Koncesioni merr fund më 31 dhjetor/ Historia e monopolit të kolaudimit të makinave, çmontohet ‘mina me sahat’ që Berisha i la ekonomisë, 10 vite radhë e fitime marramendëse

Koncesioni merr fund më 31 dhjetor/ Historia e monopolit të kolaudimit të makinave, çmontohet ‘mina me sahat’ që Berisha i la ekonomisë, 10 vite radhë e fitime marramendëse

Sali Berisha dhe Kontrolli Teknik i Automjeteve

Fundi i vitit 2020 do të shënojnë edhe fundin e një prej koncesioneve më të debatuara në Shqipëri, atë të shërbimit monopol të kolaudimit të automjeteve, i konsideruar si korruptiv nga socialistët që kur ishin në opozitë. Kompanisë private SGS Automotive Albania, që ofron këtë shërbim prej 10 vitesh i mbaron kontrata me shtetin shqiptar në 31 dhjetor të këtij viti, datë pas të cilës hapet rruga për liberalizimin e këtij shërbimi, ashtu siç edhe ka premtuar qeveria 'Rama'. Po cili është historiku i koncensionit të kolaudimit të automjeteve? Si u kthye në monopol ky shërbim dhe cilët janë protagonistët e privatizimit?

Koncesioni, i konsideruar si një prej 'minave me sahat' që Partia Demokratike kishte vendosur në ekonominë shqiptare, është produkt i ish-kryeministrit Sali Berisha. Në shkurt të vitit 2008, Berisha firmosi një vendim, ku caktonte Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit të realizonte procedurën e dhënies me koncesion të shërbimit të kolaudimit të automjeteve.

Pa ia kërkuar askush, SGS, me 18 dhjetor 2008, paraqiti ofertën e saj teknike dhe financiare pranë Komisionit të Procedurës Konkurruese në Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit. Me datën 23 Janar 2009, SGS u shpall fituese në këtë procedurë. Kompania u regjistrua në Shqipëri 11 ditë pasi firmosi kontratën, me kapital zyrtar 100 lekë.

Koncesioni ishte monopolist, pasi kompania kishte të drejtën ekskluzive për të operuar në të gjithë Shqipërinë, ndërsa kontrolli teknik është një detyrim ligjor. Dretuesit e automjeve nuk kishin asnjë mundësi tjetër zgjidhjeje. Nga ana tjetër, përfitimet e kompanisë ishin 100 % në raport me kostot.
 
Në datën 6 shtator 2010, një vit pas nënshkrimit të kontratës, kompania koncensionare SGS Automotive Albania arriti të përfundonte investimin në 14 qendra ekzistuese të kolaudimit të makinave, shërbim i cili deri në atë kohë ofrohej nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor.

Kompania ngriti edhe një qendër të re të kontrollit teknik të makinave, në Fushë-Prezë, Tiranë. Sipas kontratës, kompania duhej të investonte 4.3 milionë euro. Për të mbuluar këtë investim, kompania do të merrte tarifën e kontrollit vjetor teknik të automjeteve, e cila deri në atë kohë shkonte në buxhetin e shtetit.

Makthi i radhëve

Pasojat e monopolizimit të këtij shërbimi do të ndiheshin shumë shpejt në kurriz të shqiptarëve. Kontrolli i automjeteve, i njohur ndryshe si kolaudimi i makinave, u kthyet në makth për dhjetëra mijëra drejtues automjetesh, për shkak të radhëve gjata. Fundi i makinave në radhë për t’iu nënshtruar kontrollit vjetor ishte gjithmonë në pjesën e rrugës Vorë-Fushë-Krujë. Në fundin e çdo viti radhët bëheshin kilometrike. Çështja radhëve tek pika e kolaudimit në Fushë-Prezë ka qenë objekt i dhjetëra kronikave televizive. Qytetarët duhet të shpenzonin deri në 24 orë për të kryer kolaudimin e automjeteve dhe për të mbajtur radhën, në disa raste të flinin në makinë gjatë natës. 

Paralajmërimet për anulim

Gjatë periudhës 2009-2013, përfaqësues të Partisë Socialiste, në atë kohë në opozitë, paralajmëruan se do të anulonin koncesionin e kolaudimit të makinave sapo të vinin në pushtet, duke e konsideruar si korruptiv. Dy muaj pas ardhjes në pushtet të PS, deputeti Erion Braçe, në atë kohë kryetar i Komisionit të Ekonomisë, u shpreh se “Monopoli i kolaudimit të automjeteve është një turp! E kemi trashëgim nga Sali Berisha! Por, kjo nuk do të thotë se ne duhet të vijojmë të operojmë me këtë monopol të shtrenjtë e sfilitës për njerëzit. Duhet hapur tregu, të ketë konkurrencë në të, të bien çmimet, të përmirësohet shërbimi. Qytetarët të kenë të drejtën të zgjedhin!”.

