Horoskopi ditor 19 korrik 2019

 Horoskopi ditor 19 korrik 2019

 

DASHI21. mars - 20. prill

Venusi do ua mbroje gjate gjithë kohës jetën tuaj ne çift sot dhe do ju beje me te logjikshëm me vendimet qe do merrni. Dialogu do jete pika juaj e forte qe do zgjidhe çdo gjë. Beqaret ka mundësi te marrin disa deklarata dashurie dhe jeta do ju ndryshoje njëherë e mire. Ne planin financiar mundësitë për ta përmirësuar situatën do jene goxha te mira. Shfrytëzojini ato sa me shume.

DEMI21. prill - 21. maj

Dite shume e mërzitshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do arrini dot te merreni vesh me partnerin dhe do debatoni edhe për gjerat me elementare. Për ju te dashuruarit do mbizotërojë gjithë kohës monotonia. Sado te mundoheni nuk keni për ta arritur atë qe doni. Buxhetin mbajeni sa me fort ne mënyrë qe ai te mos ketë probleme.

BINJAKET22. maj - 21. qershor

Gjate kësaj dite do kaloni momente mjaft intensive me atë qe keni ne krah dhe do ju duket shpesh sikur koha do ndalet. Përgatituni për emocione te forta. As për beqaret nuk do mungojnë mundësitë për njohje te reja, por ata duhet te përfitojnë sa te mundin. Ne planin financiar mundet edhe te rrezikoni sot nëse nuk tregoheni te logjikshëm. Mendoni pak me shume për te ardhmen.

GAFORRJA22. qershor - 22. korrik

Gjate kësaj dite do jeni si një trup i vetëm me partnerit dhe do kuptoheni me te edhe me mimika. Ne mbrëmje mund te merrni edhe disa vendime shume te rëndësishme. Për beqaret do kenë plot mundësi për takim dhe jeta e tyre do marre një tjetër drejtim. Ne planin financiar do përballeni me surpriza te njëpasnjëshme. Disa te afërm do ju mbështesin jashtëzakonisht.

LUANI23. korrik - 22. gusht

Kësaj here dashuria do jete ne qendër te vëmendjes për ju. Disa planetë do rizgjojne dëshirat dhe do ju nxitin te bëni gjera me interesante. Beqaret nga ana tjetër as vete nuk do e kuptojnë si do iu ndodhin gjerat, kur ne një moment do gjendjen pranë dikujt. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme kështu qe e mira është qe shpenzimet te kryhen me llogari.

VIRGJERESHA23. gusht - 23. shtator

Nëse keni një lidhje mundohuni te mos i qëndroni shume larg partnerit tuaj sepse ne një moment situata do ju dale tërësisht jashtë kontrollit. Beqaret do nxitohen dhe mund te hedhin hapa qe do kenë pasoja tek e ardhmja. Buxheti do vazhdoje te mbetet i njëjtë. Menaxhimin e financave nuk e keni aspak qejf dhe nuk do bëni asnjë përpjekje për ta mbajtur gjendjen sa me te qëndrueshme.

PESHORJA24. shtator - 23. tetor

Do keni diskutime te stuhishme me partnerin tuaj gjate gjithë kësaj dite dhe marrëdhënia me te do behet gjithnjë e me delikate. Po nuk ndryshuat taktike keni për te pasur probleme me serioze. Beqaret do kenë takime te papritura dhe emocionet do iu shtohen pafund. Ne planin financiar do dini si t'i hidhni hapat dhe nuk do ju dale asnjë lloj problemi.

AKREPI24. tetor - 22. nëntor

Ne përgjithësi jeta juaj ne çift do jete e mbrojtur sot. Ne një moment mund te linde edhe ndonjë konflikt, por gjithçka do zgjidhet sa hap e mbyll sytë. Beqaret do jene te turpshëm dhe do e kenë te vështirë ta joshin hapur atë qe pëlqejnë. Financat do jene me te stabilizuara nga sa mendonit dhe do arrini te kryeni te gjitha investimet e lëna pezull prej kohesh. Do ndiheni me mire edhe vete.

SHIGJETARI23. nëntor - 21. dhjetor

Bese jeni ne një lidhje mundohuni te mos e idealizoni shume tjetrin sepse ne një moment zhgënjimi do jete edhe me i madh. Qëndroni sa me shume me këmbë ne toke. Beqaret do kenë plot mundësi për te njohur persona te rinj e për te flirtuar, por ende nuk ka ardhur koha për ndryshime te statusit. Buxhetin duhet t'ia besoni për menaxhim specialisteve, pasi vete nuk do ja dilni dot.

BRICJAPI22. dhjetor - 20. janar

Dite me diell do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do jeni shume te logjikshëm dhe do bëni çfarë te mundeni qe klima te jete gjithë kohës e ngrohte. Beqaret duhet te gjejnë mënyra te tjera për ta hequr mërzitjes sepse as sot nuk do jete dite e përshtatshme për te gjetur dashurinë. Perspektivat materiale duken te jashtëzakonshme. Mos hezitoni te bëni edhe investime te rëndësishme.

UJORI21. janar - 19. shkurt

Tensioni dhe problemet do mbizotërojnë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do jeni te padëgjueshëm dhe kokëfortë ne çdo moment pa e kuptuar se kjo sjellje do ju çojë ne katastrofe. Beqareve do ju ndodhin gjera papritur dhe nuk do e kuptojnë aspak sesi do iu ndryshoje rrjedha e jetës. Financat mund te stabilizohen vetëm fale ndihmës se disa familjareve.

PESHQIT20. shkurt - 20. mars

Dite e paqëndrueshme dhe e mbushur me probleme ka për te qene kjo e sotmja për ata qe kane një lidhje. Asgjë nuk do ju ece sipas parashikimeve pasi disa te trete do ua prishin te gjitha planet. Për te mos arritur ne ndarje ata duhet te flasin hapur e te marrin masa. Beqaret do kenë disa takime interesante, por duhet te mjaftohen me aq njëherë për njëherë. Buxheti ka për te qene goxha i mire.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Mbi 71 mijë fermerë kanë aplikuar për Skemën Kombëtare të bujqësisë! Ministrja Denaj: Më shumë interes për naftë pa taksa

Mbi 71 mijë fermerë kanë aplikuar për Skemën Kombëtare të bujqësisë! Ministrja Denaj: Më shumë interes për naftë pa taksa