Historiani- Ramës: Martin Camajn e sulmuan ato që ju i keni dhënë poste të rëndësishme! Deklarata jote hipokrizi e tejskajshme

Historiani- Ramës: Martin Camajn e sulmuan ato që ju i keni dhënë poste të rëndësishme! Deklarata jote hipokrizi e tejskajshme

Romeo Gurakuqi

TIRANË- Historiani Romeo Gurakuqi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ata që kanë cilësuar Martin Camajn dhe Ernest Koliqin si agjentë të UDB-së, janë miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij.

Me anë të një deklarate, Gurakuqi shprehet se deklarata e sotme e Ramës në 95-vjetorin e Camajt, ishte një hipokrizi.

"Djajtë që sulmuan Martin Camajn dhe Ernest Koliqin janë miqtë, besnikët dhe bashkëpunëtoret tuaj zoti Kryeministër Edi Rama. Janë ortakët e aferave tuaja. Ata që ju u keni besuar poste të rëndësishme në agjencitë qeveritare, të turizmit, pronave në bregdet, informacionit të klasifikuar, udhëheqjes se Akademisë Shtetërore dhe bordeve kinse kontrolluese te tyre. Djajtë sulmues dhe ata që e lehtësuan sulmin e tyre ndaj dy kolosëve të Shkodrës për Kombin, janë pjese e së njëjtës "familje" urrejtësish të Shqipërisë së endërruar nga Camaj, Koliqi, Fishta, Frashëri, Nosi, Harapi, etj.. Ata falen në të njëjtin rreth politik, "shkencor" dhe policor të djeshëm dhe të sotëm, që ju mbështet dhe shoqëron në shfaqjet tuaja propagandistike, siç ishte edhe kjo e sotmja. Janë ata që ju i mbështesni dhe i financoni për të rrëfyer dhe shkruar, njëlloj si dikur, anën e drejtë dhe të errët të historisë.

Shfaqja juaj e sotme është një hipokrizi e tejskajshme mbas 7 viteve që ju personalisht keni lejuar në mënyrë të qëllimshme, rindërtimin në publik të portreteve të atyre që e shtypën dhe vranë elitën e kombit dhe desidencen jo komuniste për 50 vite me radhe", shkruan Gurakuqi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Daku: 29/08/2020 08:43

    O romeo ik pi qumesht tek mami zhuljeta qe te ritesh...historjan si ti jemi te gjith ne pffffff

    Përgjigju
  • Iris: 29/08/2020 01:04

    Z.Gurakuqi kam respect per ju jo vetem per mbiemrin dhe familjen por dhe per profesionin.S.d.q ne kete rast e keni gabim per shumicen e emrave qe permendni me siper.Camaj dhe Koliqi jane shkencetare por ama CIA, SIMI I kane provuar me dosje qe kane punuar per ta,per UDB dushohet,ka plot gjurme qe te shpien aty,por I takon te ardhmes te vertetohet.A.Harapi ,prift ,shkencetar nga njera ane por nga ana tjeter anetar I Regjences gjate pushtimit dhe eshte I dokumentuar ne video duke biseduar me gjermanet gjate nje pritjeje zyrtare.Normalisht ,me pushtimin duhej te ishte kthyer ne prift I thjeshte ,por ne momentin qe pranoi te behej regjent u kompromentua.Fakti qe Vatikani nuk e futi ne te njejtin grup me prifterinjte e tjere katolike te martirizuar nga komunistet nuk do koment.Po keshtu dhe Nosi ,nenshkrues I pavarsise nga nje ane dhe regjent me rroge te dhene nga pushtuesi nga ana tjeter.As Harapi,as Nosi nuk duheshin pushkatuar ,por kjo ishte koha.Fishta njeri I mire,dijetar,autor,u anatemua ndoshta se mund te kete qene pak filo-Italian.Sa per Frasherin e BK, nuk ia vlen te merresh se e dogji gjithe rezymene pas 1943.Dhe sa per ju,z.Gurakuqi ju lutem ,flisni si dijetar,jo si anetar partie,pasi dukeni qesharak.

    Përgjigju
  • Geg: 28/08/2020 23:50

    Drejtoreshen e dosjeve e keni tuajen!eshte e presekutuar dhe gjith dosjet qe asaj e grupit te saje u intereson i nxjerr e i shperndane neper gazeta spiunesh sot te presekutuar dhe jo Edi Rama o gush kuq(Gurakuq)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri