Holandë/ Identifikohen 61 pasagjerë pozitivë me variantin e ri COVID nga Afrika Jugut, futen në karantinë

Foto ilustruese

HOLANDË- Gjashtëdhjetë e një pasagjerë në dy fluturime nga Afrika e Jugut rezultuan pozitivë për COVID-19 pas mbërritjes në Amsterdam, njoftoi të shtunën Autoriteti Shëndetësor Holandez , i cili po analizon rezultatet për variantin e ri Omicron.

Nga 531 pasagjerë, 61 u bllokuan dhe autoritetet vendore shendetësore urdhëruan karantinimit e tyre në një hotel pranë aeroportit Schipol të Amsterdamit i cili po monitorohet me masa të rrepta për të minimizuar infektimet me variantin e ri

Pas takimit të mbajtur në Gjenevë, Organizata Botërore e Shëndetësisë e vendosi ta njohë me emrin “Omicron” variantin e ri të Covid-19, që njeh 32 mutacione. Bota është në alarm pasi ai përhapet më shpejt dhe mund të thyej të gjitha mbrojtjet e deritanishme të antitrupave të krijuara si natyralisht ashtu edhe përmes vaksinimit.

Dhjetëra vende anembanë botës, përfshire SHBA-në, BE-në dhe Britaninë e Madhe, kanë vendosur ndalime udhëtimi kundër një numri vendesh të Afrikës Jugore në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e këtij varianti të ri të koronavirusit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vizitën e presidentit turk Erdogan në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

John

Çfarë e bëri Napoleon Bonapartin kaq të suksesshëm?