Historia e Joraldës që mjekët e bënë të vdekur, Erik Lloshi e surprizon për ditëlindje (Foto)

Historia e Joraldës që mjekët e bënë të vdekur, Erik Lloshi e surprizon për ditëlindje (Foto)

Këngëtari Erik Lloshi dhe e vogla Joralda

Historia e Joraldës është mjaft e dhimbshme. Vogëlushja që sot feston 5-vjetorin, dikur u bë e vdekur nga mjekët. Lindja e saj sihte shumë e vështirë, dhe më e vështirë akoma ishte faza e rikuperimit të vogëlushes që erdhi në jetë me vetëm 900 gramë peshë.

Momenti kur Erik Lloshi surprizon Joraldën

E ftuar në "Ka një mesazh për ty" ditën e sotme ishte Jorida e cila tregoi historinë prekëse të vajzës që mjekët e bënë të vdekur. Ajo sot është 5 vjeç dhe feston ditëlindjen dhe pikërisht në këtë ditë të rëndësishme emisooni e surprizoi dJoraldën duke i sjellë këngëtarin e saj të preferuar, Erik Lloshin.

Mamaja e Joraldës, Jorida 

"Që në muajin e 8 të shtatzënisë nisi historia e Joraldës. Unë kisha një djalë dhe pas 7 vitesh isha shtatzënë me një çun në fakt sepse doktori na ka thënë gjatë gjithë kohës që ishte një djalë. Nuk u mërzitëm, thashë kishim 1 djalë do bëheshim me 2. Deri në muajin e tetë isha mirë, më pas nuk po e ndjeja më. Kisha 5 ditë që nuk po e ndjeja, por për një moment mendova është dembel. Më pas fillova të shqetësohesha dhe mora burrin dhe shkova tek mjeku. Doktori po më shikonte gjatë gjithë kohës dhe mendova se diçka nuk po ecte tamam. Ai me tha se fëmija ka vdekur, në moment u shtanga dhe më pas e mbajta veten dhe thashë se ti e ke një fëmijë edhe pse po e prisnim. Ai më tha do vish nesër në maternitet dhe ta heqim. E mora pak veten dhe ika në shpi. Të gjithë rrinin në heshtje dhe të gjithë ishin të mërzitur. Të gjithë qanin. Unë u shtanga. I kisha bërë të gjitha gati edhe rrobat. Vjen vëllai im dhe sa futet në derë sepse ai sa më gjente tek mami vinte kokën tek barku im,”- tregon mamaja e Joraldës, shkruan tvklan.

Jorida vazhdon më tej duke treguar se si reaguan edhe familjarët e saj nga ky lajm i hidhur.

“Joraldi i dajës thoshte, pasi i kishim vënë dhe emrin se ishte çun. Erdhi ai vuri kokën dhe nisi me duke qarë, më pas nisa dhe unë. Kur ai vuri kokën, unë ndjeva se fëmija lëvizi, më tha bashkëshorti që të është bërë fiksim, por jo unë isha e bindur se foshnja lëvizi. Shkuam menjëherë në spital dhe aty ndenja në spital për një muaj. Aty kam ndjerë vetëm disa lëvizje dhe zemra e fëmijës i kishte rrahjet shumë të rralla. U bënë 3 -4 mjekë që më ndiqnin. Ajo nuk lëvizte më. Më dërgojnë Tiranë dhe mjekët thanë urdhër që të futem në sallën e operacionit. “

“Pasi doli fëmija, unë nuk e dëgjova të qante dhe mjekët nuk ma dhanë farë fëmijën. Nuk e dija akoma që ishte vajzë, ajo nuk qau. Aty mendova se foshnja im kishte lindur i vdekur, pasi askush nuk ma dha. Kur kam dalë nga salla më tha mami, të keqën mami u bërë më motër, erdhën infermieret dhe u thashë se kam çun, nuk kam gocë, nuk e pranoja. Për momentin prisja që të më sillnin fëmijën, por nuk ma sollën. E mori infermierja dhe e zbritën poshtë në reaminacion. Unë i thashë të ma sillte ta shikoja, por ajo nuk ma solli.”

“ Nuk ma sillnin sepse thoshin që mund të vdiste dhe më mirë të mos e shikoja. Një ditë, dy ditë, tre ditë nuk e pashë. Më vendosën në një dhomë më një grua tjetër që kishte lindur, asaj i sollën fëmijën, mua jo. Kur dëgjova të qarat e fëmijës tjetër thashë së vdiqa, thirrën doktorin, psikologët, pasi unë u bëra shumë keq. U ngrita dhe i thashë forca vetes dhe vajta vetë tek dhoma. Kur e pashë atje, ajo ishte 1 pëllëmbë fëmijë, pasi ka lindur 900 gram dhe përsëri nuk më jepnin siguri. Kur ka lindur doktoresha i ka thënë burrit tim merreni pasi nuk do të rrojë.”

“ Burri im ka thënë nuk do ja heqim oksigjenin kur të vdesë nga Zoti, unë vetë nuk ja heq oksigjenin. Pas dy javësh ja hoqën dhe përsëri mendonin se nuk do të rronte. Edhe sot kur e shikojnë thonë, “kjo që do të vdiste është”. Unë e kam marrë gocën në shtëpi dhe kam besuar vetëm në Zot dhe jo tek ata. E kam kthyer shtëpinë në spital. E kam mbajtur me lesh të palarë, me çarçafë, nuk kishte rroba për vajzën sepse ajo ishte shumë e vogël. Pas tre muajsh i kam veshur rroba vajzës. Nuk e dija që do isha kaq e fortë. O Zot thoja të zgjohesha. Ai më ndihmoi që u ba vajza ime kjo që është sot. Ka ecur, 1 vjeç e gjysëm, afër dy vjeç. Kur shkoi 2 vjeç e gjysëm mua më iku frika. Shoqja e saj ectë në këmbë, vajza ime jo. Sot Ada është më e shkathët se shoqet e veta,"- përfundon me lot në sy Jorida.

 

Vogëlushja u pa shumë e lumtur për ditëlindjes së saj teksa kishte në krah edhe këngëtarin e saj të preferuar, Erik Lloshin.

 

1/2
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet