Pas më shumë se dy muaj protestash pro-demokracisë, në Hong Kong kanë ristartuar përleshjet e dhunshme mes demostruesve dhe forcave të policisë të cilat kanë përdorur pompa uji me presion, gaz lotsjellës dhe armë për të shpërndarë protestuesit.
Mijrat e të rinjve, dhe jo vetëm, kanë pushtuar rrugët e Hong Kong-ut për të kërkuar më shumë demokraci, pavarësi më të madhe nga Pekini dhe bllokimin e një ligji ekstradimi që do të lejonte kundërshtarët e sistemit kinez të gjykoheshin në Kinë.
Hong Kongu është një rajon administrativ që ende gëzon status dhe privilegje të veçanta, si ish-koloni britanike, të cilat pas kontrollit nga Pekini rrezikojnë të humbasin.
"Ne u përpoqëm të protestojmë në mënyrë paqësore," thotë një protestues, "por ne nuk u dëgjuam. Policia po bëhet gjithnjë e më e dhunshme."
Për javë të tëra, protestuesit kanë pushtuar edhe aeroportin e Hong Kong-ut.
Pavarësisht se disa linja ajrore kanë premtuar pushimin nga puna të atyre që simpatizojnë protestat, mjaftë punëtorë i janë bashkuar trazirave.
Pas çdo dite që kalon, protestat po bëhen gjithnjë e më të dhunshme.
Protestuesit, mbrëmjen e djeshme, shkatërruan gjithashtu disa kamera të instaluara së fundmi në qytet.
Këto pajisje të sofistikuara janë vendosur nga autoritetet policore për të bërë të mundur njohjen e fytyrës dhe identifikimin e protestuesve, që më pas mund të ndiqen penalisht.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19%
-
Jo
75.5%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 400
Lajme të tjera
-
I kërkuar për trafik droge, Apeli lë në fuqi ekstradimin e Princ Dobroshit në Gjermani
9 Prill, 10:33
-
Në kërkim të provave e kriminelëve në gjithë globin, SPAK dërgoi 123 letërporosi në 2023, drejt Francës kërkesa rekord 30! U kërkuan 39 ekstradime
6 Prill, 15:28
-
Ekstradohet nga Koreja e Jugut vrasësi i taksistit në 1995! Ervin Shahini prej 13 vitesh fshihej në Seul, ishte martuar me një grua koreane
6 Prill, 10:42
-
Vrau motrën dhe kunatin me kallashnikov në Rubik, arrestohet 55-vjeçari në Itali! Pritet ekstradimi në vendin tonë
3 Prill, 11:57
-
Vodhi ne 2015 filialin e bankës në Shijak, arrestohet pas 9 vitesh në Itali (Emri)
16 Mars, 13:29
-
Italia e kërkonte për trafik droge, arrestohet në Tiranë 38 vjeçari (EMRI)
16 Mars, 11:30
-
Mashtroi italianët dhe u vodhi 4.7 mln €, Esktradimi i parë nga Dubai! Bruno Çobo me dëshirë në Shqipëri (EMRI)
13 Mars, 09:15
-
FOTO/ I dënuar për trafik droge, ekstradohet nga Italia Haki Mehmeti
7 Mars, 15:12
-
Ekstradohet nga Kosova 'baroni i drogës' Gëzim Çela! Në Morinë i dorëzohet RENEA-s nën masa të rrepta sigurie (VIDEO)
7 Mars, 11:36
-
EKSKLUZIVE/ U ekstradua nga SHBA, Report Tv zbardh vendimin e gjykatës për Leonard Mnelën: U shpall i vdekur me dokumente nga Venezuela
4 Mars, 14:36
-
'Mbreti' shqiptar i drogës, Klodjan Copja, i parë i dënuar në Angli që do ekstradohet në Shqipëri
4 Mars, 12:56
-
U deklarua i vdekur në 2013-ën me vendim gjykate, ekstradohet nga SHBA shqiptari me 3 emra! I dënuar në Itali me 25 vite burg për grup kriminal
3 Mars, 15:32