Historike për Hysajn, rrjeta e parë në Seria A është një supergol (VIDEO)

Historike për Hysajn, rrjeta e parë në Seria A është një supergol (VIDEO)

E shtuna e 25 korrikut 2020 do të mbetet një datë e shënuar në karrierën e Elseid Hysajt, futbollitstit të Kombëtares që shënoi golin e parë në Seria A pas 9 vitesh si profesionist, 5 të fundit me Napolin.

Futbollisti i klasit 94 realizoi golin e parë në ndeshjen që Napoli fitoi 2-0 kundër Sassuolo-n për javën e 36 të Seria A. Në minutën e tetë mbrojtësi avancoi drejt hyrjes së zonës dhe me një të djathtë e bëri të pakapshme goditjen.

Sigurisht që nuk mund të mungonte edhe një festë e pazakontë.

Hysaj që prej 2011 është aktivizuar me Empolin, skuadër me të cilën ka zhvilluar mbi 102 ndeshje, ndërsa më pas, falë Sarri-t kaloi te Napoli në 2015, ku sot e kësaj dite luan.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 26/07/2020 15:48

    BRAVO HYSAJ..je i madh..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale