Historia e lëvizjes “llalliste” dhe hipokrizia e analistëve që heshtën për ish-kryeprokurorin

Historia e lëvizjes “llalliste” dhe hipokrizia e analistëve që heshtën për ish-kryeprokurorin

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla

Sot ne kemi të ndëshkuarin e parë zyrtar të nivelit të lartë të ndëshkuar nga SPAK dhe Gjykata Speciale ndaj Krimit organizuar e Korrupsionit. Është pikërisht njeriu i parë i akuzës në Shqipëri, i cili deri tre vjet më parë kishte në dorë të arrestonte e duhej të hetonte baronët e krimit e peshkaqenët e korrupsionit.

Bëhet fjalë për Adriatik Llallën, kryeprokurorin e Republikës nga viti 2012 deri në vitin 2017, i cili përveçse u shpall i pandehur për fshehje pasurie, ju sekuestruar edhe një pjesë tokash e banesash në pronë të tij.

Pra kemi të bëjmë me një zhvillim mjaft të rëndësishëm në zhvillimet në vend. E vetmja që reagoi në këtë rast është ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, e cila deklaroi se “Kjo është pikërisht ai rast korrupsioni, për të cilin SPAK është krijuar” dhe ndante njoftimin e Prokurorisë Speciale për Llallën me një qëndrim zyrtar amerikan: “SPAK  po jep rezultate, duke përdorur Ligjin Anti-Mafia për të larguar përfitimet që vijnë nga korrupsioni. SHBA vazhdon të mbështesë fuqimisht zbatimin e Reformës në Drejtësi, siç kërkohet nga populli shqiptar dhe në përputhje me statusin e Shqipërisë si Aleate e NATO-s dhe aspirante e BE-së”.

Qëndrim më të fortë nuk mund të ketë; i qartë dhe i prerë njëkohësisht. Por asnjë nga politika shqiptare nuk ka reaguar. Dhe nga ana tjetër ajo që bie më shumë në sy, edhe pse kemi rastin më të bujshëm zyrtar të dënimit ndaj Peshqve të Mëdhenj, pra sekuestrimin e pasurisë së një prej zyrtarëve më të lartë të vendit, asnjë nga emisionet e darkës nuk u mor me vendimin ndaj Adriatik Llallës.

Njëri bënte kronikën e zezë të vrasjeve e tjetri debatin pafund mbi opinionin e Venecias për Kodin Zgjedhor. Po ashtu qarqet mediatike pranë opozitës, heshtnin dhe askush nuk ju duk e rëndësishme të komentonin këtë fakt.

Por përse nuk e bënë? Ngaqë vërtetë, vendimi i SPAK ndaj Llallës përbën një zhvillim të rëndësishëm që në radhë të parë, krijon një asocacion mjaft të fortë me ata politikanë që e emëruan, e zgjodhën, e përdorën, por edhe e mbrojtën në periudhën kur Adriatik Llalla u kthye në instrumentin politik të këtyre qarqeve politike për të ndikuar në zhvillimet në vend.

Natyrisht që bëhet fjalë për Sali Berishën dhe Ilir Metën, të cilët kur ishin në aleancë qeverisëse në dhjetorin e vitit 2012 bashkuan votat për të zgjedhur Adriatik Llallën-Prokuror të Përgjithshëm.

Pas vitit 2013, kur Sali Berisha u largua nga qeverisja, Llalla u kthye në një instrument politik i qeverisjes së tij të palarguar nga shteti.

Siç tashmë dihet, Llalla, duke përfituar edhe nga plotfuqia që kishte në kushtetutë Kryeprokurori, pastroi të gjithë Prokurorinë e Përgjithshme nga njerëzit e Ina Ramës që kishin hapur hetime ndaj zyrtarëve të lartë në të shkuarën.

Llalla ndikoi në një hetim që nisi për aferën e frikshme të CEZ-DIA-s, gjithashtu largoi nga taskforce antikorrupsion në bashkëpunim me Presidentin e atëhershëm Bujar Nishani, të prokurorëve të trajnuar në SHBA për të ndjekur korrupsionin e zyrtarëve të lartë.

Në vitin 2016, kur dhe u miratua reforma në Drejtësi, Adriatik Llala u kthye në një nga kundërshtarët më të egër të saj, madje u konfliktua disa herë edhe me ambasadorin amerikan, për të cilin tha se më ka kërkuar të arrestoj Ilir Metën.

Tentoi të ndikojë në emërimin e krërëve të drejtësisë dhe bashkë me Ilir Metën, në atë kohë kryetar Kuvendi u përplasën hapur me SHBA dhe BE.

Më pas, kur ju ndalua edhe viza për në SHBA së bashku me familjen Llalla përdori prokurorinë për të ndikuar politikisht në mazhorancën qeverisëse në vend. Pikërisht në kohën kur Ilir Meta me disa aleatë Brenda PS si Koço Kokëdhima nisën të bënin votat për një mocion ndaj Edi Ramës, Llalla me Rovena Gashin nisën të heqin deputetët duke përdorur ligjin e dekriminalizimit. Atë që s’kishin bërë për 4 vjet tentoi ta bëjë para zgjedhjeve të vitit 2017. Siç dihet zgjedhjet e 2017-s i fitoi PS-ja e vetme e PD dhe LSI kaluan në opozitë.

