Historia e Mozzik dhe Loredanës, si reperja shqiptare u martua me ‘djalin e hallës’ dhe sollën në jetë një fëmijë

Historia e Mozzik dhe Loredanës, si reperja shqiptare u martua me ‘djalin e hallës’ dhe sollën në jetë një fëmijë

Reperi Mozzik, gruaja e tij Loredana dhe vajza e tyre, Hana

Gramoz Aliu i njohur si Mozzik është një nga reperët shqiptarë më të komentuar. Së fundmi përveç muzikës, me të cilën ai godet gjithmonë, Mozzik komentohet edhe për familjen e tij, gruan Loredanën dhe vajzën e tyre Hana, e cila erdhi në jetë më 18 dhjetor 2018. Në të njëjtën ditë Zefi zbuloi se ishte martuar me reperin duke publikuar një foto me unazat që mbante në duar. Dy këngëtarët tashmë kanë nisur edhe bashkëpunimet, ku “Bonnie and Clyde” dhe “Romeo dhe Juliet” janë kthyer në hite.

Por si nisi e gjithë kjo histori mes tyre?!

23-vjeçari Mozzik dhe e dashura e tij moshatare Loredana Zefi kanë më shumë se dy vite që njihen dhe tashmë po përjetojnë gëzimin e të qenit prindër. Ata njihen si një nga çiftet ‘gansta’ në showbizin shqiptar pasi edhe vetë bukuroshja e lindur dhe rritur në Zvicër ndjek një trend ndryshe. Me stilin e saj prej “gangstereje”, 23-vjeçarja e cila banonte në Emmenbrücke të Luzernit, për një kohë të shkurtër ka arritur të ketë mijëra ndjekës në “Instagram”. Në një intervistë për gazetën zvicerane “20 Minuten”, Loredana rrëfeu se është 100 përqind shqiptare.

Pavarësisht famës që ka Zefi u bë e njohur për shqiptarët në momentin që publiku filloi të dyshonte për lidhjen e saj me Mozzik. Deri në momentin që dyshja pranoi ta bënte publike lidhjen, reperja shprehej për mediat se Gramoz Aliun e ka djalë halle. Dhe kjo deklaratë hapi shumë debate në rrjet duke e kritikuar Mozzik se është në një lidhje me kushërirën e tij.

Kjo ishte thjeshtë një mënyrë për ta mbajtur të fshehtë lidhjen, pasi si Loredana ashtu edhe Mozzik njihen si supersticiozë. Për këtë arsye ata nuk pranojnë t’i bëjnë gjërat hapur deri në momentin kur janë të sigurtë për hapat që ndërmarrin. Tashmë e gjithë familja jeton në Prishtinë dhe Hana e vogël ka një llogari të sajën në Instagram. Çifti nuk kursehen më me postime në rrjetet sociale!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • CaBone: 22/01/2019 23:09

    O shoku ka thon gjoja sikur e ka cun halle se Skan dashur ta bejn apo publike. Apo VK hajd ja fusim petlla me uj

    Përgjigju
  • Toni: 22/01/2019 20:31

    Rrac m••i edhe kafsha nuk shkon me gjakun e vet .

    Përgjigju
    • Tani: 09/05/2019 11:42

      Toni ti me duket e urren shume vetveten qe shprehesh ne kete menyre.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Pas 4 mbledhjeve të dështuara, sot rinis punën Komisioni Hetimor për Shëndetësinë! PS gati planin e hetimit

Pas 4 mbledhjeve të dështuara, sot rinis punën Komisioni Hetimor për Shëndetësinë! PS gati planin e hetimit