Tre persona në Tiranë dhe në Lezhë janë proceduar dhe janë gjobitur pasi akuzohen për ndotje te mjedisit.
Policia e Tiranës thotë se "në vendin e quajtur “Varrezat”, në Bathore, kanë konstatuar shtetasin G. D., duke hedhur material (shtuf) që shkakton ndotje të ajrit". Nga ana e policisë bashkiake është gjobitur me 50 mijë lekë të reja, ndërsa ka nisur edhe hetimi për kompaninë ku 40-vjeçari punonte.
Ndërkohë policia e Lezhës në bashkëpunim me IKMT kanë kapur në flagrancë duke nxjerrë materiale inerte shtetasin D.B., 56 vjeç, banues në Kurbin.
IKMT e ka gjobitur shtetasin me masë administrative 2 milion lekë (të reja).
Gjithashtu, specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasin G.A., 37 vjeç, banues në Ishull Lezhë. Shërbimet e Policisë dhe IKMT-së, gjatë kontrollit konstatuan se fabrika e përpunimit të peshkut, shkarkonte mbetjet në rrjetin e kanalizimeve të ujësjellësit në Shëngjin.
IKMT-ja e ka gjobitur subjektin me masë administrative 500 mijë lekë (të reja) si dhe do të ndërpresë lidhjen me rrjetin e kanalizimeve.
Policia thotë se kontrollet do të vijojnë për penalizmin e çdo subjekti që tenton të marrë inerte pa leje në shtratin e lumenjve apo që kryejnë krime mjedisore.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.6%
-
Jo
26.8%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 2186
Lajme të tjera
-
I burgosuri me karrocë largohet nga burgu i Shën Kollit: Faleminderit Zotit që ia arritëm kësaj dite
24 Prill, 14:18
-
Gjykata pezullon ankandin për KF Tiranën, përmbaruesi për Report TV: Çështja do hetohet në themel
24 Prill, 12:59
-
Aksionet në ankand, presidenti i KF Tiranës kundërpadi në gjykatë! Çfarë kërkon Refik Halili?
24 Prill, 10:02
-
FOTOT/ Nuk kishin firmat e nevojshme, Kryesia e Keshillit Bashkiak rrëzon kërkesën e opozitës për thirrjen urgjente të mbledhjes
23 Prill, 21:24
-
‘Çipuri’, ish anëtari i bandës së Gaxhait në Vlorë vetëm pak ditë në qeli! Detajet si u lirua nga paraburgimi
23 Prill, 15:26
-
Volejboll/ Tirana fiton 1-3 derbin e parë me Partizanin, bardheblutë marrin avantazhin me përmbysje
23 Prill, 14:59
-
FOTOT/ Rama ndan pamjet nga kantieri i Mozaikut të Tiranës: Një tjetër stacion modern që do tërheqë turistët
23 Prill, 14:11
-
3-vjeçari vdiq pas ndërhyrjes në dhëmbë, një grup mjekësh italianë do kryejnë ekspertizën
23 Prill, 12:19
-
Dy gola për t'u përmbysur dhe java vendimtare derbi, Erbim Fagu: S'e kam mendjen te Partizani, na duhet finalja e Kupës
23 Prill, 12:16
-
Nxënësit e shkollës 'Andrea Stefani' i bashkohen fushatës së mbjelljes, Veliaj: Shumë shpejt nis puna për Terminalin e ri Verior
22 Prill, 15:34
-
Hap dyert shkolla e re ‘Demokracia’ në Valias, Rama inspekton punimet! Ministrja: Këtë vit kantiere në 40 shkolla të tjera
22 Prill, 14:59
-
Dhunuan efektivët dhe hodhën molotov para bashkisë Tiranë, lirohen nga qelia 4 protestuesit e Rithemelimit dhe PL-së
22 Prill, 10:20
NGORDHINI NE GJOBA keta plehra o edi rama...…..
PërgjigjuI vetmi qe mund të beje të tillë barbarizma eshte fshatari. Detyra e fshatarit eshte të rrije pranë tokës, ta punojë e mirmbaje atë e të ushqehet. Enveri, djali i madh i kombit I dha fshatarit atë qe meritonte, dinjitetin për tu lidhur me token. Pas prishjesh së ligjit të PASAPORTIZIMIT , fshataret u derdhen qyteteve qe të jetonin si qytetare por nje gje të tillë nuk mundeshin ta benin dhe keshtu i shnderruan qytetet në haure bajgash sepse vetem keshtu dinë. Lane arat moren makina e motore dhe u bene biznesmene neper qytete. Domosdo qe hedhin inerte sepse sepse nuk kanë kulturen e qytetit e cila thotë se nuk mund te hedhesh pa kontroll cdo gje ku të mundesh. Pra vetem fshatari bën gjera të tilla. Kapeni kete mutin dhe pyeteni nga eshte dhe do shikoni qe eshte fshatar!
Përgjigju