Muajin e parë sapo ndërtohet qeveria e re, Adriatik Llalla vepron me kërkesën e Lulzim Bashës që të kërkojë arrestimin e menjëhershëm të Saimir Tahirit, kur për të njëjtën akuzë i kishte mbyllur dosjen dy vite më parë. Më pas Prokuroria e Krimeve të Rënda, e kontrolluar nga Llalla, kreu makinacionet me dosjet 184 e 339, ku prokurorët morën disqet e përgjimeve, e në vend që t’I hetojnë ja dhanë PD-së e LSI-së. Gjithashtu, thuri dhe çështjen “Babale”, e gjitha për të ndaluar që të ecte para reforma në drejtësi, të shkarkohej kur i mbaron mandati Llallës dhe të zgjidhet Kryeprokurori i ri.

E në fund, kur i mbaroi mandati, SHBA e BE kërkoi të zgjidhej një Kryeprokuror i Përkohshëm, por Lulzim Basha nuk hyri në procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të ri, por Parlamentin e kthyen në tym e zjarr vetëm për të mbrojtur Adriatik Llallën.

Sot, e gjithë ajo betejë ka përfunduar pa lavdi, e bashkë me Llallën kanë humbur Sali Berisha e Ilir Meta, por edhe Lulzim Basha që e mbrojti me trupat e deputetëve të tij.

I mbani mend panelet me “gazetarë” të Llallës që sillnin info për narkotrafikun e lidhur me Ramën te Fevziu që vetëm flisnin e flisnin? Ku janë tani, po si nuk bëri kush nga këta xhanëm një kronikë a një shkrim për të dhënë më thellë sesi u pasurua Llalla e pse ja sekuestroj SPAK?

Ja ky është standardi realisht i devijuar dhe hipokrit i kësaj politike dhe beteje mediatike që do të quhet në historinë e Shqipërisë si “Lëvizja Llalliste”. Po pse e kanë qepur xhanëm?!/ TemA

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/12/2020 01:19

    LLalla iu vlejti opozites sa kohe ishte kryeprokuror,me pas me tere ate rezyme me drite-hije qe ka,pas largimit te tij,e trajtuan si limon te shtrydhur.Tani ose LLalla nuk di asgje kompromentuese per ta,ose jane <<te paprekshem,ose relativisht te paster>>,ose eshte I beses deri ne heshtje,ose teper budalla per postin qe ka patur,ndryshe nuk shpjegohet <<heshtja>> e tyre.Sikur LLalla te kishte info.sekrete per ta,do lejonin tanket mbi trupat e tyre me mire, se ta sakrifikonin ate.Ju kujtohet drejtori I pare I FBI,G.H.Hoover?Asnje nuk guxoi ta hiqte ose te ankohej per te,sepse dinte shume sekrete per politikanet dhe mund t'i perdorte keto info.kunder tyre.

    Përgjigju
  • I Sakti: 04/12/2020 16:52

    Nje saktesim i vogel qe autori i artikullit e ka harruar “pa dashje”. Eshte e vertete qe Sala dhe Meta e zgjodhen, po pse sthono sa deputete te PS i dolen kundra? E kam fhalen per kundra jo abstenim. Dhe pse nuk e permend ne artikull faktin skandaloz qe Rama e propozoi per ambasador po e ndaluan Amerikanet? Ky eshte lajm shume i mire po do te jete i plote kur te shkojna ne gjyq : 1-Rama, 2-Meta,3-Sali kellira , sipss kesaj rradhe se keshtu shpeton PS qe e ka uzurpuar PDist Rama dhe Shqiperia.

    Përgjigju
  • Flori: 04/12/2020 15:24

    Po Elona Shehun sekretaren personale 10 vjecare te Tikut shoqen e Rovena Gashit, e dini ku eshte? Ka tre vjet qe kur iku Tiku qe nuk shkon ne pune asnje dite, dhe rrogen e merr te plote si OPGJ, me diplome te blere nderkohe studente te tjerete diplomuar shkelqyeshem me dhjeta rrine ne shtepi! Elona super injorante punon OPGJ nga shpia! Ka bere dhe dy kopila ende si gjendet atesia te zezes!!!

    Përgjigju
    • Shoferi: 08/12/2020 11:42

      Sekretarja e tikut ishte e pranishme ne cdo udhetim orgji te tikut! Ne fund duhej dikujt ti ngecej dhe ashtu u tha u be ddhe pse kopilave te elones nuk po i gjendet atesia.Te kishte ndonjeri mendere te kundershtonte i fluturonte karrigia! I ziu kollovar mbajtu edhe postin edhe gruan edhe kopilat! Bled mane ti me lexon...

    • Flori: 04/12/2020 23:09

      Ore dakord e ka marre hajdarleshi, po nuk shkon ne pune dhe paguhet me taksat tona me rroge te majme

    • klodi: 04/12/2020 18:27

      e ka marre persiper hajdarmataj kete “zonjen”...

  • Krye Prokurori i shqiperise: 04/12/2020 15:14

    Se nuk me kujtohet mire. Ai perse e akuzoj ambasadorin amerikan qe i kish shkuar ne zyre? Me ze dhe figure. I pari prokuror qe tha paten kurajon dhe me kercenuar ne zyre

    Përgjigju
  • erton: 04/12/2020 14:22

    po edhe para Spakut ka pas here pas here denime te personazheve te njohur ish ministra apo figura te biznesit psh por jo nivelet e larta te shtetit si president, kryeminister, kryertar parlamenti. Kur thone peshqit e medhenj keto jane pozicionet e peshqve te medhenje (nuk kane rendesi emrat e apo partite). edhe tani me spakun nuk eshte se ka nis hetim ndaj ketyre apo ndaj ish kryeministra, ish presidente apo ish kryetar parlamenti. Prandaj shiheni me objektivitet se deri tani ska ndodhur asgje konkrete. Nodoshta me vone mund te kete.

    Përgjigju
  • Like floriri: 04/12/2020 13:59

    E kane qepur,sepse Llalla ishte qendermbrojtesi i tyre dhe tani skuadra e tyre ka problem te madh,keshtuqe mundohen te riorganizojne mbrojtjen e tyre nga Coviti i pritshem qe po vjen.Vetem se me duket se e kane gjetur ilacin,sepse ne krye te SPAKUT eshte Arbeni i Krajajve dhe deri tani e ka treguar veten se perpara kesaj skuadre kriminale e gangstere te drejtuar nga dy sulmuesit kryesore te saj ,Metaj e Berisha ( i fundit dhe si trainer i skuadres) si dhe nga shpresa e vdekur e tyre-ylli ne ngritje,BashaLyli ne mesfushe, eshte i pafuqishem,eshte anemik dhe ka frike,per te mos thene gje tjeter.Keshtuqe keta jane disi te ngrohte nga kjo ane.E vetmja gje qe i tremben eshte ndonje kundersulm i ambasades amerikane dhe i Zonjes Kim,e cila eshte e paparashikueshme per ta dhe eshte e kunderta e mikut te tyre te dikurshem Rajersonit,i cili dilte krah per krah me ta ne podiumin e fushatave elektorale,per te frymezuar neperken me shtate koka te Shqupit te sotem.

    Përgjigju
  • O tej: 04/12/2020 13:34

    E kane qepur shpelken e gjirizit se jane te dhjete koke e kembe.

    Përgjigju
  • Arbëri: 04/12/2020 12:06

    E kan qepur, sepse radha është e gjatë por njikohësisht edhe e shkurtër qe besa ...

    Përgjigju
  • Rako Fanije Bleta: 04/12/2020 12:00

    Llalla e thartuar na doli e fermentuar. Medja si fantomasi Blendi Fejziu nuk di çfar të thot i ziu. Se ai paguhet si zar i Sali berishës për atë pun është Blendi fantomasi që të flasi çfar Sala i shkruan e ky na quhet medja e lir me fantomasin delir Blendi Fejziu kopil i ler e ky pler do na tregoi si Demokracia të funksjonoi. Po populli Shqiptar duhet fort mir të mendohet kur votën ta lëshoi që plera të tilla si Blendi ti rafshoi e jetën të mir ta boj.

    Përgjigju
  • LORA: 04/12/2020 11:57

    Sot ,ne ende nuk kemi fakte te besueshme per ndeshkimin qe tik llalla meriton,,,sot mund te hamendesojme vetem vringellimen e cizmes tjeter ne duhmen e ambjentit lesh-e-list.Tung. Publiku (e kam per ata qe kane dy fije mend e nder) eshte fare i qarte per betejen pe verteti qe duhet te beje drejtesia e reformuar dhe nuk osht tuj prit kararin e langaraqeve (qe i thone vetes dhe njoni-tjetrit opinioniste) dhe nuk ka bir kurve t'a genjeje me kete publik.Publiku eshte tuj peshu secilin sipas vleres reale.Kush nuk do t'a shohe kete realitet rimekemje te shendetit moral te shoqerise,,,e ka per te zezen e vet.

    Përgjigju
  • Andi: 04/12/2020 11:44

    Mjerë populli shqiptar që nuk ka intelektuale që luftojnë për drejtësinë por vetëm njerëz të shitur që duan të gllaberojne ç'të mundin.

    Përgjigju
  • veni: 04/12/2020 11:18

    po mire po si skemi ndonje te ndeshkuyar nga keta qe jane ne pushtet, qe te heshtnit edhe ju e te mos flisnit, apo kur ndeshkohen kundershtaret tuaj ju hapni gojen

    Përgjigju
    • O veri: 04/12/2020 13:28

      A degju naiher per Saje qorrin?

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Media italiane: Shqipëria, një nga destinacionet më të bukura për pushime në 2024

Media italiane: Shqipëria, një nga destinacionet më të bukura për pushime në 2024