Historia e dhimbshme që fshihet pas tragjedisë në familjen shqiptare në Selanik

Historia e dhimbshme që fshihet pas tragjedisë në familjen shqiptare në Selanik

Viktima dhe djali i tij, foto e publikuar nga mediat greke

Ngjarja e rëndë që ndodhi më 16 Shkurt në një familje shqiptare në Selanik të Greqisë, ka prapa një histori të dhimbshme. 20-vjeçari shqiptar që u arrestua fillimisht si i dyshuar për vrasjen e babait të tij, u la i lirë pasi u provua nga ekspertiza mjeko-ligjore se është i pafajshëm. Në polici ai ka treguar çfarë ndodhi mbrëmjen e 16 Shkurtit, si dhe ka folur për problemet familjare.

Babai i tij 48-vjeçar që humbi jetën, ishte një person i alkoolizuar dhe dhunonte bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij 20 dhe 19 vjeç. Viktima ka punuar në një kompani mishi, ndërsa vitet e fundit ishte i papunë, sipas mediave greke. Banorët e fshatit e përshkruajnë atë si një person që vazhdimisht ishte në gjendje të dehur. Ata kanë thënë për shtypin grek se viktima sillej keq me familjarët e tij, ndërsa 20-vjeçarin e kanë përshkruar si djalë të mirë.

Ndërsa tezja e të riut, thotë se 48-vjeçari i kishte kërcënuar edhe me vrasje.

“Pinte shumë, nuk dinte çfarë bënte, na kërcënonte. Më ka telefonuar motra ime dhe më ka kërkuar ndihmë, thoshte që do t’i vriste, kishte 3 thika”, është shprehur ajo për televizionin Star.

Pasditen e së shtunës, kur dhe ndodhi ngjarja, 48-vjeçari kishte shkuar tek kafeneja ku ndodhej djali i tij 20-vjeçar dhe filloi ta fyente pa shkak. Për të shmangur konfliktin, i riu u largua. Në këtë moment, babai e goditi, por 20-vjeçari nuk i ktheu dorë dhe nisi të largohej me nxitim. I ati nuk e la me aq, por hipi në motorin e tij dhe i doli përpara djalit duke i prerë rrugën. Aty filluan të grindeshin të dy me njëri-tjetrin. Para hetuesve, 20-vjeçari ka thënë se i ktheu dorë, por jo për ta vrarë.

“E godita 2-3 herë me grushte, por nuk mendoja se do të vdiste. Nuk e godita për ta vrarë”, ka thënë ai. Gjykatësi grek, në vendimin që dha, argumentoi se dëshmia e djalit ishte e vërtetë. Kjo bazohet në ekspertizën mjeko-ligjore, sipas së cilës, 48-vjeçari shqiptar humbi jetën për shkak të problemeve në zemër. Goditjet nga djali nuk ishin aq të forta sa për t’i shkaktuar atij vdekjen. Për këtë arsye, 20-vjeçari u la i lirë me detyrimin për t’u paraqitur dy herë në muaj në polici.

Trupi i pajetë i 48-vjeçarit u gjet në tokë në një park të fshatit dhe djali i tij u shoqërua si i dyshuar për vrasjen. Kjo për shkak se një grua kishte deklaruar në polici si dëshmitare se kishte parë që viktima ishte grindur me një person tjetër, me djalin e tij. Por nga hetimet rezultoi se 20-vjeçari është i pafajshëm dhe nuk ka pasur qëllim të vriste të atin /TvKlan

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labinoti: 22/02/2019 14:52

    Shkruhet pjese jo piese.sidoqofte ka shmangur konfliktin fillimisht,te pakten ka tentuar.

    Përgjigju
  • Labi: 22/02/2019 11:52

    Gjyna ky diali Po dhe nje baba t tille mos t rent n pies nejse nuk qellohet babai me grusht kur ta kapje e ta lidhje Po jo ta qelloje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale