Hodhën molotovë në protestën e të PL-së dhe Rithemelimit para bashkisë, arrestohet 31-vjeçari, në hetim një tjetër

Hodhën molotovë në protestën e të PL-së dhe Rithemelimit para bashkisë, arrestohet 31-vjeçari, në hetim një tjetër

Protesta para bashkisë

Pas protestës së dhunshme të zhvilluar një ditë më parë nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë, para bashkisë së Tiranës, policia e Tiranës ka arrestuar një 31-vjeçar si dhe ka vënë në hetim një tjetër.

Sipas policisë është arrestuar M.H, 31 vjeç, banues në Laç, për veprat penale "Goditjet për shkak të detyrës", "Prishja e qetësisë publike", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse", dhe "Shkatërrimi i pronës me zjarr".

Ndërkohë në hetim është vënë Xh. V., 61 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Prishja e qetësisë publike".

‘Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, arrestoi në flagrancë shtetasin:

- M. H., 31 vjeç, banues në Laç, për veprat penale "Goditjet për shkak të detyrës", "Prishja e qetësisë publike", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse", dhe "Shkatërrimi i pronës me zjarr".

Gjithashtu, procedoi në gjendje të lirë shtetasin Xh. V., 61 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Prishja e qetësisë publike". Materialet i kaluan Prokurorisë.’- njofton policia.

Po ashtu dy protestues u ndaluan një ditë më parë. A.M., 36 vjeç dhe L.N., 40 vjeç, të dy banues në Borizanë të Krujës u ndaluan në vijim të hetimeve dhe veprimeve proceduriale pasi ishin në kërkim për protestën e javës së kaluar, kur hodhën molotov në drejtim të Bashkisë.

'- A. M., 36 vjeç, dhe L. N., 40 vjeç, të dy banues në Borizanë, Krujë, për veprat penale "Goditjet për shkak të detyrës", "Prishja e qetësisë publike", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse", dhe "Shkatërrimi i pronës me zjarr", kryer në bashkëpunim. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas, gjatë protestave të zhvilluara më datë 11.04.2024 dhe 19.04.2024, kanë ushtruar akte të dhunshme, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë, kanë hedhur lëndë piroteknike e molotov në drejtim të punonjësve të policisë dhe të Bashkisë së Tiranës.', thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Protesta e katërt e Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë përpara Bashkisë së Tiranës u shënjua sërish nga episode të dhunshme. Bombat molotov ndaj godinës rrezikuan policët, ndërsa këshilltarët opozitarë tentuan të çajnë gardhin metalik e të hyjnë me forcë në bashki. Përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit të cilët morën lejen e tubimit në bashki dhe opozitarët në mesazhet e tyre nuk shmangën thirrjet për lirimin e Sali Berishës.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Gahinji: 27/04/2024 13:23

    Shoh nje hap perpara ne vleresimin e perdorimit te bombave molotov.Theksoj:-eshte mjet lufte ,bombe .Sic eshte bomba me napalm,bomba me tritol apo dinamite te ndryshime.Po te futesh ne shishen e bombes molotov copa metalike,sfera metalike ajo Jo vetem djeg te gjallet njerez,por Edhe vret si cdo granate offensive apo difensive Pra hyn ne kategorine e mjeteve qe vrasin.Prodhimi,perdorimin i paramenduar i tyre eshte Akt terrorist qe duhet te klasifikohet si vrasjen e mbetur ne tentative.Thelbi:-nuk eshte lende piroteknik,por Arme luftarake.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena