Komisioni i çon raportin Kuvendit: Meta të mos shkarkohet! Fino: Po njollosim veten! Hyseni: I tërhoqëm veshin fort! Manja: Ishte sukses

TIRANE-Me 6 vota pro dhe asnjë kundër, Komisioni Hetimor për Ilir Metën i ka dorëzuar Kuvendit raportin përfundimtar për Presidentin duke i kërkuar që të mos shkarkohet, pasi shkeljet nuk janë domosdoshmërisht aq të rënda sa të justifikojnë lirimin nga detyra. Në votim morën pjesë Ulsi Manja, Vasilika Hysi, Alket Hyseni, Klotilda Bushka, Krenar Ryci dhe Bashkim Fino që e dha votën pro raportit, por me një rezervë që të mos përfshihen rekomandimet për Kuvendin.

Fino fillimisht u shpreh kundër raportit, pasi sipas tij, nëse gjatë gjithë kohës flasim për shkelje të Kushtetutës atëherë Ilir Meta duhet të shkarkohet, por në fund pranoi që të votonte pro raportin e hartuar nga relatorja socialiste Bushka me rezerva. Alket Hyseni tha se me këtë raport Presidentit iu tërhoq veshi fortë, ndërsa për Ulsi Manjën komisioni hetimor ishte sukses. 

Sa i përket opozitës në këtë komision, Ulsi Manja tha se në raport do të përfshihen mendimet e relatorit Halit Valteri. Opozita ka qenë e përçarë, pasi ndryshe nga pjesa tjetër, Adriatik Alimadhi ka qenë kundër shkarkimit të Ilir Metës. Tashmë raporti i Komisionit Hetimor për kreun e shtetit që e falën  për dekretin për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit të vitit të kaluar, por edhe emërimet në Gjykatën Kushtetuese i shkon Kuvendit për votim brenda sesionit parlamentar, pra 30 korrikut për të mbyllur historinë njëvjeçare.

Diskutimet në Komisionin Hetimor
Bashkim Fino: Më shumë i vini vërdallë cështjes sikur po japim një opinion për një projektligj të zakonshëm. Përfytyroni si do të ishte Shqipëria nëse vendi nuk do të kishte zhvilluar zgjedhje lokale, shikoni Shkodrën, një kryetar bashkie votohet për 4 vite dhe sot ne kemi kryetarë bashkie që vijojnë mandatin për shkak të mosdekretimit të zgjedhjeve nga Presidenti. Nuk e di sa do të vazhdojë, këtë e dini ju, që thoni se shkelja nuk është aq e rëndë për ta shkarkuar.

Ju më thoni se duhet bërë një ligj organik për Presidentin. Jo për presidentin emër mbiemër, por institucionin. Presidenti na tha grup kriminal. Sot nuk mund të përgjigjemi si grup kriminal i marrë peng nga presidenti. Prandaj ju ftoj që të reflektojmë përpara se cështja të votohet në seancë. Ne kemi dy opsione ose pro ose kundër, por jo rezoluta. Me gjithë këto që janë bërë këtu besoj që njollosim veten tonë.

Alket Hyseni: Ka pasur shkelje, por nuk ndamë dot thellësinë e shkeljes dhe këtë e ndajmë këtej e tutje. Synimi ka qenë të sqarojmë sovranin dhe që të mos ndodhin më. U ftoj ta miratojmë raportin e paraqitur nga relatorja, që është formuluar me kujdes profesional.

Ka edhe qëndrimin politik të shumicës. Shumica nuk mund të shkelë kushtetutën për të penalizuar shkelësit e kushtetutës, kaq ishte hapësira e mundshme ligjore dhe politike, evidentoi shkeljet dhe jep rekomandimet. Mund të ndodhë që në seancë të mos miratohet ky raport dhe të gjykojë seanca, që ka më tepër apo më shumë se kaq.

Bashkim Fino: Këtu nuk ka dëshirë personale të shkarkimit të presidentit. Distaninim duhet ta bëjë edhe vetë zoti Hyseni nga këto fjalë.