Përpjekjet për ta anuluar

Në dhjetor të 2013, ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto tha se kishin nisur lëvizjet për liberalizimin e tregut të kontrollit teknik të makinave. Në janar të vitit 2014, Rama u shpreh se “Ky është koncesion në shqyrtim. Do të bëhet anulimi apo relativizimi i këtyre koncesioneve monopol. Por ky nuk është proces që bëhet partizançe, por kërkon ekspertizë ligjore. Në fund të këtij procesi ne do të vendosim se çfarë do të bëjmë, ose do ta relativizojmë sistemin ose do e liberalizojmë atë”.

Anulimi i pandur, mister shtyrja e kontratës

Pas shqyrtimit të mundësive, shumica arriti në konkluzionin se koncesioni ishte i pamundur për t’u anuluar, pasi në të kundërt do të kishte një kosto edhe më të rëndë për buxhetin e shtetit. Ndonëse monopol dhe në dëm të shqiptarëve, koncesioni ishte i kopsitur nga pikëpamja ligjore, ku një anulim i mundshëm i njëanshëm, çështja mund të përfundonte në arbitrazh. Por, ndërsa pamundësia e anulimit është e kuptueshme, mbetet e çuditshme se pse qeveria e shtyu kontratën me SGS me 16 muaj në shtator të vitit 2019. Kontrata mbaronte në 3 shtator 2019, ndërsa u shty deri në fund të dhjetorit 2020. 

Mbi 600 mijë automjete

Mbi 600 mijë automjete, sipas ligjit në fuqi, duhet t’i nënshtrohen çdo vit kontrollit teknik një herë në vit. Por, kompania zvicerane SGS pretendonte se vetëm gjysma shkonin për kontroll teknik. Megjithatë, një pjesë e makinave kontrolloheshin për herë të dytë. Frika e drejtuesve të automjeteve nga mundësia e moskalimit me sukses të mjetit në kolaudim, prodhoi edhe një skemë korrupsioni në pikat e kontrollit, të cilat shpeshherë kanë qenë objekt i policisë kanë qenë objekt i policisë dhe prokurorisë.
 
Fitime marramendëse

Deri në vitin 2018, të ardhurat e kompanisë rezultojnë 6.3 miliardë lekë, ndërsa fitimi 1.3 miliardë lekë. Në vitin 2018, kapitali i investuar i kompanisë ishte 190 milionë lekë, ndërsa fitimi neto, duke llogaritur taksa, shpenzimet etj., ishte 192 milionë lekë.

Raporti i KLSH për koncensionin

Kontrolli i Lartë i Shtetit, përmes një raporti të posaçëm, i ka kërkuar qeverisë shqiptare, zhbërjen e monopolit që në vitin 2015. Në raport, ndër të tjera, thuhet se "Liberalizimi me synimin rritjen e cilësisë së shërbimit sipas eksperiencës të shumë vendeve evropiane si dhe të vendeve të rajonit duhet të ishte në qendër të vëmendjes së hartimit të kontratës koncesionare dhe në përputhje me rregullat e tregut të lirë për këtë lloj shërbimi.

Autoriteti i Konkurrencës gjobiti kompaninë

Në vitin 2018, Autoriteti i Konkurrencës, gjobiti me 51 milionë lekë kompaninë koncensionare të kolaudimit të makinane, ndërsa rekomandoi liberalizimin e këtij shërbimi. "Liberalizimin e tregut në drejtim të ofrimit të këtij shërbimi, duke përfshirë edhe ofrimin e shërbimit të servisit, sikurse e ofron pjesa më e madhe e vendeve të Bashkimit Europian. Rishikimin e manualit teknik dhe sidomos të afatit të testimit të mjeteve për t’u pajisur me certifikatën e kontrollit teknik", thuhet në raport. 

Merr fund monoplit

Qeveria shqiptare i ka paraprirë me një vendim skadimit të kontratës me SGS. Në janar të këtij vitit, qeveria i ka hapur rrugë çmontimit të monopolit dhe liberalizimit të shërbimit të kontrollit teknik të automjeteve. Konkretisht, Këshilli i Ministrave ka ndryshuar vendimin “Për miratimin e rregullores për zbatimin e Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë” në të cilin parashikohet liberalizimi në tregun e kontrollit teknik të automjeteve. Sipas këtij vendimi, kontrolli teknik mund të kryhet nga serviset e makinave, ndërsa do të përzgjidhet një kompani, për mbikëqyrjen e qendrave të kontrollit.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kot: 02/12/2020 21:41

    Cfare problemi ka kush e ka koluadimin,pse tani qe do behet shtet nuk do vidhet? Problem per makinat eshte cmimi cilesia dhe vjedhja ne pompe nga karburanti. Nuk kontrollojne boset e naftes por hedhin lajme kot pa lidhje . ?

    Përgjigju
  • Robshi: 02/12/2020 16:43

    Hahahaha sa qesharak autori nuk kuptohet thote si e shtyu akoma kjo qeveri ndersa e vesh gjith korrupsion te meparshmen... sa per korrupsion mbase ka ne perzgjedhjen e fituesit por sa i perket sherbimit me 20mije te vjetra per 5 min e kam mbyll kolaudimin...as me rruhet fare se ps ben gam gam se nuk kishte pjese torte ne tender ja i erdhi dita do haje torten te plote...doci shkruaj ndonje rrjesht per refuzimin e negociatave hajt boll lepive

    Përgjigju
  • Ali: 01/12/2020 20:04

    Do ishte mir nese kualidimi do behej ne serveset e makinave siç e ka dhe bota por kam frik se keto do bejne; hiqa lenkes e veja prenges

    Përgjigju
  • renato: 01/12/2020 17:57

    Ky koncesion ishte nje krim i organizuar nga kapobanda Sali Berisha. Kjo ishte nje kompani hajdute ku mblodhi ne pune hajduterine qe i kthenin automjetet vetem per te paguar dy here dhe per te dhene ryshfet te cilat varjonin nga 5000 deri ne 10000 lek te reja.

    Përgjigju
  • redi: 01/12/2020 15:15

    Shume mire qe u shtetezua; por per monopolin e SGS per 10 vjet a ka baze ligjore apo vari lesht popullit nga Saliu. Po shtyrja pse u be nga qeveria Rama .Pra keto jane njesoj ndoshta PPP jane mina me sahat e Rames pas koncwbsioneve te Saliut.Per 30 vjet jane vhedhur me buldozer dhe pipullit i dhabe fukarallekun.Zoti ju a marte shpirtin katran qeber te pa ngopur se per drejtesine ju rroni dhe 1000 vjet

    Përgjigju
  • SGS: 01/12/2020 15:07

    Ore do tja marr shpirtin shqiptareve sic ja mora keto 10 vjet do vazhojm prap misjonin ton edhe 20 vjet te tjera ..se edi rama edhe sali berisha jan patneret e mi ..do ti shtoj edhe me shum tarifat se kam politikane miq e shok ..do ti bej shqiptaret te flasin me vete rruges..

    Përgjigju
  • Kalaudimi karit: 01/12/2020 14:54

    Do ikni nga Huri do shkoni tek druri... Një hajdut bie mijëra ngrihen...

    Përgjigju
  • ANI: 01/12/2020 13:22

    Po pergatitet mbikqyresi i tregut 200 milion Euro....ky i vjetri nuk beri asnje grope ne buxhet se nuk mertere asnje lek vetem 1500 leke tarife

    Përgjigju
  • Kacidhe: 01/12/2020 13:10

    Berisha don nje hu ne by...

    Përgjigju
  • Dik: 01/12/2020 12:39

    Lajmi thotë: mbetet e çuditshme se pse qeveria e shtyu kontratën me SGS me 16 muaj në shtator të vitit 2019. Kontrata mbaronte në 3 shtator 2019, ndërsa u shty deri në fund të dhjetorit 2020. Hëhëëë. Kush i ndalon që ta rinovojnë kontratën?

    Përgjigju
    • Daku: 01/12/2020 19:33

      I lane kohe Gent Sules qe te behej gati. Vdiq mbreti, rrofte mbreti

  • shqip: 01/12/2020 12:03

    Me ne fund dicka e hajrit, c'montimi i nje mine me sahat dhe montimi i nje bombe berthamore. Po ecim para si gjithmone

    Përgjigju
  • Tralala: 01/12/2020 11:47

    Ore ketij populli shtoi drurin e pakesoi buken keshto e do ky popull..sa per kolaudimin si ceshtje eshte akullore..nuk shikojn mineralet edhe naften qe po vjedhin pushtetaret tani rrugace zagar dhe maskarenj..per momentin vetem denimi me litare na shpeton nga kjo situat teper dramatike..vdekje politikaneve ..!

    Përgjigju
    • Ismail: 01/12/2020 12:39

      Do ta marre Gon Papuli kolaudimin dhe do dyfishoje cmimin e sherbimit direkt .Ta gezojme .

  • Timi: 01/12/2020 11:02

    Ate qe i kane bere ketij populli ps dhe pd nuk ia kane bere pushtuesit me te eger

    Përgjigju
    • Flamur: 01/12/2020 15:14

      Ashtu esht njelloj jan kta pushtat

  • Lavdi: 01/12/2020 10:24

    Shyqyr o popull qe dje ne darke u shpall fituese e zgjedhjeve PS e direkt sot ne mengjes e anulloi PPP e Salit.Vete i gjati Erion Brace u impenjua qe brenda nates te anullohej ky turp dhe vjedhje qe ju behej shqiptareve.Ah pika qe siu bie qe keni 8 vite e vazhdoni vjedhjet e Saliut .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Koncesioni i sterilizimit, në GJKKO vendoset sot nëse dosja kalon në gjyq apo kthehet në SPAK, Mes të pandehurve Ilir Beqaj

Koncesioni i sterilizimit, në GJKKO vendoset sot nëse dosja kalon në gjyq apo kthehet në SPAK, Mes të pandehurve Ilir Beqaj