Hodhën inerte duke ndotur mjedisin, gjobiten 3 persona në Tiranë dhe Lezhë

Hodhën inerte duke ndotur mjedisin, gjobiten 3 persona në Tiranë dhe Lezhë

Tre persona në Tiranë dhe në Lezhë janë proceduar dhe janë gjobitur pasi akuzohen për ndotje te mjedisit.

Policia e Tiranës thotë se "në vendin e quajtur “Varrezat”, në Bathore, kanë konstatuar shtetasin G. D., duke hedhur material (shtuf) që shkakton ndotje të ajrit". Nga ana e policisë bashkiake është gjobitur me 50 mijë lekë të reja, ndërsa ka nisur edhe hetimi për kompaninë ku 40-vjeçari punonte.

Ndërkohë policia e Lezhës në bashkëpunim me IKMT  kanë kapur në flagrancë duke nxjerrë materiale inerte shtetasin D.B., 56 vjeç, banues në Kurbin.

IKMT e ka gjobitur shtetasin me masë administrative 2 milion lekë (të reja).

Gjithashtu, specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasin G.A., 37 vjeç, banues në Ishull Lezhë. Shërbimet e Policisë dhe IKMT-së, gjatë kontrollit konstatuan se fabrika e përpunimit të peshkut, shkarkonte mbetjet në rrjetin e kanalizimeve të ujësjellësit në Shëngjin.

IKMT-ja e ka gjobitur subjektin me masë administrative 500 mijë lekë (të reja) si dhe do të  ndërpresë lidhjen me  rrjetin e kanalizimeve.

Policia thotë se kontrollet do të vijojnë për penalizmin e çdo subjekti që tenton të marrë inerte pa leje në shtratin e lumenjve apo që kryejnë krime mjedisore.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • osmani: 28/05/2020 17:18

    NGORDHINI NE GJOBA keta plehra o edi rama...…..

    Përgjigju
  • Kafsha: 28/05/2020 14:21

    I vetmi qe mund të beje të tillë barbarizma eshte fshatari. Detyra e fshatarit eshte të rrije pranë tokës, ta punojë e mirmbaje atë e të ushqehet. Enveri, djali i madh i kombit I dha fshatarit atë qe meritonte, dinjitetin për tu lidhur me token. Pas prishjesh së ligjit të PASAPORTIZIMIT , fshataret u derdhen qyteteve qe të jetonin si qytetare por nje gje të tillë nuk mundeshin ta benin dhe keshtu i shnderruan qytetet në haure bajgash sepse vetem keshtu dinë. Lane arat moren makina e motore dhe u bene biznesmene neper qytete. Domosdo qe hedhin inerte sepse sepse nuk kanë kulturen e qytetit e cila thotë se nuk mund te hedhesh pa kontroll cdo gje ku të mundesh. Pra vetem fshatari bën gjera të tilla. Kapeni kete mutin dhe pyeteni nga eshte dhe do shikoni qe eshte fshatar!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet