:31

      Fole ti ore dobic

    • Vlora: 13/08/2019 00:59

      Per kuriozitet ky fredi e paska vetem me vl kushedi ca do i ken ber per mua ka ardh me pushime ne vl dhe ndonje njeri i ka shtyp mamin shtyp jo me makin kuptohet

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Lautaro në lot: Një ëndërr, tani s'e mendoj rinovimin

Lautaro në lot: Një ëndërr, tani s'e mendoj rinovimin