Historia frymëzuese e mësuese Linditës, lë pushimet e saj për të edukuar nxënësit mbi librat

Rasti i një mësuesje nga Shkodra na bëri të rimendojmë rëndësinë e të pasurit dashuri dhe pasion për profesionin që ushtrojmë.

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv ajo tregoi se  ka lënë menjanë pushimet për të realizuar aktivitete mbi leximin e librit me nxënësit e saj. Lindita Lohja është një zonjë e rrallë e cila e bën me kaq pasion punën e saj, sa edhe kohën e lirë ka vendosur t’ia dedikoj profesionit.

“Mendova se mos korrim më shumë sukses me leximin e librave nëse takohemi herë pas here me nxënësit, takimi me mësuesit i bën më impenjativ. Mendova t’i realizoja takimet në ambientet e shkollës por më pas mendova që kjo gjë do t’i rikthejë në shkollë dhe do ta kenë më besdi. Nga një shprehje “ Nëse kam një kopësht dhe një bibliotekë kam gjithçka çfarë më duhet” më lindi ideja ta realizoja në kopshtet e familjeve sepse zona jonë  kanë shtëpia private, mendova ta organizoj, të përfshijë dhe komunitetin, edhe nxënësit ta kishin si aktivitet. Përvec librit bëra dhe lojëra që mos ta bëja thjesht për librin, mos të vijnë me besdi. Ideja ishte që ti tërhiqja dhe pash angazhimin e të gjithë prindërve, ishin shumë dakord shumë të kënaqur, në orarin e caktuar i prita tek dera shkollës atëherë u nisëm tek familja mikërpritëse’’ u shpreh mësuese Lindita.

Mësuese Lindita bie dakord me familjet e nxënëese dhe cdo dy javë nxënësit bashkë me mësuesen mblidhen sëbashku për të diskutuar librin që kanë lexuar.

“Gjendet koha, domethënë nuk është se është shumë kohë, një paradite mbildhemi me nxënësit, iu lexoj unë dicka dhe pastaj shkëmbejmë librat” tha ajo.

Ndërsa e pyetur për dashurinë me të cilën ajo e ushtron profesionin e saj u shpreh

"Në fakt zgjedhja ka qenë më tepër e diktuar nga rrethanat nuk është se e kam dashur si profesion, nuk është se e kam ëndërruar për tu bërë mësuese, kam pasur dëshira të tjera por që rrethanat më bënë që të zgjedh mësuesin. Por unë nëse e marr dicka përsipër kam qejf për të dhënë më të mirën. Gjithmonë punoj për të dhënë më të mirën’’ përfundoi ajo.

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Shtëpia e Bardhë: Biden dërgoi fshehurazi raketa Atacms në Kiev

Shtëpia e Bardhë: Biden dërgoi fshehurazi raketa Atacms në Kiev