Hodhi në det të dashurën teksa po ziheshin, ekspertiza: E rrahu derisa humbi ndjenjat, e tërhoqi zvarrë nëpër shkëmbinj dhe e mbyti

Hodhi në det të dashurën teksa po ziheshin, ekspertiza: E rrahu derisa humbi ndjenjat, e tërhoqi zvarrë nëpër shkëmbinj dhe e mbyti

Autori dhe vendi i ngjarjes

GREQI- “E rrahu dhe e tërhoqi nëpër shkëmbinj, derisa e hodhi në det”, thuhet në ekpertizën që iu bë trupit të Garifalias, vajzës së re 26-vjeçare që vrau i dashuri të premten e “zezë” teksa po pushonin në ishullin helen, Folegandro.

“E ka rrahur kaq shumë, sa ajo ka humbur ndjenjat”, thuhet më poshtë.

Këto janë detajet rrëqethëse, të cilat dolën në sipërfaqe nga ekspertiza dhe shokuar sërish.

Syri i saj o djathë ishte i nxirë, në kurriz kishte plagë të theksuara ashtu edhe në kokë, por pavarësisht plagëve të marra, arsyeja e vdekjes së 26-vjeçares ishte mbytja.

Sipas ekspertit, ai e ka shtyrë në det kur ajo nuk ishte e vetëdijshme dhe si pasojë është mbytur.

Ngjarja ndodhi 6 ditë më parë, teksa çifti kishte vendosur të kalonte pushimet në ishullin, ku Garifalia la frymën e saj të fundit.

Sipas dëshmisë së autorit, gjithçka ndodhi kur Garifalia ngatërroi rrugën e destinacionit ku po shkonin.

Kështu, fjalë pas fjalë zënka mori përmasa të mëdha, por askush nuk e kishte menduar se do të ishin kaq të mëdha sa do t’i merrnin jetën 26-vjeçares, në lule të rinisë.

Nuk ka kaluar shumë kohë që kur opinioni publik është tronditur nga vrasja makabre e Caroline dhe tani kjo...

Një tjetër grua e vrarë nga burri, i dashuri i saj...edhe sa të tjera do duhet të humbin jetën që kjo të ndalojë?

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Kemi gjetur Altin Lalën e ri', kush është lojtari që debutoi me Kombëtaren U-21 dhe u vlerësua nga trajneri

'Kemi gjetur Altin Lalën e ri', kush është lojtari që debutoi me Kombëtaren U-21 dhe u vlerësua nga trajneri