Historia e trishtë e Griselda Gjikolajt/ Prindërit e adoleshentes, të ndarë, jetonte me qira me të vëllain binjak në Tiranë

 

 

Maturantja Griselda Gjikolaj jetonte në një shtëpi me qëra me vëllain në Tiranë dhe prindërit i kishte të ndarë. Babai i saj jetonte në zonën e Kurbneshit në Mirditë, ndërsa mamaja në Itali. 17-vjeçarja bashkë me vëllain e saj binjak jetonin të vetëm, pavarësisht se ishin ende të mitur. Kjo është historia e trishtë e Griselda Gjikolaj e cila u vra gabimisht në zonën e Laprakës. Ajo mendohet se prej disa ditësh kishte një lidhje me Erion Bengën dhe u qëllua sapo konsumoi një kafe me të.

Edhe me autorin, Gjikolaj sipas Policisë dyshohet se kishte njohje. 17-vjeçarja do të prehet në zonën e Kurbneshit, aty ku kishte lindur. Vëllai i saj ishte duke e pritur në shtëpinë me qira në zonën pranë Spitalit të Traumës kur mori vesh lajmin.

Personi tjetër i përfshirë në këtë ngjarje, Erion Benga nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. 23-vjeçari është dënuar me 2 vite e 6 muaj burg në 2016 pasi ka shantazhuar një vajzë që ti jepte 2 mijë euro, që të mos I publikonte fotot intime. Erion Benga lëvizte me një makinë Mercedez Benz në Tiranë dhe jetonte në zonën e Laprakës. Ai ishte në një lidhje me Griselda Gjikolën dhe sipas Policisë ka qenë i ndaluar më parë për disa sherre në kryeqytet. Pikërisht një nga këto sherre ishte shkaku i vrasjes së Griselda Gjikolës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çmenduria në Tiranë, hyn kundravajtje, dhunon shoferin tjetër që s’i hapte rrugën, i dëmton dhe makinën

VIDEO/ Çmenduria në Tiranë, hyn kundravajtje, dhunon shoferin tjetër që s’i hapte rrugën, i dëmton dhe makinën