Horoskopi/ Beqarët duhet t'i mendojnë gjërat më seriozisht, njihuni me parashikimin e yjeve për sot

Horoskopi/ Beqarët duhet t'i mendojnë gjërat më seriozisht, njihuni me parashikimin e yjeve për sot

DASHI 21. mars - 20. prill

Bashkëpunim, harmoni dhe përkujdesje reciproke. Sot gjithçka do ece për bukuri mes jush dhe atij qe keni ne krah. Do ndiheni shpesh sikur jeni mbi re. Beqaret do jene me te rezervuar dhe nuk do hedhin asnjë hap pa qene te sigurte. Ne fakt kështu kane për te humbur disa mundësi interesante. Ne planin financiar gjendja do jete e mire dhe do ndiheni mjaft te kënaqur.

DEMI 21. prill - 21. maj

Do jeni me te vendosur te merrni vendime te rëndësishme sot ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin do përforcohet akoma me shume. Beqaret do kalojnë një dite normale dhe pa asgjë te jashtëzakonshme. Merrini gjerat sa me shtruar dhe prisni momentin e duhur sepse asgjë nuk mund te behet me zor. Ne planin financiar do ndërmerrni sfida dhe gjerat do ecin si duhet.

BINJAKET 22. maj - 21. qershor

Asnjë planet nuk do ndikoje negativisht sot ne jetën tuaj ne çift, prandaj çdo gjë do varet prej jush. Flisni hapur dhe mos besoni aspak tek fjalët e te tjerëve. Beqaret do i kushtojnë me tepër vëmendje një personi qe kane pak kohe qe e njohin. Merkuri do ju nxite te merrni masa dhe te ndiqni strategji te mira ne planin financiar. Gjendja do jete shume me e mire.

GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik

Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire gjate kësaj dite dhe ju do ndiheni për mrekulli ne krahët e atij qe dashuroni. Ai mund t’iu plotësojë edhe disa nga dëshirat me te zjarrta. Beqaret do takojnë një person i cili do i mahnite. Duke e pasur mendjen tek ai do harrojnë edhe te hane e te pine. Financat do kenë disa përmirësime te vogla.

LUANI 23. korrik - 22. gusht

Nuk do ndiheni aspak te qete sot ju te dashuruarit. Ne shume momente do keni dyshime për partnerin dhe nuk do arrini te qartësoni asgjë. Beqareve do ju rendoje pafund vetmia, por do ndihen si te burgosur dhe nuk do lëvizin dot. Ne planin financiar gjithçka ka për te ecur me se miri nëse arrini ta kufizoni veten dhe te shpenzoni gjithmonë me plan. Ne te kundërt do përballeni me probleme.

VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator

Marrëdhënia juaj me partnerin do jete e kënaqshme sot edhe pse nuk do përjetoni ndonjë emocion te pakufishëm. Po nuk bëtë intriga ndaj tjetrit dhe po e deshët atë me zemër edhe problemet e vogla mund te zgjidhen menjëherë. Beqaret nuk do kenë aspak fat ne dashuri. Çështjet financiar nuk do jene ashtu si e keni ëndërruar megjithatë nuk priten probleme serioze.

PESHORJA 24. shtator - 23. tetor

Jeta juaj ne çift do jete gjithë kohës e favorizuar sot. Do jeni edhe me shprehës dhe do mbani një marrëdhënie te shkëlqyer me partnerin. Beqaret do kenë frike te guxojnë dhe nuk do i shprehin ato qe kane ne zemër dhe ne mendje. Kjo do jete edhe arsyeja qe ata do vazhdojnë te mbeten vetëm. Ne planin financiar fati do vazhdoje te jete ne anën tuaj dhe nuk do keni aspak vështirësi.

AKREPI 24. tetor - 22. nëntor

Dite shume e bukur ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do gjeni ekuilibrin duke toleruar nga pak te dy dhe duke menduar për te ardhmen. Beqaret do mund ta ndryshojnë statusin pa u munduar shume. Yjet do jene te gjithë ne krahun e tyre. Problemet financiare mos i lini për nesër sepse situata mund te përkeqësohet akoma me shume. Kërkoni edhe ndihme po te jete nevoja.

SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor

Do ngrihen shume pikëpyetje sot për jetën tuaj ne çift dhe vazhdimësia e lidhjes do vihen ne pikëpyetje. Nëse qëndroni veçmas dhe mendoni nuk do zgjidhni asgjë, kështu qe sa me pare flini hapur me njeri-tjetrin dhe do gjeni zgjidhje për gjithçka. Beqaret nuk do ndihen gati për ta kërkuar dashurinë. Financave bëni mire t'iu kushtoni vëmendje sepse ne te kundërt situata mund te dale jashtë kontrollit.

BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar

Do bëni gabime te njëpasnjëshme me partnerin ju te dashuruarit dhe ne një moment ai mund t'iu kthehet keq. Ne fakt ka duruar shume kështu qe ju duhet një mësim për te mos vepruar me si me pare. Beqaret do jene te paduruar dhe mund te hedhin hapa pa qene shume te bindur. Buxhetin duhet ta menaxhoni sa me mire ne mënyrë qe te t'iu dalin paratë për gjithçka do keni nevoje.

UJORI 21. janar - 19. shkurt

Atmosfera ne çift nuk do jete aspak e ngrohte gjate kësaj dite. Ne shume momente do keni debate te forta dhe do bëni gjera vërtet te gabuara. Beqaret nuk duhet te dekurajohen edhe sikur te mos e gjejnë shpirtin e tyre binjak pasi gjithçka ndodh për një arsye. Sektori i financave do jete goxha i mire. Përfitoni për te bere investime dhe për t'ua shlyer borxhet miqve tuaj.

PESHQIT 20. shkurt - 20. mars

Dite e këndshme do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk pritet ndonjë emocion i jashtëzakonshëm, por me ne fund do gjeni zgjidhje edhe për disa probleme te vogla qe me pare ju kane shqetësuar. Beqaret duhet t'i mendojnë gjerat me seriozisht nëse duan vërtet ndryshime. Buxheti do konsolidohet akoma me shume kështu qe do e kryeni pa frike edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale

Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale