Gjykata e kyç në qeli, 47-vjeçari: Shkova të marr vajzën, ish-gruaja u hodh vetë nga pallati

Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë ndaj 47 vjeçarit Saimir Rrapallari, i cili rrëzoi bashkëshorten nga kati i dytë i banesës.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në Patos, ku Saimir Rrapallari ka hyrë në shtëpinë e ish bashkëshortes se tij E. Sulejmani  pa pëlqimin e saj, e ka keqtrajtuar dhe e ka rrëzuar.

Ndërkohë 38 vjeçarja ishte ndarë nga burri një vit më parë dhe tashmë është pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata. Ajo ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Në bazë të kërkesës së Prokurorisë, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg.

Saimir Rrapallari ka pretenduar se akuzat janë sajesa nga ish bashkëshortja. Ai thotë se kishte nënën sëmurë dhe kishte vajtur për të marrë vajzën e tij. 47 vjeçari ka deklaruar se E. Sulejmani  është hedhur vetë dhe se vajza është manipuluar nga e ëma.

Pavarësisht pretendimeve të tij, gjykata ka vendosur që ta lërë në burg.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Trafikonin emigrantë duke i ndihmuar për të kaluar kufirin, arrestohet një 53-vjeçar nga Kukësi

Trafikonin emigrantë duke i ndihmuar për të kaluar kufirin, arrestohet një 53-vjeçar nga Kukësi