Hong Kong, policia shpërthen Politeknikun e okupuar nga protestuesit, qindra arrestime, reagon SHBA (VIDEO)

Hong Kong-u po kalon orë tensioni të lartë. Pas një nate bllokimi nga ana e protestuesve, policia u fut në Universitetin politeknik sot në agim, ku rreth 200 protestues pro-demokracisë e kishin kthyer shkollën në kështjellën e tyre dhe arrestuan qindra të rinj.

Deri sot në agim të ditës, policia në Hong Kong ishte mjaftuar me sulme dhe përleshje në rrugë me studentët duke përdorur gaz lotësjellës dhe hidrantë, për t'iu përgjigjur koktejeve Molotov, katapultave rudimentare dhe shigjetave të studentëve.

Pasi skadoi ultimatumi, policia ngriti një kordon rreth Politeknikut për të mos lejuar demonstruesit të gjenin një rrugë shpëtimi nga operacioni i pritshëm, aktualisht në zhvillim e sipër.

Burimet sqarojnë se snajperët e policisë qëlluan me gaz lotsjellës nga ndërtesa muze që ndodhet përpara universitetit, ndërsa shumë agjentë të policisë u futën brenda kampusit duke arrestuar më shumë se 200 studentë. Sipas burimeve, ka patur 38 të plagosur, 5 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Shtetet e Bashkuara dënuan "përdorimin e padrejtë të forcës" dhe i bënë thirrje Pekinit të mbrojë lirinë e Hong Kong. Një zyrtar i lartë i administratës Trump ka deklaruar se SH.B.A. "dënon përdorimin e padrejtë të forcës dhe rekomandon të gjitha palët që të përmbahen nga dhuna dhe të përfshihen në dialog konstruktiv.

Siç tha Presidenti Trump - vazhdoi ai - SHBA pret që Kina të respektojë angazhimet e saj sipas Deklaratës së Përbashkët Kino-Britanike, dhe të mbrojë lirinë, sistemin ligjor dhe stilin e jetës demokratike të Hong Kongut".

Protestat në Hong Kong nisën për të kundërshtuar ligjin e ekstradimit në Kinë të të dënuarve por shpejt u shndërrua në lëvizje për liri dhe demokraci.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Arsimi profesional, të ftuarit të ‘Përballje’: Të rinjtë e zgjedhin që të ikin nga Shqipëria, qeveria t’u garantojë punësim e paga dinjitoze

Arsimi profesional, të ftuarit të ‘Përballje’: Të rinjtë e zgjedhin që të ikin nga Shqipëria, qeveria t’u garantojë punësim e paga dinjitoze