Alket Hyseni: Që të sqaroj zotin Fino, nuk iu referova dëshirës së tij, por ndonjë kolegu. Nuk iu referova Finos personalisht. Parlamenti i tërheq edhe veshin presidentit,që çke me të, dhe me këtë rast i është tërhequr cke me të, fort dhe nuk është cështja nga ana e etikës apo disiplinës.

Ulsi Manja: Raporti është i shkëlqyer. Komisioni vendosi një standard si duhet të trajtohen në të ardhmen objektet e komisioneve hetimore. Veprimtaria e komisionit është e suksesshme. Duhet të ndihemi krenar. 

Bashkim Fino: Jam pro duke hequr pjesët që ne i vendosim detyra Kuvendit, ato nuk ka nevojë të vendosen në raport, unë nuk jam për të bërë relacione apo rezoluta që janë në funksion të punës sonë të përditshme. Ka dy qëndrime, nëse nuk ka shkelje të rënda, edhe pse keni thënë ka shkelje, dakord jam që të paraqitet ky raport që të mos shkarkohet, por sugjerimet e fundit janë ofenduese dhe fyese.

Votimi në Komisionin e Posaçëm hetimor
Ulsi Manja pro
Vasilika Hysi pro
Alket Hyseni pro
Klotilda Bushka pro
Bashkim Fino pro me rezerva
Krenar Ryci pro

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 21/07/2020 04:04

    Megjithese ky komision perseriti vetem ate c'ka perpiloi Komisioni I Venecias,dhe megjithese vota juaj e vetme nuk do kishte ndryshuar vendimin ,do ishte ne te miren tuaj,z.Fino qe te kishit ruajtur dhe votuar opinionin tuaj te pare .Mund te mos ndryshonte asgje por duke qendruar I vetem kunder te gjitheve per nje kauze te drejte do shtonit pike ndaj vetes ne popollaritet dhe jo te shiheni si misherim I servilizmit dhe mediokritetit.

    Përgjigju
  • Spaku Veshin: 20/07/2020 23:06

    Kjo eshte preludi me i mire i asaj qe do te ndodhe.Edhe SPAK veshin do ti terheq presidentit dhe kujdo qe ka bere "faje" si presidenti.Socialistet do ta japin pushtetin Sovranisteveve pra PD e LSI dhe ne emere te sovranitetit e te popullit keta te fundit do ta fillojne cdo gje nga e para.Mirupafshim reforme ne drejtesi dhe mirupashim o popull me nje reforme te re alla shqiptarce ku edhe PS tashme ne opozite do jape konsesusin ne emer te luajalitetit etj etj e blla blla blla.Shkurt ju o popull lamtumire e na rrufshi topet.

    Përgjigju
  • Boti: 20/07/2020 21:42

    Cfare tallje?!....Cfare show mor Zot i madh?!...ku kemi perfunduar mor dreqer e ndyresira..po keni ndonje lloj brejtje ndergjegje?!..Dolet shitet pordhe juve iu qr qe gjoja do shkarkonit presidentin dhe i hengret mutin...dhe i rruajtet k....et...ikni ore zagare se e shakterruat kete vend dhe po e blini falas per interesat tuaja..

    Përgjigju
  • Latif: 20/07/2020 20:10

    O Fino, or llumbaç, o legen, po kur flet dhe ti qe ske lene gje pa bere, ta bene mire Lazot qe ta kenduan kengen

    Përgjigju
  • Mali: 20/07/2020 19:16

    "I shkulem veshin fort presidentit" - e thene shqip "i rruajtet k... presidentit se nje m.. jeni"

    Përgjigju
  • Mali: 20/07/2020 19:13

    Kjo eshte nje tallje me opinionin publik dhe taksapaguesin shqiptar. Per te fituar zgjedhjet lane 4 viktima para kryeministrise. Vrasesit dhe urdherdhenesit e tyre jetojne te qete. Ilir Meta per te cilin u be 21 janari dhe 4 vrasjet u be njehere kryeparkamentar dhe me vone President. Hajde ta shkarkojme u mbars mali dhe polli nje Edvin. Ilir Meta feston me trafikante droge dhe kjo ketyre kanabisteve ose Bablokut nuk u ben pershtypje. Mjere ju o votues per ke votoni.

