Historia e ‘gjuetarit’ të viruseve, i infektuar nga Covid: Ishte si të më kalonte treni mbi vete

Historia e ‘gjuetarit’ të viruseve, i infektuar nga Covid: Ishte si të më kalonte treni mbi vete

Njëriu që ‘ndoqi nga pas’ viruset gjatë gjithë jetës së tij, që nga SIDA e deri në Ebola, përfundimisht u infektua nga koronavirusi.

Ai shprehet se përvoja e tij ishte e tmerrshme: "Ishte sikur të më kalonte një tren përsipër trupit. E nënvlerësova dhe gabova. Kurrë nuk kam qenë i sëmurë në jetën time por kjo ishte si të isha i sëmurë prej dhjetë vitesh. Mendova se Covid-19 ishte si Sars ose si grip. Por mësova të kundërtën pasi e pësova”. Kështu tha për New York Times dhe revistën belge Knack, Dr. Peter Piot, shtatëdhjetë e një vjeç, drejtor i Shkollës së Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër dhe një nga studiuesit pionierë në luftën kundër AIDS dhe Ebola në Afrikë, i cili rrezikoi jetën për shkak të Covid-19.

I shtruar me urgjencë në spital, pastaj i intubuar dhe më pas me fat i mbijetuar, Peter Piot thotë se ‘Kjo ishte hakmarrja e viruseve që deri tani ua ka vështirësuar jetën.

Historia e Piot është nga ato histori shembuj që tregon se koronavirusi nuk është si gripi dhe se nuk duhet nënvlerësuar.

Më 19 mars simptomat e para që u shfaqën te Piot ishin ethet dhe temp pak nën 38 gradë si dhe dhimbje e fortë koke. "Edhe flokët më lëndonin...nuk kisha kollë, shpresoja të mos ishte Covid”.

Por gjërat u përkeqësuan

Piot tha se “kur futesh në intubim, shpresa për të jetuar është vetëm 30% ose edhe më pak. E njëjta gjë ishte edhe me Ebola në Afrikë në vitin 2014. Shumë njerëz besojnë se Covid-19 vret vetëm 1 përqind të pacientëve dhe pjesa tjetër e njerëzve kanë simptoma të gripit por gabojnë- paralajmëron Piot.

“Shumë pacientë, edhe nëse mbijetojnë, do të kenë dëmtim të pakthyeshëm të veshkave, ose probleme të zemrës për pjesën tjetër të jetës së tyre. Sistemi nervor do ndikohet gjithashtu nga sëmundja.Të gjitha organet janë në rrezik me Covid-19”.

"Pa një vaksinë," përfundon Piot, "ne kurrë nuk do të kthehemi në jetën tonë normale. Dhe nuk është e sigurt që do ta kemi."

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Kur hyra në politikë e pranova se jam i çmendur', Rama kujton fushatën e vitit 2000: Ju thosha se ju duhet një njeri anormal

'Kur hyra në politikë e pranova se jam i çmendur', Rama kujton fushatën e vitit 2000: Ju thosha se ju duhet një njeri anormal