Historia rrëqethëse e dy vëllezërve që futën në burg babain: Na rrihte me zinxhirë, tela e tjegulla, na bëhej mishi i zi...Si na braktisi nëna

TIRANË - Një histori që të rrëqeth. Një rrëfim nga dy vëllezër, 16 dhe 13-vjeçarë për tmerrin që kanë përjetuar ndër vite nga babai i tyre. Ishte pikërisht kjo dhunë që solli edhe largimin e nënës së tyre nga shtëpia ku kishin lindur në Luz të Rrogozhinës. I madhi ishte vetëm 2 vjeç e gjysmë ndërsa i vogli 8 muajsh, kur nëna e tyre u largua nga shtëpia dhe shkoi tek vëllezërit e saj në Tiranë duke braktisur fëmijët për shkak të dhunës nga bashkëshorti. Në një rrëfim prekës në emisionin "Pa Gjurmë" në Report TV, djali tashmë 16-vjeçar tregon se si mundi të marrë guximin të denoncojë në polici babain e tij. Prej 3 shtatorit të këtij viti babai i tyre është në masë arresti me burg të paktën deri në përfundim të hetimeve, ndërsa vëllezërit tashmë jetojnë të vetëm në një shtëpi që vetëm emrin ka të tillë.  Ata kanë frikë të bie nata, nga vetmia dhe nga kasollja ku ata jetojnë se mos i zë brenda.

"Më 3 shtator babai ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait. Isha duke qëndruar në një dyqan në lagje dhe më thotë dikush po qan vëllai. Kam shkuar me vrap dhe kam parë babain duke dhunuar rëndë vëllain. I kishte hipur sipër dhe e qëllonte me gushte, nuk po i linte të merrte frymë. I thash lërë vëllain. Ai mu afrua mua më qëllonte me tjegull, më gjëmoi për 20 minuta, mu mor fryma s'kisha më fuqi. Më ndoqi në lagje dhe derisa arrita prapë tek dyqani ku mora policinë në telefon. Policia thirri babin dhe vëllain, na çuan në komisariat, babain e mbajtën brenda, ndërsa vëllain e panë me shenja", tregoi 16-vjeçari.

1568735369_pagjurme7.jpg

Por pse ky akt dhune? Ai tregon detaje të tmerrshme kur thotë se babai i ka dhunuar që të vegjël. DHe kjo kishte bërë që prej 7 muajsh 16-vjecari të ishte larguar nga banesa duke lënë pas vëllain. I vogli e takonte vëllain në disa raste fshehurazi, dhe pasi ky fakt ishte mësuar nga babai, ai e kishte rrihte 13-vjeçarin.

"Nuk na lejonte të qëndronim në një vend, unë nuk qëndroja tek ai sepse më kishte rrahur. Kisha shtatë muaj që kisha ikur nga shtëpia dhe qëndroja në një barake. Ngaqë takova vëllain 13-vjeçar, ai e rrihte atë se përse qëndronte me mua. Nga një herë vinte më takonte në fshehtësi", tregon 16-vjeçari.

Mes lotësh, me zërin që i dridhet, djali i madh thotë se do ta kishte falur babain e tij nëse do t'i kishte rrahur vetëm një herë. Por dhuna në familje sipas tij ishte sistematike ndër vite.

"Të ishte hera e parë, hajt mo një herë unë e fal, e kam zemrën e madhe dhe e fal. Që të vegjël na rrihte me dru, zinxhirë dhe tela, na bëhej mishi i zi, rrahje e rëndë. Duro duro, por nuk mund të duroj gjithë kohës", thotë ai në emisionin "Pa Gjurmë" me moderatore Odeta Dumen, ku e pranishme ishte edhe psikologia.

1568735287_gjurme.jpg

Por si e kujton 16-vjeçari braktisjen nga e ëma?

"Nëna është larguar nga unë që në moshën 2 vjeç e gjysmë, vëllai ka qenë 8-muajsh. Nëna u largua se babai ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës. Unë e mbaj mend shumë mirë çfarë dhune ka ushtruar. Është larguar se nuk duroi dot më. Ka ardhur edhe kur jemi rritur edhe pak, por nuk e ka lejuar babai të vijë. Divorci mes tyre nuk ka ndodhur akoma, ka dashur ta bëjë babai por nuk ka pasur mundësi ekonomike. Nëna nuk është martuar. Jeton me vëllezërit, me dajen", shprehet 16-vjeçari.

Ai kujton edhe rrugën në këmbë që ka bërë nga Luzi në Tiranë për të takuar nënën e tij, por edhe pse ajo donte ta kishte në krahë, për arsye financiare daja i ka thënë djalit të largohet tek i ati.

"Unë shkova në shtëpinë e nënës, u nisa në 09:00 të darkës, kam shkuar në këmbë. Nga Luzi në Tiranë. Nga ora 2-3 kam sos në Golem. Takova nënën dhe daja më tha të kthehem prapë tek babai, por nëna nuk donte të largohesha. Daja më tha nuk ka mundësi të të mbaj. Dhe u ktheva sërish në fshatin Luz", tregon 16-vjeçari.

Të hënën dy vëllezërit nuk ishin në shkollë, por në sallën e gjyqit për të dëshmuar kundër babait të tyre, i cili i dhunonte. Xh. Lecini është në pranga pas denoncimit të bërë nga djemtë e tij. Vëllai i madh kujdeset për të voglin. E dinë se s'kanë më askënd pranë vetes.

Sot në studion e ’’Pa gjurmë’’ ata ishin në kërkim të një shprese në apelin e tyre për ndihmë. Kryetari i bashkisë së Rrogozhinës, Haxhi Memolla u bë pjesë e emisionit përmes një lidhje telefonike, ku tha se pas transmetimit të historisë së fëmijëve, do të ndërtojë shtëpinë e tyre dhe do t'i japë një ndihmë ekonomike mujore.

"Në momentin që jam njoftuar i kam takuar në shtëpi dhe i kam premtuar që do ti bëj shtëpinë, dhe kam tre ditë që i kam filluar shtëpinë. I kam premtuar një ndihmë ekonomike mujore", tha kryebashkiaku.

Kushdo që dëshiron të ndihmojë dy vëllezërit të lënë në mëshirë të fatit mund të kontaktojë në

2 numrat tanë të kontaktit:

Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: ËhatsApp dhe Viber

Në tel: 0444 17 778

Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Gjermania e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, kosovari arrestohet teksa po hynte në Shqipëri

Gjermania e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, kosovari arrestohet teksa po hynte në Shqipëri