    Përgjigju
  • Tirona: 20/07/2020 18:37

    Nese presidenti nuk shkarkohet i gjithe elektoriati i majte te shkoje ne zgjedhje e ardheshme por fleten e votimit ta hedhi te bardhe sepse pazaret midis ketyre politikaneve hajdute eshte bere.Ashtu sic u be pazari per mos shkarkimin e presidentit, ashtu eshte bere pazari qe pushteti ti dorezohet demokrateve, prandaj eshte e kote qe te jepni voten per socialistet dhe mbas ketyre zgjedhjeve ashtu sic kane ikur nga ky vend me shume se 30% e shqiptareve te ikin 90% e shqiptareve dhe ne ate vend qe nuk e rregulluan dot te qendrojne vetem politikanet tane bashke me familjet dhe grupet e interesit qe i financojne dhe atehere te shpresojme qe SHBA dhe BE ti vijne mend ne vend qe ti largoje me dhune kete klase politike antishqiptare qe eshte instaluar ne shqiperi dhe te riktheje ata mijra e mijra shqiptare qe u detyruan te largohen nga vendi i tyre per shkak se kjo klase politike po jua thithte gjakun e fundit ......

    Përgjigju
  • asl: 20/07/2020 17:23

    Te gjitha votat e bardha,vetem keshtu do ikin plerat.

    Përgjigju
  • Mina: 20/07/2020 15:45

    O legena e keni humb besimin te populli,Manja mafiozi.Mos kujtoni se do e kaloni lehte ne zgjedhje,kush dha voten pro mos u pafshim me fytyrat tuaja ne parlament

    Përgjigju
  • Monika: 20/07/2020 15:18

    Me kete qe bete do ti shifni rezultate ne zgjedhje,nuk shkarkuat nje hajdut se hajduta jeni vete,nuk shkarkuat nje kriminel se jeni kriminela vete,ai nuk esht president por ai eshte krytari LSI.Ju mallkofte zoti se populli i shkrete nuk ka ca ban se keni leshua rrenje te forta ne politike.Haram njeqind here e paci voten qe jua kemi dhene.

    Përgjigju
  • Ela: 20/07/2020 15:07

    Nje turp i madh asgjr tjeter,nje paburreri,mere me leng se mishi mbaroi

    Përgjigju
  • zalo: 20/07/2020 15:05

    Turp per PS.Do te merrni goditje ne zgjedhjet t tjera.Te jeni te sigurt.

    Përgjigju
  • Turi: 20/07/2020 15:04

    Nje sukses i jashtezakonshem, nje mesazh i forte per reformen ne drejtesi. Nje goditje e forte e korrupsionit galopant dhe nje tregus i drejperdrejte se reforma ne drejtesi po funksionon. Bravo e madhe komisionit hetimor e kukullave Ruse ne perberjen e tij. Te lumte zoti Manja, nje jurist i shquar e i vendosur per te ndertuar e rilindur shtetin shqiptar pas 30 vjet pseudo demokraci. Ahahahahahahahahhahahahahha, he mo merhuma tifoza te flakte rilindas, cdo komentoni tani, cdo thoni tani ??!! Ju ngeli tasi me kos e luga ne dore prape.....he do vini ndonjeçik mend e te distancoheni nga tifot apo prape fajin e ka Saliu e opozita e korruptuar deri ne gryke.....ahahahahahhahahah gallate e madhe kjo shqiperia jone ne shqiponjen dykrenare.

    Përgjigju
    • CaBone: 20/07/2020 16:31

      100% i drejt shkrimi vlla. Un personalisht kam qen perkrahes (jo partiak i berber) e atyre qe mund te bejn ate vend po kta qenkan te gjith vari larin. Ai vend perfundimisht qenka maklku me ket klas politike. Nuk e di ca emri ti vej? Reapekte shoku.

  • ERP: 20/07/2020 14:58

    Jeni te gjithe njesoj. Cfare fati te keqe ky vend i bukur

    Përgjigju
  • lamashi skraparlli: 20/07/2020 14:40

    Turp i madh! U firmos pazari i madh i radhes Rama -Meta dhe bllokomi i formimit te gjykates kushtetuese e asaj te larte.Vihet ne veprim Tusha vitori nga Metaj!Edhe nje here Metaj i beri shurren kushtetutes me ndihmen e batakciut te trafimnuar Edi Rama,qe shfrytezon postin e kriekarit te PS-se!

    Përgjigju
  • Socialisti: 20/07/2020 14:28

    Thjesht Zhgenjim! Faturen do e merrni zgjedhjet e ardhshme por dhe ato mesa kuptohet i keni shitur. Nuk behet shqiperia me Bushka, Alket Hysenrat dhe Manja - Marku. Asnje prej ketyre zarave te Rames nuk fiton me lista te hapura.

    Përgjigju
  • kushtetuta: 20/07/2020 14:17

    mata duhet lavderuar se ka mbrojt me zjarr dhe hekur kushtetuten, madje edhe me moltove, heshta, cfurqe, shkopinj dhe shtiza ka drejtuar luften kundra kryeministrise duke shqyer edhe deren

    Përgjigju
  • Sara: 20/07/2020 14:01

    Turp...prove ne sy te shqiptarveqe Meta,Rama,Basha e gjith politikanet jan mafioz dhe luftojn vetem per pushtet. Vazhdoni ti besoni e ti ndiqni o injorant.Sigurisht as ky skandal nuk do ju heq dashurin per partin

    Përgjigju
  • redi: 20/07/2020 13:54

    Mendimi i Finos mendim i mbare shqiptareve.Kjo ne baze te sondazheve .Fryma e Rames dominoi ne komisionin e ligjeve duke i tehequr v shin Metes ,ha ,ha ha .Fino ka te drejte kur thote se kjo eshte humbje per PS.Konkluzioni del se komisioni hetimor ishte nje farse per pazare ne kurruz te socialisteve .Vazhdoni se mire e keni

    Përgjigju
  • alo alo: 20/07/2020 13:52

    Ulsi Manja, ku eshte suksesi i Komisionit ? Keni 1 vit qe paguheni nga taksat e shqiptareve si anetare te ketij Komisioni sepse ju ishit te bindur qe Presidenti kishte shkelur Kushtetuten dhe per kete, me te drejte, duhej shkarkuar. Por ju, tani shpallni sukses se Presidenti nuk shkarkohet ??? Ka bere shkelje por nuk shkarkohet ??? Cfare tallje eshte kjo z.Manja ? Si nuk keni turp qe e shpallni sukses apo i rregulluat pazaret me Meten ?? Kush do mbaj pergjegjesi per taksat e shqiptareve qe u perdoren ne menyre te gabuar ?? Njelloj jeni te gjithe, hajdute e genjeshtare. I vetmi ndryshim me Saliun eshte se ju nuk te vrisni, por per te vjedhur jeni me keq se Sala..!

    Përgjigju
  • birce: 20/07/2020 13:25

    PS ka deshtuar per shkarkimin e hajdutit Ilir floriri sepse ekspertet juriste qe u moren jane totalisht te pa afte,.... Turp, dhe ky turp do te paguhet ne zgjedhje. Ilir floriri, Sali e Lulezi vrasesi jane bande kriminale o te pa afte....

    Përgjigju
    • Shkarkimi i sigurt: 20/07/2020 14:09

      PS nuk ka deshtuar, nje komision nuk urdheron deputetin. Deputetet do votojne per shkarkimin e presidentit.

  • adi: 20/07/2020 13:15

    O Hysen, o Cenoooooooooooooooo ore socialist jam une, po mos na bej si profesor se ti je nga zbret dhia me frena dore e kembe, Ik ore fol tamam, yttttttttt hajduter skini turp e moret me qafe popullin dhe Shqiperine. Te isha une ty maksimumi mesus ne Levan do te vija te jepje punetore, apo ca mesuesi ti as roje shkolle nuk vihesh!!!!

    Përgjigju
  • Cubel breca: 20/07/2020 13:14

    Fino e keni dh**** Zhgenjim me te madh per socialistet nuk ka. Jo se keshtu duan votuesit por nga te gjitha zgjedhjet kjo e ketij presidenti eshte me e deshtuara. Ky nuk perfaqson unitetin e kombit. Ky doli 100 fish me i dobet se nishani. Me kete qe po talleni do beni bllofin me te shemtuar qe ka ndodhur ndonjeher. Haram qe talleni me voten e popullit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion