Holanda do të lehtësojë kufizimet pavarësisht valës së re të infeksioneve

Kryeministri Mark Rutte

Kryeministri Mark Rutte

Qeveria holandeze ka thënë se do të lehtësojë kufizimet e saj Covid-19, ndër më të ashprat e Evropës, nga e mërkura raporton BBC. Ambientet e mikpritjes holandeze, duke përfshirë baret, restorantet dhe muzetë, janë mbyllur që nga 18 dhjetori në një përpjekje për të frenuar përhapjen e variantit Omicron. Por pavarësisht kufizimeve, rastet e Covid-19 kanë vijuar të rriten, me rreth 60,000 të regjistruar tani në ditë.

Kryeministri Mark Rutte tha në një konferencë për shtyp se vendi po "merrte një rrezik" në lehtësimin e kufizimeve. Rutte, i cili është përballur me thirrje në rritje për një lehtësim të kufizimeve javët e fundit mes vdekjeve në rënie dhe pranimeve në kujdesin intensiv, shtoi se rregullat e reja do të jenë efiçente deri më 8 mars.

Kafenetë, baret dhe restorantet do të lejohen të hapen deri në orën 22:00, megjithëse klientëve do t'u kërkohet të tregojnë certifikatën e vaksinimit ose shërimit të fundit nga një infeksion koronavirus për të fituar hyrjen. Klubet e natës do të qëndrojnë të mbyllura dhe kapaciteti në ngjarje sportive dhe kulturore do të jetë i kufizuar në 1250 persona. Rihapja pason një valë zemërimi nga shumë punonjës të sektoreve që lidhen me hërbimin ndaj klientit, të cilët mbetën të zhgënjyer nga vendimi i qeverisë për të lejuar dyqanet, palestrat, parukierët dhe punonjësit e seksit të rifillojnë biznesin më 15 janar, ndërsa sektori i tyre mbahej në izolim. Kafenetë në disa qytete u hapën në kundërshtim me kufizimet fundjavën e kaluar dhe dhjetëra muze dhe teatro u hapën si sallone bukurie për një ditë në shenjë proteste. Mbështetja publike për masat e rrepta gjithashtu është zbehur vazhdimisht gjatë muajit të kaluar dhe demonstratat e mëdha kundër rregullave janë bërë më të shpeshta në kryeqytetin, Amsterdam.

Rutte aludoi për këtë zemërim gjatë konferencës së tij për shtyp, duke u thënë gazetarëve se qeveria "po kërkonte me vetëdije kufijtë e asaj që është e mundur, për shkak të tensioneve të mëdha dhe thirrjeve për ndihmë në ditët e fundit".

Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë Ernst Kuipers paralajmëroi se virusi "nuk është grip", por tha se zbutja e kufijve ishte e rëndësishme.

"Të jetosh më gjatë me masa kufizuese dëmton shëndetin dhe shoqërinë tonë," tha ai.

Pavarësisht kufizimeve të ashpra, rastet e reja me koronavirus kanë vazhduar të rriten. Të martën, Instituti Kombëtar për Shëndetin (RIVM) raportoi një rekord 366,120 raste për javën e kaluar, një rritje prej 51%. Gati 90% e njerëzve në Holandë janë vaksinuar tani. Por vendi ka mbetur prapa fqinjëve të tij evropianoperëndimorë në prezantimin e programit të tij të vaksinave përforcuese, me vetëm 57% të njerëzve që vijnë përpara për vaksinën e tyre.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se Presidenti i ri do të jetë një prej emrave të propozuar nga opozita?



×

Lajmi i fundit

John

10 mln euro grante për Start Up-et për sipërmarrësit e rinj, ministrja Bilali në ‘Pa Protokoll’: Aplikimet të hapura që nga 16 maji, ja 3 kategoritë që përfitojnë