Holanda propozon çeljen e negociatave për Shqipërinë, por ka tre kushte

Holanda propozon çeljen e negociatave për Shqipërinë, por ka tre kushte

Holanda në parim është dakord duke u pajtuar me Komisionin Europian që të fillojnë bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Komisioni Evropian ka propozuar prej kohësh hapjen e negociatave me këto dy vende, por Holanda, Franca dhe Danimarka e bllokuan vitin e kaluar. Qeveria holandeze ka dërguar një propozim parlamentit duke kërkuar që Shqipërisë t'i hapen negociatat por me kusht që të fillojë funksionimin Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe të thellohet lufta kundër krimit dhe korrupsionit.

"Brenda BE-së, një shumicë e madhe është në favor të fillimit të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Franca gjithashtu ka hequr dorë nga kundërshtimi i saj për pranimin e Shqipërisë. Si rezultat, Holanda gjithnjë e më shumë mbetet vetëm" tha një burim  i brendshëm në qeverinë holandeze.

Ministrat e jashtëm të unionit do të mblidhen dhe të diskutojnë për zgjerimin e BE këtë muaj. Ministri i jashtëm Stef Blok, po sipas medieve holandeze do të pajtohet me bisedimet e pranimit me të dy vendet. "Maqedonia e Veriut i plotëson kushtet. Shqipëria në parim gjithashtu" theksojnë mediat, sipas burimeve nga qeveria.  "Më tepër rezistencë ka pasur ndaj Shqipërisë, pasi duhet të bëhet më shumë në fushat e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit" thonë mediat holandeze.

Por pas rikonfirmimit të propozimit nga KE që të hapen negociatat për Shqipërinë dhe paralajmërimin që bëri pak javë më parë Presidenti francez Macron se "nëse KE jep OK edhe Franca gati", Holanda duket se ka mbetur vetëm duke iu bashkuar vendeve të tjera që kanë dhënë dritën jeshile.

Faksimile e lajmit ne mediat holandeze

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • SHQIPERIA: 15/03/2020 02:02

    HEJ HOLANDA VA FANCULO......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës