Historiania Kocaqi: Çështja e Çlirimit politike! Thuhet se gjermani i fundit iku në 4 apo 5 dhjetor! Duhet urgjent bashkim Kosovë-Shqipëri

Një nga çështjet më të debatuara në këto dekada të postkomunizmit ka qenë data e çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazistë gjermanë. Kjo temë tashmë është kthyer edhe në çështje politike në vendin tonë, ku për 28 dhe 29 nëntor është festuar në ditë të ndryshme nga palët politike.

Historiania Elena Kocaqi, në një intervistë për Report TV ka deklaruar se kjo tashmë është kthyer në çështje politike, ndërsa ka shtuar se ka zëra që  gjermani i fundit ka ikur nga vendi jonë në 4 apo 5 dhjetor. Por sipas saj, për të dhënë një datë të saktë duhet të ngrihet një komision me disa historianë të cilët duhet të shohin dokumentacionin ushtarak gjerman.

"Kjo është bërë më shumë politike dhe jo historike. Që të jepet një datë historike duhet të ngrihet një komision me disa historianë. Duhet parë dokumentacioni ushtarak gjerman për mua se ai e ka të saktë.  Më pas është tërhequr logjistike. Tërheqja e ushtrisë gjermane që është bërë në atë kohë ka filluar që në shtator, sepse me zbarkimin e forcave aleate në Lombardi  kërcënohej gjermania. Kur janë tërehqur është tërhequr ushtria dhe pastaj prapavija dhe do parë  nga dokumentacioni ushtarak dhe ora e saktë kur është vendosur. Kjo  gjë zgjidhet shumë shpejt nëse marrim disa historianë. Ne si historianë jemi të interesuar për korrektësinë. Nëse na rezulton nga dokumenti gjerman se ka ik në 28 në 28 nëse është në 29 në 29. Kjo bëhet vetëm me arkiv dhe asnjëherë nga politikënat. Disa thonë se ka ikur në 4 apo 5 dhjetor dhe duhet parë kur ka ndodhur dhe kjo bëhet vetëm me arkivë", tha ajo.

Ajo ka folur dhe për një tjetër temë të diskutuar prej kohësh atë të bashkimit të Kosovës dhe të Shqipërisë si një shtet i vetëm. Kocaqi ka deklaruar se duhet të ndodhë sa më parë bashkimi, pasi sjell përfitime për të dyja vendet. Ajo ka sugjeruar federatë mes dy vendeve, e cila sjell një shtet të vetëm por me dy qeveri të pavarura.

"Jam dakord,  apsolutisht po.  Duhet urgjent bashkim. Si të gjitha vendet e botës. Territori shqiptar është i ndarë në 5 ose 6 copa, si sqenka e drejtë të bashkohemi. Në mënyrë urgjente Kosova dhe Shqipëria të mendojnë për bashkim. Kjo ndihmon ekonominë.  Federatë midis Kosovës dhe Shqipërisë. Të dyja qeveri autonome me një shtet të përbashkët", shtoi ajo.

Lidhur me akuzat e raportit 'Dick Marty', ndaj ish drejtuesve të UÇK-së për krime lufte, ajo ka thënë se kjo është përgjegjësi e vetë atyre, pasi ishin ata që ngritën Gjykatën Speciale, në një vend të huaj dhe me drejtues të huaj e tashmë në vend që të jepte llogari Serbia për çfarë ka bërë, duhet të japin ata. Sipas saj UÇK nuk njolloset nga këto akuza dhe shumica e ish-drejtuesve të saj do të dalin të pafajshëm.

"S'mund të jem e gëzuar që drejtuesit e UÇK të skojnë atje se në fund të fundit kanë bërë nj luftë për të mbrojtur vendin e tyre. Jam e mendimit se ata e votuan vetë atë gjykatë, është pjesë e shtetit të Kosovës, dhe është rast i paprecedent që një shtet i tillë ta bëjë këtë. Rasti i paprecedencë sepse kërkuan të ngrenë një gjykatë vetë me anëtarë të huaj dhe një një vend të huaj  gjë e cila cënon pavarësinë e Kosovës. Mendoj se kanë te vetmet faj, nuk ka një tendencë për të njollosur UÇK. UÇK luftoi në tokë dhe nëse nuk do ytë ishte e drejtë sdo të ishte mbështetur nga NATO. Unë  mendoj se UÇK nuk njolloset dhe shumica e tyre do të dalin të pafajshëm. Në vend që të ishin marrë me këtë gjë kanë bërë cingla mingla për territor. Smund të bësh negociata. Këto e llastuan Serbinë dhe në vend që të shkonte Serbia të përgjigjej për çka ka bërë shkojnë këta", shtoi më tej Kocaqi.

Pjesë e diskutimit ka qenë edhe debati për vendosjen e dy shtatoreve atë të "Skënderbeut" dhe "Adem Jashari" në Prizren , të cilat bënë bujë pasi janë kritikuar se kanë tjetërsuar imazhin e këtyre figurave të rëndësishme historike të shqiptarëve. Për të ajo shtatore ishte punuar nga një joprofesionist, që e tregon heroin tonë kombëtar "Skënderbeun" të vjetër dhe të dobët. Ky rezultat ka ardhur sipas saj prej mungesës së njohjes së historisë dhe figurës së heroit.

"Nuk është figurë e plotësuar, duhet të studiohet historia. Portreti ka mangësi të jashtëzakonshme. Syri e tregon se ka diçka që nuk shkon me shtatoren. Dhe një fëmije tia japësh i bën më mirë, janë skandale. Shatorja e Adem Jasharit ishte bërë nga një berber. Duhen njerëz të përgjedhur. Janë justifikime se fotoja është parë kur ka qenë i ri. Aty nuk tregon është i ri ose i  vjetër, madje aty duket në moshë të vjetër. Ska lidhje ky justifikim. Të dyja këto shtatore duhet të hiqen, edhe e Adem Jasharit. Duhet të ngrihet një komision në mënyrë urgjente. Duhet të jetë një shtatore e bërë nga njerëz profesionist.

Duhet të jetë paaftësia e skulptorit sbesoj të ketë tendencë për të ulur figurën e heroit. Faji në këtë rast nuk është i historianit sepse se ka ftuar nejri të japë informacion mbi figurën sepse ata përpara se ta ndërtonin duhet të kishin thirrur një historian. Skënderbeu ka qenë njeriu më i fuqishëm në atë kohë dhe të thuash se në këtë ai ka qenë i ri kjo është qesharake. Ka qenë një njeri shumë i fortë. Statuja nuk prezanton as skënderbeun në moshë të re dhe as 70 vjeç.

Ai ka qenë shumë i pashëm, ka qenë shumë atraktiv nga pikëpamja fizike. Ka histori shumë interesante nga pikëpamje të tjera sepse jemi marrë më shumë me atë fizike. Te një figurë ti sheh se si ka dalë, a është e plotë ose jo.  Nuk i justifikon 70 mijë euro, cilësia është e dobët. Duket sikur ai është shumë i dobët dhe ska lidhje me Skënderbeun. Duhet të ndërrohen", shtoi historiania.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Flutura: 30/11/2020 21:55

    Pstjeter sa me shpejt bashkimi me Kosoven, nga fundi i muajit a nfa fillimi i vitit tjeter. Histori me "historiane"dhe bicim gazetare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Irani sulmoi Izraelin, eksperti zbërthen skemën: Dolën të kënaqur të dyja! Shqetësim mbetet koalicioni i vendeve anti-perëndimore

Irani sulmoi Izraelin, eksperti zbërthen skemën: Dolën të kënaqur të dyja! Shqetësim mbetet koalicioni i vendeve anti-perëndimore