Hodhi kapsollën që i dëmtoi gishtat polices Ina Nuka, ‘burg pa afat’ për Daniel Drobaj (FOTO+VIDEO)

Si pasojë e veprimeve të Daniel Drobaj mbeti e plagosur efektivja e policisë Ina Nuka në të dyja duart  në protestën e të enjtes para parlamentit me kapsullen e hedhur nga ai. Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e prokurorëve  për ta mbajtur në burg pa afat deri në përfundim të hetimeve të nisura nga prokuroria e Tiranës.

Daniel Drobaj u prangos dy ditë më parë nga policia e Tiranës, pasi nga pamjet filmike ai është identifikuar si personi që qëlloi tre kapsolla drejt efektivëve të policisë para parlamentit të enjten e protestës. Vetë Drobaj e pranon faktin se ka qenë në protestë dhe ka hedhur tre kapsolla por sipas tij i ka hedhur drejt llamarinave të murit rrethues të xhamisë së re dhe jo në drejtim të policëve. Nga kafazi i qelqtë, Drobaj u shpreh se është dhunuar nga policia dhe për të faktuar këtë ai hoqi fashon në dorë duke nxjerrë para kamerave gishtërinjtë e tij, për të cilët u shpreh se dy nuk i lëviz dot.

Për të ndjekur seancën e 18 vjeçarit, të pranishëm ishin dhe deputetët e opozitës, por ata u lejuan pak çaste njësoj edhe si media, pasi prokurorët Ndini Tavani e Kreshnik Ajazi kërkuan një seancë me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor. Por, deputetët refuzuan të dilnin nga salla duke detyruar gjyqtarin Besnik Hoxha të ndërrojë sallën, duke e transferuar masën nga salla numër tetë në sallën numër 10.

Në përfundim të seancës avokati i Drobajt, Alfred Duka u shpreh se për klientin e tij s’ka një provë konkrete që e lidh me plagosjen e polices. Ndërsa deputetët e opozitës e cilësuan dhunimin e Drobajt si një veprim Cubash dhe paralajmëruan se do vazhdojnë të mbështesin banorët e unazës së re gjatë protestave që ata organizojnë.

Mësohet se familja e Drobajt , e ardhur nga Kukësi në vitet 1990, zaptuese e një trualli në gjurmën ku do të kalojë Unaza e Madhe e Tiranës. Të dhënat e Regjistrit Tregtar tregojnë se Viktori (babai) dhe Lekë Drobaj janë pronar të një biznesi shumë fitimprurës mermeri, i cili është i lidhur me biznese të tjera të mëdha që kërkojnë këtë material.

(kliko këtu për të lexuar ekstraktin e QKR të Viktor Drobaj)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:01
Daniel Drobaj paraqitet në sallën e gjyqit
Ora 16:19
Plagosi policen Ina Nuka, ‘burg pa afat’ për Daniel Drobaj

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “burg pa afat” për Daniel Drobaj, 18-vjeçarin që hodhi kapsollën e cila i dëmtoi rëndë gishtat efektives së "Shqiponjave" Ina Nuka.

Ora 15:56
Pas ndërrimit të sallës, rinis seanca për Daniel Drobajn

Pas ndërrimit të sallës, ka rinisur seanca ndaj Daniel Drobaj, autori i plagosjes së efektives Ina Nuka gjatë protestës së banorëve të Astirit.

Gjyqtari Besnik Hoxha u detyrua të ndërrojë sallën pasi deputetët e opozitës refuzuan që të dilnin jashtë.

Ora 15:43
Daniel Drobaj paraqitet në sallën e gjyqit me dorën e fashuar
/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BORA: 26/11/2018 18:13

    DUHET TE TA KISHIN KEPUTUR FARE DANIEL TA KUPTOSH SE CA ESHTE TI KEPUTESH GISHTAT VAJZES SE HUAJ TE VIJ TURP QE DEL E TREGON GISHTAT

    Përgjigju
  • Populli: 26/11/2018 17:35

    Ky duhet te marri denimin me te rende sebashku me deputetet e opozites qe I bejne karshillek policise se shtetit

    Përgjigju
  • Dr.: 26/11/2018 17:04

    ..ky ka probleme mendore..,psiko_pat!

    Përgjigju
  • Bora: 26/11/2018 16:12

    Student I shkelqyer por sjell ja zero. Nuk na vlejne notat, por sjellja, si I sherben popullit dhe vendit. Jo duke hedhur sacka zjarri e te gjymtosh policine e shtetit e te popullit.

    Përgjigju
  • xreport: 26/11/2018 15:56

    keta nuk kan fytyr .... ca ka dora ???? tallje me policen. turp te keni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale