Historia prekëse e dy binjakëve koreano-jugore, të ndara që kur ishin foshnje dhe u ribashkuan pas 36 vitesh në SHBA (VIDEO)

Pas 36 vitesh, motrat binjake me origjinë nga Koreja e Jugut, të ndara që në lindje nga njëra tjetra dhe të adoptuara nga dy familje amerikane, u bashkuan me njëra-tjetrën në një takim më shumë se emocional.

As Molly Sinert dhe as Emily Bushnell nuk e dinin se ishin binjake dhe nuk kishin shumë informacion për prejardhjen e tyre derisa të dyja veçmas filluan të zbulojnë sekretet e së kaluarës së tyre përmes testeve të ADN-së.

Testet e ADN-së të kryera në mënyrë të pavarur nga dy vajzat muajin e kaluar treguan se ato ishin adoptuar. Të dy binjaket filluan të komunikonin, duke shkëmbyer histori dhe foto.

Gratë u befasuan kur mësuan se secila kishte një binjake diku në botë dhe për të festuar ditëlindjen e tyre këtë vit u takuan ballë për ballë për herë të parë që kur kishin lindur. Është e panjohur arsyeja pse dy gratë ishin ndarë si bebe, por të dyja arritën të përfundonin mijëra milje larg në SHBA brenda disa muajve nga lindja e tyre. Molley Sinert u adoptua nga një familje hebreje në Florida, ndërsa Bushnell u adoptua po ashtu nga një familje hebreje, në Pensilvani. Ato u takuan në ditën e ditëlindjes së tyre të 36.

Bushell 'Unë mund ta them me sinqeritet këtë. Mua më kanë grabitur 36 vitet e fundit të një jete që mund të kisha pasur me binjaken time. Por në të njëjtën kohë, unë jam shumë mirënjohëse dhe e ngazëllyer për atë që na pret '

Binjaket filluan të flasin me njëri-tjetrin, duke shkëmbyer fotografi dhe histori.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë (FOTO)

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë (FOTO)